E enjte, 01.05.2025, 06:58 AM (GMT+1)

Mendime

Mark Bregu: Mjerë ai që nuk e njeh madhështinë e shpirtit arbënor - theksonte Gjergj Kastrioti

E shtune, 18.02.2012, 05:55 PM


''MJERE AI QE NUK E NJEH MADHESHTINE E SHPIRTIT ARBENOR DHE QE NUK GJUNJEZOHET PARA TIJ”

theksonte Gjergj Kastrioti

 

Nga Mark Bregu

 

Po e filloj këtë shkrim modest me citatin e harruem nga drama “Shqiponjat” te dramaturgut te shquem te qytetit tone e te mbare Shqipënisë, Mjeshtrit Fadil Kraja. Me dramën e sipër përmendun jane dhanë disa shfaqje ne Shkodër, por edhe ne Tirane. Megjithëse ne kushtet e kohës, thellësisht te politizueme, ngritja e figurës se Gjergj Kastriotit ne majat ma te nalta te kohës se tij nuk mund te quhet “hiperbole” për vete faktin se, këtë “gjeni” te vërtetë te Arbënisë e kane vlerësue bashkëkohësit e tij, madje edhe kundërshtarët e tij. Jo për nacionalizëm folklorik, por si pasoje e nji realiteti historik, asht detyre dhe ndere për çdo shqiptar te vërtetë te mburret me veprën e pavdekshme te “Gjeniut” te Arbrit-Gjergj Kastrioti. Ndaj 28 nandori, dita e kthimit te Tij ne Kruje mbetet nji dite e Shenjte, ashtu siç mbetet 28 nandori 1912 dita e ngritjes se Flamurit dhe Shpalljes se Pavarësisë. Vlen t?iu kujtojmë te gjith atyne, cilët do qofshin, qe me nji “nihilizëm” te theksuem, Xhonturko-Bizantin, kërkojnë te minimizojnë figurën e Kastriotit tue ja “faturue” Enver Hoxhës ngritjen e tij ne Piedestal. Ky soj nihilizmi vetëm e ndihmon dhe e nderon sistemin komunist (ndoshta asht e qëllimshme), por jo i pakuptueshëm ... Ne demokraci asht i lire shfaqja e mendimit, por kjo nuk don te thotë se, te gjith e “hajn” sapunin për djathë ... U kundërshtue deklarimi i etnitetit dhe besimit!? Po, kush e kundërshtoi? Pikërisht, e kundërshtuen ata me etnitet te dyshimte. Nuk mund te jete shqiptar i vërtetë ai person, i cili nga frika apo interesi mohon nacionalitetin apo besimin, qofte ky edhe ateist. Ateiste ka ne te gjith boten, dhe kjo nuk përbën asnjë turp (sipas mendimit tim), as dhe ndonji mëkat. Qe te mos i largohemi temës, vlen te theksojmë se, nder ata qe kane shkrue për Gjergj Kastriotin, Marin Barleti, asht ai, i cili e veshi me figura letrare nga me te larmishmet dha ma hiperboliket, por gjithsesi, njohja e thelle e latinishtes se tij te “kullueme” e bani figurën e Gjergj Kastriotit te njoftun dhe imponuese ne gjith Evropën. Ne mes te autoreve qe kane shkrue për ketë dimension te madh te botes Arbënore, Dhimiter Frangu, mbetet ma i sakti dhe ma origjinali. Këtë version na e afron studiuesi dhe eruditi-Lek Lek Pervizi : Lufta e Fushë Kuqës, 2 shtator 1457. (Pronë e familjës) Pervizi (njohës i shkëlqyer i italishtes se vjetër), nga ku ka marre dhe burimin studimore mbi Gjergj Kastriotin. Askush nuk mund ta mohoje qe Kastrioti luftoi për Arbërinë dhe për Krishterimin, dhe kjo, pa dyshim e afroi me shtetet Perëndimore dhe me Vatikanin. Dhe asht pikërisht ky fakt qe i nxite fanatiket dhe nostalgjiket e sulltanëve për te ba analogji absurde mes Gjergj Kastriotit dhe Enver Hoxhës ...! Dhe padyshim ketë e bajne anti-evropianet (fluide) ... Ketë do ta ilustroj me nji shembull shum sinjifikativ: Ne vitin 2003, ne nji fshat te Sarandës kishin nderte nji kryq te madh. Mbasi e prishen, ne orët e vona te natës, natyrisht me dijeninë dhe urdhrin e pushtetit lokal te Vlonës, ne nji nga mediat televizive u dha njoftimi. Me ka ba shum përshtypje paraqitja e Sabri Godos, i cili u shpreh: “Atë kryqin e kishin vendosur me dijeninë e Fatos Nanos, qe ta shikonin grekërit nga Korfuzi, ... Vazhdon: këta mund te pretendojnë qe një dite ta vendosin edhe ne Kruje një kryq te tille ...!” Shtrojmë pyetjen: Çfarë pretendonte te shoh ne kështjellën e Krujës, Sabri Godo? Mos mendonte te shoh “gjysmën e Hënës” e sulltanëve? Me sa duket, Godo, kishte mbete te idhulli i tij Ali Pashe Tepelena. Megjithëse, ai shkroi romanin “Skënderbeu” dhe “Ali Pashe Tepelena”, duhet te theksojmë se, këto dy figura nuk kishin asgjë te përbashkët. Gjergj Kastrioti ishte biri i Princit-Gjon Kastrioti; ndërsa Ali Pashe Tepelena ishte kryetar i nji bande hajdutesh, dhe se titulli “Pasha” ja dha Sulltani për shërbimet qe i bani Perandorisë Osmane. Kokën e tij ne Stamboll nuk e dërgoi “patriotizmi”, por egoizmi, sepse Aliu deshi te bahej sulltan. Urojme qe dita e shenjte e 28 nandorit t?iu ndriçoje ndërgjegjen intelektualëve dhe historianeve qe ti shërbejnë ma shum te vërtetës dhe historisë se, sa interesave meskine. Brezit te Ri, duhet t?i mëkohet Atdhedashuria dhe jo hipokrizia. Askush nuk mund te hedh balte mbi figurën ma te ndritun te tokës Arbënore.

 

Lahutari

 

Tundën eshtnat e Skanderbeut

 

Po jehon një za nga mali,

Za që vjen nga lashtësia,

Za mjerimi e za halli,

Se shumë poshtë ka ra Shqipnia.

 

Na jan çue do sharlatanë,

Plot me tituj e doktorata,

Që i thonë vetes historianë,

E po i kanë veç trutë e thata.

 

Skënderbeun duen me gjykue,

E m?e zhduk prej historisë,

Se ky burrë paska gabue,

Që i dha dermën osmanllisë.

 

F?mija e djepit në Shqipni,

Fort mirë njeh Gjergj Kastriotin,

Se mjeranët n?akademi,

Që s?po njohin edhe Zotin.

 

T?marrin krabën e çobanit,

Me kullot dhi dhe dele,

S?ju shkon petku i historianit,

Q?historinë kan ba fertele.

 

Tundën eshtnat e Skënderbeut,

Varë në qafat osmallije,

N?katër anë shpërda të dheut,

Gjith njaj trup comptue thërmijë.

 

Çirruni sa t?plasni burra,

Profesorë dhe akademikë,

Keni mbet hala tek ura,

Të pazotë karabedikë

 

Përmbi gjithë Kombin Shqiptar,

Monument Gjergj Kastrioti,

Nji Hero i madh kombëtar,

Që e njeh bota edhe Zoti!

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx