E enjte, 01.05.2025, 01:40 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kujtojmë vëllazërinë madhështore ndërshqiptare të viteve 1998-1999

E enjte, 23.02.2012, 09:02 PM


 

KUJTOJMË VËLLAZËRIN MADHESHTORE NDËRSHQIPTARE TË VITEVE 1998-1999

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Një thënje e një shqiptari të moshuar, i dëbuar nga gjenocidi serb aso kohe, i cili me Familje kishte qëndruar në nji Familje vëllazërore në Shkoder: “ Po tutna që fmija e mi dhe nipat e mbesat e mi dikur e harrojnë ate familje në Shkoder, që na ka mbajtë dy muaj me bukë e në nji dhomë, ndersa  vet ata familja e tyne flejshin në koridor, po tutna se mos po harrojmë na tgjith kosovaret se qysh na kanë pritë e na kanë mbajt atje në Shqipni edhe pse në skamje nuk na lanë kurr pa bukë edhe pse vet nuk kishin mjaftë:::”

 

Rrallë here në historinë tonë të përvuajshme, të veshtirë, të mbijetesave dhe të katrahurave që na percollen, ka ndodhur që mbarë kombi si terësi të ishte aq i vëllazëruar e aq i afruar njeri me tjetrin sikur në kohen e luftës, kur gjenocidialiteti serb deshi ta spastroi Kosoven nga qenja shqiptare.

 

Qysh në vitet e fillimit të viteve të 90 ta populli shqiptarë pas rrezimit të komunizmit enveristë dhe pas ardhjes në skenë të njeriut që do të bashkonte shekujt I. Rugoves me eliten shqiptare në krye, filloi një homogjenizim i shqiptarëve që asnjihere më parë nuk ishte shenuar në analet e historisë që pas kohes së madhërishme të Gjergj Kastriotit. Në keto vite populli shqiptarë në Kosovë dhe ata në viset e pushtuara në trojet tona filluan të mendojnë dhe punojnë bashkarishtë për të arritur te qëllimi final ,çlirim dhe shteti i Kosoves. Vite të tera populli ishte aq i fortë dhe aq solidar me njeri tjetrin saqë edhe bota demokratike mahnitej nga ai bashkim mendjesh dhe vlerash shqiptare, sigurisht që Serbija qysh ato vite kishte drojen dhe kishte verejtur se fundi i saj në Kosovë do jetë i pashmangshëm, ngase homogjenizimi i tillë i shqiptarëve ata i kishte bërë të çmendur, dhe ashtu mundoheshin me çdo metodë dhe çdo mjet gjenocidial që të zhbënin dhe të largonin sa më shumë shqiptarë nga trojet e tyre, duke i dëbuar me presine dhe maltretime për në Europë e Amerikë.

 

Me gjithë keto represalje dhe dhunë shtetrore populli shqiptarë kudo ishte bashkohej edhe më shumë rreth vetes, duke ndihmuar me çdo mjet familjaret e tyre, dhe të gjithë ata që ishin në skamje. Qytetaria në Kosovë formoi shtetin dhe Institucionet e saja të pavarura, ato funkciononin dhe kryenin sherbime të ndryshme për qytetaret e vet edhe pse të pushtuar dhe të ndjekur nga dhuna serbe, në mergim shqiptaret u organizuan dhe me mjete financiare të grumbulluara në menyrë të ligjshme në shtete demokratike perëndimore bënin gjithë çka kishin mundësi që të mbanin gjallë Institucionet dhe popullaten në Kosovë, gjithashtu shqiptaret nga trojet etnke ndihmonin me sa kishin mundësi bashkëkombasit e vet për mbijetesë të denjë pa ia shtri doren shkaut.

 

Vitet e vështira ishin ato kur filloi lufta e hapur në Kosovë, athere Serbia filloi me gjithë arsenalin që kishte të deboi me dhunë shqiptaret, filloi të realizoi planet e Garashaninit, Andriqit dhe Qosiqit pra të Akademisë serbe për pastrimin etnik të Kosovës nën pretekstin e luftes dhe shkeljes së ligjeve shtetrore serbe?! Në vitin 1998 filluan spastrimet e para dhe me mijëra shqiptarë u detyruan nga rrahjet, plagosjet e vrasjet që perjetonin të iknin dhe atë për në Shqipëri, në Iliridë dhe në trojet etnkike në Mal të Zi. Fatmirësishtë në Shqipëri, shqiptarët hapen dyert dhe hapen magjet e tyre të varfëra për të ndihmuar vllezërit në nevoj, të tillen filluan ta bëjnë edhe bashkëkombasit në Iliridë dhe në Mal të ZI, pra lidhja e fortë ndershqiptare filloi të funkcionoi për mrekulli. Fillimi i vitit 1999 dhe pasdata e fillimit të bombardimeve nga Natoja e SHBAja me 24 mars, Serbija e terbuar shpejtoi me pastrimin etnik dhe me dhunë ndoqi afër 1 milion shqiptarë nga shtepijat dhe tokat e tyre, me këtë rast ajo ishte më se e sigurt se ky pastrim do të jetë perfundimtarë, dhe se shqiptarët më kurren e kurres nuk do mund të kthehen në token e djegur??? Në këtë rast Serbija dhe Akademija e tyre famkeqe kishin bërë llogari të gabuar, kjo do të perjetohej më vonë me kthimin marramendes të shqiptarëve në trojet dhe shtepijat e veta, ngase shqiptarët e dëbuar nuk shkuan largë ata të gjithë gjenin strehim dhe ngrohtësi te bashkëkombasit e tyre në Shqipëri, Iliridë dhe në Malsin e mbi Shkodres Ulqin, Tuzë e kudo ku ishin shqiptarët. Familjet shqiptare në Shqipëri edhe pse të dala nga izolimi dhe skamja e paparë prej regjimit enverist diktatorial, jo vetem se hapen dyert, hapen krahet por njiherit me gzim dhe krenari e ndanin buken përgjysem me shqiptaret e Kosoves. Shqiptarët e Ilirides treguan madhështin e tyre, ata strehuan dhe ngrohen zemrat e vëllezërve të tyre me të gjitha të mirat që kishin, e njejta gjë ndodhte edhe në mal të Zi, shqiptarët e debuar nuk mbeten të merdhiheshin neper kampe, neper male e neper rrugë, jo atyre iu dha gjithë çka u nevoitej nga vëllezrit e tyre. Shqiptarët e Shqipërisë, ata të Iliridës, dhe ata të Malit të Zi u familjarizuan me vëllezërit e tyre nga Kosova, ata jo vetem se treguan humanitet por ata treguan se vëllau për vëllanë në ditë të vështira është qmimi më i madh që duhet ruajtur, me këtë ata ruajten dinjitetin, ruajten familjet me fëmij e pleqë e plaka, me këte ata ruajten shpresen e të dëbuarve se do të kthehen shpejtë në shtpeitë e tyre, thjeshtë nuk ishte vetem solidaritet por ishte një mrekulli që ndodhte në mes shqiptarëve. Një njeri nga Klina njëher pat thënë në një bisedë me miqë:,”  Po tutna që fmija e mi dhe nipat e mbesat e mi dikur e harrojnë ate familje në Shkoder, që na ka mbajtë dy muaj me bukë e në nji dhomë, ndersa  vet ata familja e tyne flejshin në koridor, po tutna se mos po harrojmë na tgjith kosovaret se qysh na kanë pritë e na kanë mbajt atje në Shqipni edhe pse në skamje nuk na lanë kurr pa bukë edhe pse vet nuk kishin mjaftë:::”,  keto fjalë të plakut tingëllojnë shumë dhe furishëm, shtjellojnë shumë dhe shpjegojnë shumë; athua mos po harrojmë ngapak ne nga Kosova gjithë atë dashuri vëllazërore që treguan shqiptarët në trojet tona etnike për të debuarit nga fashizmi serb, athua a mos nuk po jemi edhe aq mirënjohës ndaj tyre keto vite kur ne jemi të lirë, ka shumë athue që kerkojnë përgjigje nga ne...?

 

Një gjë duhet ta kemi në mendje sa të jemi gjallë dhe kete tua tregojmë, tua kujtojmë dhe sqarojmë pasardhësve tanë, se pa vëllazërin e treguar në ato kohë nga vëllezërit tanë ne sot nuk do ishim aq shumë në Kosovë.... qëndrimi dhe bashkimi në momentet më të vështira të kohës bëri të mundur që sot të jemi prapë shumica e Kosovës të jemi njeri pranë tjetrit, ne shqiptarët e Kosovës jo që kemi borgje ndaj bashkëkombasve tanë në Shqipëri, Iliridë e Mal të Zi, por kemi obligim dhe shpirtnim që të jemi mirënjohës edhe me vepra ndaj atyre që na ruajten nga e keqja që na mbajten me shpresen dhe besen e tyre, dhe që na ushqyen me tmirat e tyre, ne u kemi borgje morale dhe qytetare vëllezërve tanë. Ka me mijëra tregime që të bëjnë të të rrenqethet trupi dhe të të ligsohet shpirti, se si shqiptarët ato kohë ishin aq të lidhur njëri me tjetrin, ka rrëfime që na bëjnë të mendojmë se sa shumë na ndihmuan vëllezërit tanë, sa afër na u gjeten, i ndanë dhomat bashkarishtë, e ndan buken në dy pjesë të barabarta, e pinin çajin dhe kafen bashkë sikur vëllazen të vërtet, po kjo do të mbetet madhështi në historinë tonë, po kjo tregonte se sa të dashur jemi në momente njëri me tjetrin, kjo tregonte se për dashuri vëllazërore kombëtare nuk na duhet politika ngase populli gjithmon e don pjestarin e vet kudo, kjo mrekulli që ndodhi në mes të shqiptarëve është e papërseritshme edhe për popuj të tjerë, me këte ne kemi treguar pjekurin dhe atdhedashurin, kemi treguar solidaritetin dhe dashurin ndërshqiptare, andaj ne shqiptarët e Republikës së Kosovës do ju jemi tërë jeten mirënjohes bashkëkombasve tanë të trojeve etnike shqiptare për gjithë ato që benë për ne ato vite të veshtira.

 

Po pse të mos caktohen dita të veqanta dhe të ftohen të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Ilirides, Malit Zi që nepër çdo qytet e qytez të Kosovës të vijnë ata që kanë mundësi dhe të takohen së bashku një here në vit, kjo do ishte së paku një mirënjohje e vogel për madheshtinë e madhe që ka ndodh në vitet 98-99.

 

Ju falemnderit shqiptarë në Shqipëri, Iliridë , Mal të Zi, mërgatë e kudo tjeter për bashkëjetesen dhe mbijetesen që e bëtë të mundur.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx