E enjte, 01.05.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Mendime

Koco Sterjo: Pershendetje me rastin e 4 vjetorit te Pavaresise se Kosoves

E merkure, 22.02.2012, 08:58 PM


PERSHENDETJE

 

Me rastin e 4 vjetorit te PAVARESISE SE KOSOVES, ne takimin e shqiptareve te Milluakit,Uiskonsin me kete rast.

 

Nga Koco Sterjo

 

Te nderuar zonja dhe zoterinj!

 

Se pari,me lejoni t'Ju shpreh pershendetjet  personale me te nxehta,per shkak te njohjes fillestare me pjesen me te madhe prej jush e,vecanerisht,me kosovaret e shqiptaret e trojeve te tjera shqiptare,qe jetojne  ketu,se bashku me pershendetjet madhore te ketij rasti suprem,qe na ka mbledhur:"Rrofte Kosova!Ta gezoje perjete Pavaresine e Saj!Rrofte Shqiperia!Rrofte i gjithe kombi i pamposhtur shqiptar!Rrofte Bashkimi i Kombit tone!Rrofshin Shtetet e Bashkuara te Amerikes,miku me i madh i shqiptareve!".

 

Nese historia  e 100 vjecarit te fundit do te ishte treguar e drejte me ne,atehere ne,kete vit,ne te gjitha trojet tona,do t'i perkushtoheshim vetem festimit te Shekullit te Pavaresise Kombetare,dites historike te 28 Nentorit.

 

Nese kancelarite e vjetra te Evropes nuk do te na kishin bere padrejtesine me te madhe dhe me te tmerrshme historike,ate te copetimit te paaresyeshem kombetar te trojeve tona(kujtojme ketu qe ne nuk kemi qene asaj kohe as ndonje fuqi luftarake e kohes,as ndonje fuqi e tille humbese,as ndonje rrezik per fqinjet tane-ne kurre nuk kemi sulmuar fqinjet),padrejtesi,te cilen nuk e korrigjuan dot rrenjesisht deri  ne fund,duke na lene prape te shperndare neper gadishull e,duke krijuar,si rast unikal ne bote,dy shtete te te njejtit komb,atehere ne sot nuk do te ishim ne kete salle per kete qellim,per te cilin jemi mbledhur -festimin e Pavaresise se Dyte te gjysmes se martirizuar te kombit tone,sa te lashte,aq dhe heroik,sa te ashper,aq dhe te paqme.

 

Qe ne klasat e para te fillores,qekur perkedhelesha ne preherin e nenes,ne ledhati e siper,ajo,pervecse vjershave te Naimit,Cajupit,Asdrenit,Nolit,Fishtes etj.per Memedheun dhe Skenderbeun,me mekoi me te tjera vjersha,qe,ne thelb, thoshnin"... Nga Mitrovica/Gjer ne Preveze...",me mendi me konceptin e teresise kombetare,te cilen,fatkeqesisht,nuk e kishim me.Ne shpirtin e memave tona,fatmiresisht,komunizmi nuk mbolli dot faren e percmimit dhe urrejtjes per vellezerit tane kosovare dhe came te gjakut.Me tej e mesuam vete historine nga librat,ashtu te gjymtuar.Tani jemi ne gjendje t'i ndricojme mire njohurite tona per deformacionet e pafalshme historike,si ato,qe na bene te huajt ne fillimet e shekullit te 20-te ne kurrizin tone,ashtu dhe ato,qe beme vete ne mes te atij shekulli ogurzi e deri ne fund te tij.

 

Ndarja kombetare ishte fatkeqesia me e madhe,ishte gjema me e llahtarshme,qe iu be Atdheut tone te shumevuajtur,i cili akoma nuk gjen dot veten e tij pas nje kohe te gjate dhe pas goditjeve te njepasnjeshme.Te dyja pjeset e medha te kombit,plus ato ne Mal te Zi,Maqedoni dhe Greqi i vuajten tmerrshem pasojat e saj nen regjime te ndryshme,por,vlen te vecohen dhe te respektohen me ndjenjen e dhimbjes me te thelle vuajtjet e cameve te debuar  nga tokat e tyre dhe e gjithe vuajtja shekullore kosovare nen makinen e tmerrshme te genocidit serb dhe e gjithe shqiptareve nen sundimin e pergjithshem te sllavizmit.Dhe pjesa e mbetur e trungut vuajti pasojat e varferise,te luftrave te njepasnjeshme dhe,me ne fund,te doktrines se origjinuar nga sllavizmi.

 

Ne kete dite te shenuar per Kosoven heroike nuk mund te mos permendim luften dhe perpjekjet e saj te pashembullta,mundimet dhe sakrificat e saj sublime,qendresen dhe kembenguljen e saj stoike,qe nga  dyndjet sllave te shekujve VI-VII te eres se Krishtit, e me vone,e kur e keputen nga trungu stergjyshor,qe ketu e 100 vjet me pare e deri ne vitin historik 1999,derisa ajo u shkeput njehere e pergjithmone nga kolera serbe.Kosova jone,qe,emrin me te sakte do ta kishte Fushe-Kosova jone,kjo toke,aq e lakmuar nga qeneria serbe,pati fatin e keq,qe pergjate gjithe ketij shekulli te shqyhej nga serpentina e gadishullit Ballkanik,e ardhur zvarre-zvarre qysh ne shekujt e lartpermendur nga stepat e Lindjes per te zvarritur dhe ngrene historine tone.Kosova perjetoi valet e vrasjeve me ordinere te tipit te Rankovicit,deri tek ato te carjes se barqeve te grave e te zierjes se kokave te femijeve te llojit te Milloshevicit,shpernguljet me force,histerine e spastrimit etnik,goditjet e kultures,terbimin e ndjenjes per te zhdukur gjithcka shqiptare nga trojet tona,qe jane pellazge,ilire,arbere,shqiptare qekuri,pra,perjetoi valet e tmerrit.Dhe kujt,pa,t'ia benin kete-popullit me te vjeter,jo vetem te Ballkanit,por dhe te Evropes e botes!Mirepo permbi keto dallge te egra u ngriten kosovaret tane trima, te martirizuar,por heroike,duke shpalosur vitalitetin gjenetik te races,paperkulshmerine e saj edhe ndaj makines me te hekurt te shtypjes dhe shfrytezimit.Gabuan jo vetem fqinjet tane te keqinj,por gaboi edhe Evropa plake e hipokrite,kur na ndau,duke kujtuar se shqiptaret e Kosoves,Malit te Zi e Maqedonise do te asimiloheshin,por,jo vetem qe nuk ndodhi kjo asnje grime,por e kunderta ndodhi-ne keto vise iliro- arberore kemi sot nje popull me identitet shqiptar me te spikatur,me kulture me te konsoliduar,me nje nje gjuhe te kulluar shqipe,ashtu sic na e la Naim Frasheri,sa,te tille,nuk e gjen as ne pjesen tjeter,e cila i shpetoi planit djallezor te rindarjes ne vitet '20 te shekullit '20,ne saje te vendosmerise se Ish Presidentit Amerikan Woodrow Wilson.Ata kujtuan se do te ndodhte si  me Camerine,te cilen,grekerit,pasi ia debuan palcen e saj,e asimiluan teresisht.Por,ky plan nuk u eci sllaveve te  doktrines famekeqe te Cubrillovicit dhe pasardhesve te Stefan Dushanit me dardanet e Kosoves.Nuk u shkoi dot plani i tokes se djegur,megjithese edhe ata debuan me dhjetra mijera shqiptare nga vatrat e tyre,duke i degdisur ne Turqi dhe ne vendet e ndryshme te Evropes e Azise.Megjithe synimet e kolonizimit serb te tokes sone te shenjte,nuk ia arriten dot qellimit,sepse shqiptaret shperndahen e mbijne si fara e sinapit dhe,pas kesaj nuk sheh bime te brishta bari,por sheh te ngrihen ne kembe lisa te vertete.

 

Ne kete dite historike nuk mund te mos kujtojme momentet me kulminante te qendreses kosovare te ketyre 100 viteve te ndarjes e shperndarjes,te terrorit gjakatar serbo-malazez-maqedon,duke mos lene menjane e duke kujtuar me kete rast edhe sakrificat homologe te vellezerve tane ne Mal te Zi,ne Maqedoni e Cameri.Vrasjet e  perndjekjet masive te viteve '20 te shekullit te kaluar,vetem pak vjet pas ndarjes nga gjiri i memes.Ne fund te Luftes se Dyte Boterore ne shqiptaret,si gjithmone te vonuar ne histori,si gjithmone duke reflektuar difektet tona te thella historike, humbem nje shans historik te mundesise se ribashkimit kombetar,duke shkelmuar Marreveshjen historike te Mukjes, e arritur ndermjet patrioteve shqiptare,e cila rikonceptoi Shqiperine etnike,pas perfundimit te Luftes si dhe pika te tjera te rendesishme,perfshi ate te zgjedhjeve te lira.Ne rast te nje mosanullimi te kesaj Marreveshjeje te Madhe,sic ndodhi ,nen mbikqyrjen jugosllave,gjerat pas lufte mund te kishin rrjedhur ndryshe ne shume drejtime.Pas saj Kosova u gjend perseri e tradhetuar,nen sundimin jugosllav,por,ajo,me keq se Shqiperia,u ndodh,ashtu si ajo,nen nje sundim te dyfishte-edhe ate sllav,edhe ate komunist.Nga ana tjeter Shqiperia,me keq se Kosova,vertet nuk ra nen sundimin sllav,por vuajti nga bijte e saj diktaturen me te eger te kontinentit.Viti i pare i clirimit nga fashizmi dhe nazizmi do te ishte viti i raprezaljeve te medha te Aleksander Rankovicit,te cilat do te vazhdonin pergjate te gjitha viteve e do te kulmonin ne vitet 1954, 1968 e,vecanerisht,1974,kohe keto,kur ne te gjithe Kosoven shperthyen demonstratat e fuqishme popullore me kerkesen themelore-Kosova Republike,nga te cilat regjimi i krimit filloi te bente gjunjezimet e para,duke i dhene Kosoves statusin e Krahines Autonome,hapjen e Universitetit te Prishtines,lejimin e shpalosjes se Flamurit Kombetar dhe,me tej,nje veteqeverisje me te madhe.Nuk mund te shlyhen nga kujtesa e brezit tim as demonstratat e pranveres se vitit 1981 me perseritjen e kerkeses madhore-Kosova Republike.Ne ate kohe,kur isha vetem 20 vjec,pikerisht ne mes te ngjarjeve te atij marsi te tmerrshem,hodha ne leter keto vargje te thjeshta,por kuptimplote per castin dhe perspektiven:

 

VOGËLUSHI KOSOVAR

 

Ç’patën arteriet e vargjeve të mia,

 

Që po më mufaten kaq shumë?

 

Një çurkë e kuqe hyn ndër ta,

 

Çurkë, që përzihet në një lumë.

 

 

 

Është gjaku yt, vogëlush,

 

I rrjedhur atë mëngjes,

 

Kur dole i mbështjellur me flamur

 

Dhe rrugës i qëndrove në mes.

 

 

 

Asaj kërcitën dhëmbët e tankut,

 

Ti rrije si copëz shkëmbore,

 

Pastaj muret u spërkatën në të kuq.

 

(Qytet është këtu a thertore?! )

 

 

 

Në dorë s’të morën të afërmit.

 

(Nuk dihet ku qenë atë moment)

 

Varri, ku ti prehesh përjetë,

 

Herëpashere lëviz. Nuk rri i qetë.

 

 

 

Historia, si nënë e moçme dhe e re,

 

Sakaq të rrëmbeu në gji.

 

E, unë, vëllai yt, këtë ditë marsi

 

Të mora të të ngroh në poezi.

 

 

 

Mars, 1981

 

E,ashtu ndodhi vertet,ai varr i atij vogelushi, krejt te pafajshem, sic mund te jete cdo femije kudo ne bote,nuk ndenji me i qete,por nga thellesia e tij jepte kumtet e kushtrimit perfundimtar te clirimit te nje populli te tere,qe rrinte ne roberi .

 

Eshte e vertete qe ju kosovaret vuajtet tmerresisht nen sundimin jugosllav i mpleksur me ate komunist,por,eshte po aq e vertete,qe,nga ana tjeter e kufirit, ne vuajtem jo vetem pasojat e diktatures,por edhe ato te moskontaktimit me ju,per shkak te kesaj diktature,e cila,qysh atehere dhe ne vazhdim sot e kesaj dite nga mbeturinat e saj,mbillte dhe mbjell faren e urrejtjes dhe percarjes midis nesh,midis vellezerve te nje gjaku,me shpifjet dhe opinionet e saj monstruoze,si:"C'na duhet ne Kosova dhe Cameria!","Po te bashkohemi,ata do ta prishin dhe sundojne Shqiperine."etj.etj.fjali keto si kulpera te egra,me te cilat u shkeputa vetem para 3 vjetesh,sic u largova nga Atdheu.Ne vitin e zi 1997,kur Jugu i Shqiperise u demoralizua dhe shume njerez thoshnin qe me mire te na marre Greqia dhe Serbia,zonja ime do t' u thoshte:"Jo,une nuk e dua nje gje te tille.Edhe sikur te ndodhe kjo,une do vete te rri ne nje copez vend qe akoma mund te quhet Shqiperi!"Dhe kjo copez nenkuptonte Kosoven,sepse Kosova nuk u mor dot asnjehere nga Serbia.

 

Pervec kesaj,eshte per te ardhur keq,nga ana tjeter, qe ,sot e kesaj dite,disa e lidhin clirimin e Kosoves me frymezimin,qe u paskan dhene mesimet e Diktatorit dhe fjalet e fjalimet e tij patetike per Kosoven ne faqen e fundit te raporteve te Kongreseve te Partise diten e fundit te tyre.

 

Pikerisht,ne ato vite te pershkruara nga vjersha e mesiperme dhe si pergjigje e ketyre shpifjeve dhe opinioneve te ulta,qe sapo permenda,bashkekrahinasi im Jani Dilo,i biri i gjuhetarit te madh shqiptar,profesor Ilia Dilo Sheperit,i larguar nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore dhe i ardhur ketu ne Amerike,aktivist i Internacionales Agrare dhe i Ceshtjes Kombetare Shqiptare,pjesemarres dhe mbrojtes i ceshtjes kosovare ne cdo konference nderkombetare per Kosoven,perkrahes i perhershem i Lidhjes Kosovare,ka thene:

 

"KOSOVA ESHTE E CDO BIRI ME GJAK SHQIPTARI.KERKESAT E POPULLIT KOSOVAR JANE TE DREJTA DHE LUFTA E TIJ PER 'TO ESHTE NJE LUFTE E SHENJTE.KOSOVA PO I LAN PERDITE ME GJAK FUSHAT E VETA.HERONJ TE RINJ PO U SHTOHEN PIRGJEVE TE HERONJVE TE DJESHEM.ATA,QE RANE DHE PO BIEN NE ALTARIN E ATDHEUT,QE RENKON NEN ZGJEDHE,USHTARET E PANJOHUR TE VENDIT TONE,ATA,QE PO ZHDUKEN PERDITE NEPER THELLESITE E BURGJEVE TE EGER TE JUGOSLLAVISE,JANE SHPIRTI I KOMBIT TONE,JANE SHPREHJA ME E FORTE E DINJITETIT NJEREZOR DHE KRENARIA E RACES ARBERORE.LUFTA E KOSOVAREVE NUK KA SI TE MOS JETE ME PERFUNDIM TE FAVORSHEM,GJERSA FATOSAT TANE NUK I NDAHEN OBJEKTIVIT PA IA ARRITUR QELLIMIT.KJO LIGJERATE E SHKURTER DEL E GJITHA NGA ZEMRA,PSE KOSOVA ESHTE E MISHERUAR TEK TE GJITHE SHQIPTARET.HERONJTE E DESHMORET E SAJ JANE GARANCIA ME E MIRE."

 

Keto fjale tha patrioti im ne nje Konference ne Paris dhe,kur e pyeten,se c'ju lidh ju me Kosoven,qe nuk keni lene mbledhje per 'te pa shkuar,ai iu pergjig,ashtu sic i ishte pergjigjur kesaj pyetje nje nga kreret e nacionalizmit shqiptare Mit'hat Frasherij:"FAMILJA IME ESHTE NGA PRIZRENI.",megjithese ata ishin nga Permeti dhe Gjirokastra.Ashtu edhe une ju them juve se FAMILJA IME ESHTE NGA PRISHTINA.

 

Kosova jone e dashur,trime dhe euroatlantike, do te ishte e para ne Evrope,qe do te shperthente reaksionin zinxhir te revolucioneve demokratike te Evropes Lindore te vitit 1989 dhe,per fatin e saj te keq,do te ishte e fundit,qe do te fitonte lirine e saj te shumepritur e me me shume gjak se kushdo.Ne fillim te viteve '90 te fundshekullit ajo do te bente nje sere perpjekjesh per kalimin ne Pavaresi te plote.Korriku i 1990 do te sillte Kushtetuten e Kacanikut, shtatori i atij viti do te sillte shpalljen e shtetit te pavarur e sovran,por te gjitha keto mbeten ne embrion,sepse makineria e propagandes serbe arrit t'i zhvleftesonte keto dy arritje te guximshme te kosovareve ne planin nderkombetar,duke ua shtyre diten e lirise dhe te pavaresise se vertete.Mirepo,kjo e shtoi akoma me shume lumin e urrejtjes albaneze ndaj regjimit ushtarako-policor te Sllobodan Milloshevicit,duke shpure ne armatosjen e bijve dhe bijave te ketij populli liridashes,ne krijimin e UCK-se,duke e finalizuar kete proces ne Prekaz te Drenices me 28 Nentor 1997,pikerisht ne diten e Flamurit,kur ne gjithmone gjejme mundesine e bejme gjera te medha,duke u shquar ne krye te kesaj lufte Komandanti Legjendar Adem Jashari,duke e bere te gjithe familjen e Jashareve deshmore te Atdheut.Me 28 shkurt 1998,pas masakrave ne Likoshan e Cirez,filloi lufta clirimtare.Lufta dhemb per dhemb me armikun historik e trimave dhe trimereshave kosovare, e pasuar me vone me mbeshtetjen e bombardimeve te NATO-s,duke kaluar neper nje kalvar te gjate mundimesh,dhimbjesh njerezore per krimet monstruoze te gjarperit serb,shpuri objektivisht ne clirimin e plote te vendit nga Serbia ne qershor te 1999,duke e vaditur token ametare me gjak dhe mbjellur ate me eshtrat e deshmoreve te Atdheut.Atehere djali im,vetem 4 vjec,pa vajtur ende ne shkolle,do te mbushte nje fletore te tere me inicialet UCK dhe do te vizatonte kudo kapen e luftetarit te UCK-se.

 

Me kete rast,i shprehim edhe njehere tjeter,pikerisht,nga kjo salle, mirenjohjen me te thelle mikut te madh te shqiptareve ish Presidentit Bill Klinton,i cili luajti nje rol te theksuar ne ndergjegjesimin e bashkesise evropiane per korrigjimin deri ne nje fare mase te padrejtesise historike te 1913-s.Me mbarimin e luftes dhe zmbrapsjen e agresorit brenda kufijve te tij,ne Kosove u instalua misioni i OKB-se,i cili,vec te tjerash,lejoi edhe krijimin e strukturave paralele serbe ne Kosove,nga ku shpertheu pakenaqesia popullore me 17 mars 2004 ndaj UMNIK-ut dhe protestuesit sulmuan disa enklava serbe,duke i dhene mesazh faktorit nderkombetar se pa u zgjidhur statusi i shumices nuk mund te zgjidhet ai i pakices.Bota e kuptoi qarte kete mesazh dhe kjo pasoi dergimin e misionareve dhe diplomateve te saj te njohur per zgjidhjen e statusit,derisa,me ne fund,u arrit ne planin gjitheperfshires te Ahtisarit.Mbi bazen e propozimit te ketij plani,me 17 shkurt 2008,pikerisht si sot, 4 vjet me pare,Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran,duke na dhuruar kjo dite festen tone me te re_Diten e Pavaresise se Kosoves.Jo me vone se 4 muaj nga kjo dite e shenuar,me 15 qershor 2008,hyri ne fuqi Kushtetuta dhe vendi u fut ne rrjedhat normale te qenesise,funksionimit e zhvillimit te pavarur e demokratik.Sot njohja nderkombetare ka mbritur ne 87 shtete dhe synohet qe ne 100 vjetorin e Pavaresise shqiptare te arrihet ne shifren e 100-es.E gjitha kjo sa u pershkrua ishte nje shperblim i kohes per shqiptaret,ishte nje kthim i borxhit,megjithese me shume vonese dhe ky kthim jo ne parametrat e plotesise,duke lene si objektiv te se ardhmes bashkimin kombetar,ndonese Kushtetuta aktuale s'le hapesire per kete gje,por,mbi gjithcka,eshte vullneti i popullit,i cili permbys cdo gje te padrejte dhe kalon cdo parashikim.Rasti yne nuk ka diference nga rasti gjerman.Historia,pasi u shqep qenerisht,nuk behet me andre(arna).Edhe shkeputja e Kosoves nga Serbia paraqitej dhe dukej si e pamundur,por,ja,qe u be realitet.Mirepo,ne kete ceshtje plotesisht te drejte ne anen e shqiptareve,por te mprehte ne rrafshin nderkombetar,ne shqiptaret nuk duhet te nxitohemi,te ngutemi,pavaresisht deshires se zjarrte,nuk duhet te humbasim mbeshtetjen nderkombetare,duhet te punojme per pjekjen e faktoreve identike nga te dy anet e kufirit.duhet te mos djegim etapat dhe te presim momentin historik,por jo duarlidhur.Hapat e pare jane hedhur me bashkimin shpirteror te kombit,me integrimin kulturor e arsimor,me levizjen e lire,me intesifikimin e marrdhenieve ekonomike etj.Nga kjo salle e ketij takimi te rendesishem midis shqiptaresh,neve,si qytetare amerikane apo kandidate per t'u bere te tille,na takon te pershtatim qendrimet tona me politiken amerikane,ta pershendetim ate per ndihmen e dhene gjate ketij 100 vjecari ne disa momente kyce,perjashto fundin e vitit 1944 si handikap te palejueshem,duke na e lene vendin tone perendimor ne krahun e kundert te rrjedhes normale perendimore, gje qe i shkaktoi vuajtje te panumurta gjysmeshekullore),ta pergezojme SHBA dhe presidentet e saj per gjithcka te mire kane bere ne drejtimin tone.

 

Tani perpara Kosoves jane sfidat e reja te kohes:konsolidimi i shtetit te ri,konsolidimi i demokracise perendimore,integrimi euroatllantik,zgjerimi i njohjes nderkombetare etj.Tani ne Kosoven e lire valojne dy flamuj:flamuri tradicional kuq e zi i Skenderbeut e Ismail Qemalit,shenje,qe tregon vazhdimesine e perjetshme kombetare dhe flamuri zyrtar i shtetit te ri,qe shpalos kaltersine e shpirtit te qenies sone,parzmoren e Skenderbeut dhe mbreterimin e paqes.Dhe,qe tregon shkallen e larte te emancipimit te Kombit tone.

 

Me kete rast solemn,nuk mund te rrime pa permendur dhe pa u perkulur perpara figurave dhe veprave te te shquareve kosovare:shkrimtarit dhe poetit Jusuf Gervalles,te vrare nga dora e fshehte serbe,misionarit te pajtimit Anton Cetes,Mandeles se Kosoves-Adem Demacit,Gandit te Ballkanit dhe Ish Presidentit te Pare te Republikes se Re-Dr.Ibrahim Rugoves,Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe qindra deshmoreve te tjere,qe rane per lirine e vendit dhe te gjithe luftetareve te UCK dhe udheheqesve te shquar e te urte kosovare deri ne ditet tona.

 

Rrofte Kosova!Rrofte Dita e Bekuar e Pavaresise se Saj!

 

I perjtshem Kujtimi i deshmoreve te Atdheut!

 

Rrofte Shqiperia!

 

Rrofshin Shtetet e Bashkuara te Amerikes!

 

 

 

KOCO STERJO

 

(Anetar i Shoqates Panshqiptare "VATRA"te shqiptareve te Amerikes)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx