E diele, 28.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Mendime

Evi Kokoshi: Te perpiqemi te ndertojme vatanin me vlera reale

E merkure, 29.02.2012, 09:02 PM


TE   PERPIQEMI TE  NDERTOJME   VATANIN

ME VLERA REALE.

 

Nga Evi  Kokoshi

 

Veprimi intensiv i gjitheve me te gjitha fuqite: morale, diturie dhe ekonomike eshte ne interes  te  Shqiperise sone aq te vuajtur. I tere vatani yne ka nevoje te punojme  e te marrim pjese sa me gjallerisht per lulèzimin e tij. Kerkese kjo qe nuk kerkon privilegje por,  pèrmiresimin e jetes dhe lartesimin e shqiptarit, icili lindi ne vuajtje, njomi kafshaten me lot ,e,vuajti si rrallè kush !

 

Reaksioni zinxhir i shkaterrimeve  gjate dekadave te tera-me bollek! Nata e zeze komuniste demtoi edhe me rende sa, prishi dhe nga brenda qelizen e gjakut  .

Zaten dhe,  kot me te madhen  katastrofe ,populli i yne e perkufizon :”Na prishe gjakun” Kjo pèrdoret dhe sot  kur, paraja i ka zene frymen te drejtes dhe krimineli si ujku qe çan kane, shkyehn berrin e, tallet me britmat e tij!

 

Eshte  koha qe ta kemi fjalen- fjale e  punèn –punè qe te lulezojme vatanin tone, i dashur lexues,  ndaj po  bej te pranishme kete shkrim te  njerit nga pionieret  e pare te vetarinarise shqiptare,me rastin e 25 vjetorit te ndarjes nga jeta qe,pikellimi nuk qe pjese vetem e te afermeve te tij po,dhe  e gjitheve qe u penguan ne pjesmarrjen e  asaj ceromonie mortotore te ketij “Armik populli”(!) - mikut te ngushte te Dr. Bilal Golemit,Tare Libohoves e Vasafi Samimit- zotit.Mihal Dilo qe, s’dinte te kursente mundin, kur ish nevoja dhe jeten,né tè mire te atdheut dhe te bashkeatdhetareve te tij.

Edhe sot ka qe  u ngjan sikur u thote :” Njeriu vdes nje dite. Nderi rron.  Emri mbetet” I vyrtyteshem ne modesti,  ne njerezoren ,i thote gjerat me emrin qe kane .Jep substance.

 

Shkrimi deshmon qart ndjenjat e zjarrta atdhetare Kuptohet Male Dilua i ka vene fjales se vet detyren qe te kape dhe te trajtoje dukuri bashkekohore. Flitet pèr njerez qe kana dashur aq shume vatanin  dhe  pa perfillur entusiazmèn administrative kerkon zbulimin e se keqes pèr ti hapur rrugen se mires me kembengulje qe , te hulumtoje ndergjegjen dhe etiken e njeriut bashkekohor. Duke u frymezuar ne shtratin e gjere te problemeve jetesore  ka aq shume te verteta qe perbejne dhe historine shpirterore te atyre viteve

 

Mesazhet   qe jep kane rene ne vesh te shurdher edhe sot e kesaj dite ne  Zagorie se  nuk e ka fjalen ligji po,maliqi… ose dhe vete ligji i kundervihet ligjit!!  Ndodhite ,qeverritare, shkojne e vine,por populli e kombi eshte ai si  ai ,  ndaj  Male Dilua ka parasysh fisnikerine e  shqiptarit, larteson njerezoren  nga gurra e fakteve te vertetea, shton madheshtine historike te atij brezi

Jam e sigurte : njerez me karakter te tillè,mbeten nje shembell i mire, nje shembull pèr tu respektuar e adhuruar, pse jeta e Njeriut ka veshtrim me sa ka ideal, ka vlefte,me sa ka miresi .

Ndaj ,po e jap kete shkrim qe eshte  nje mesazh i virtyteve njerezore, nje thirrje per t'u bere te ndergjegjèshem ne hapat qe hedhim ne jetè , shkrim me vlera historike i njerit prej pioniereve dhe veteraneve te veterinarise dhe frutikultures shqiptare Mihal Dilo. Bir i Ilia Dilo Sheperit, Mihali ( Male si e flisnin bashkekohesit)  qe la nje emer mal te larte

 

Mihal I. Dilo Sheperi

Tetor,  1930

 

ZAGORIA

 

 

Fare te rralla jane dokumentet historike te mbajtura pèrmbi vendin e quajtur Zagori.Disa shkrimtare  greke e quanin Shqiperi, te tjere Sheper. Me vone kur Shqipni ose Sheperi zu te behej vendbanim ne kohen e sundimit bullgar, filloj te quhej Zagorie, fjalè bullgare qe do te thote tejmal, prapamal,njè fushmal rrethuar me male. Nga sa merret vesh pèrpara sundimit bullgar, Zagorieja nuk do kete qene vendbanimi,por vetem vendveror, qe veronin stanaret pse stina e dimrit e ben te jete e pabanueshme pèr gjene e gjallè.

 

Klima e Zagorise ndryshon sipas stinès. Dimrit nuk i mjaftojne tre muaj, po rregullisht fillon nje muaj me pare dhe mbaron nje muaj me vone.Ne kete periudhe te gjate toka ndodhet e zhveshur, bora , shiu te ngriret e tokes dhe era e forte e keqesojne jetesen e bujkut te mjere qe s’ka asnje mjet pèr ti bere ballè. Pranvera, me te vertete e bukur,rrallè  mund te gjendet ne vende te tjera malore. Ne kètè kohe ç’do vizitori i hiqet verejtja prej bukurise naturale : pyje, fushe dhe male te jeshiluara defrejne syte, ererat e luleve e bejne te kendeshme vezhgimin e shtegtarit dhe ujet e ftohte i ngjallin urine me te semurit.

Vera pèrmblidhet vetem ne muajin e Gushtit.Ne kete muaj fillon vapa ne katunde. Banuesit lènè shtepite dhe vene e zene hijet e pemeve ose majat e maleve.Vjeshta i pershtatet pranveres. Ne kete stine rifillon çelja e luleve dhe e barit. Te shumta jane frutta e kesaj stine,po, mjerisht,moskujdesia dhe mos punimi i tokes i rrezikon per vit. Eshte vene re se me gjithe ndryshimet e shumta qe ben klima(amplituda nga 20 gjer 40grade), toka e Zagorise produkton ç’do soj bime,vetem ,i nevojshem nje shi ne Gusht, qe te mos prishi te lashtat.  Gruri dhe misri qe mbillet si trashegim nga te paret,mund te behej me shumice  po te mos punohej simbas mentalitetit te vjeter. Toka e ndryshme-rerishte,zallishte, kalkare,argjile etj. dhe variacionet e klimes do te mundnin te pasuronin po te mos mungoni mjetet pèr te shfrytezuar token ,kapitalet pèr te ndihmuar bujkun dhe komunikacionet qe ta lidhnin me qendrat e aferme.

 

Si kufizohet Zagorieja.

Zagorieja kufizohet nga lindja me gryken e Dhembelit…nga juglindja Kodra e Sinorit me Fushen e Baedhe,nga Veriu  dhe verilindja me malin Bisej ,nga Perèndimi me Cajupin, Strakavecin dhe Gryke’e Peshtanit ; nga Juga me malin Rapavice qe çdo maje e saj merr emra te ndryshem: Bisht i Malit, Nanako, Zoran , Shtrung’e Gjarperit, Mangjeza, Lug i Sheperit,Lug i Thellè ose Lug i Madh, Kuçollak, Lug i Arapit, Katali dhe Mali i Lliares.

Prapa  maleve te numeruara,Zagoria ka nga Veriu Permetin me qarkun e tij,nga Jug-Lindja Pogonin, nga Perendimi Tepelenen dhe nga Juga Lunxherine dhe Libohoven.

Permes Zagories shkon nje lumè i vogel. Lumi i Zagories,qe lind nga fusha e Sheperrit. Katundet shtrihen nga njera dhe tjetra ane e lumit. Nga lindja,nga ana e djathte, ndodhet Sheperi nje katund mjaft i madh,Nivani Koncka,Bythyqi,Hoshtevanga ana tjeter Zheji Oliari Topova dhe Nderani.

 

Dokumentet e deritashme tregojne se fshatrat e sotme nuk e kane patur vendin e tyre ketu ku ndodhen sot.

Sheperi qe me pare se 400 vjet gjendesh ne kodren me emerin Terove,ka lènè shtratin e pare dhe eshte vendosur ne kodren Seper dhe u quajt me vone Sheper. Fermani qe ndodhet ne arkivat e kishes se Sheperit eshte afro 350 vjet. Gjera antiku nuk jane gjetur.

Nga godinat me te vjetra “Kisha e Shen-Gjergjit” bere prej nje kallogreje me1799. Edhe per çudi, ne kulmin e kodres se Sheperit ndodhet nje shpellè me emrin “Guri i Romit” As edhe njè mot nuk gjejme se si e qysh ka rrjedhur emri i ketij guri,

Pastaj ne radhen e Sheperit hyne dhe Nivani me Nderanin, qe formonin nje fshat ne fushe. Si dokument te sigurt pèr kete gjè kemi sot kishen e Manastirit qe,sipas gojdhenave,qendra e gjithe Zagoriese. Po , siç duket,keta katunde qe kane qene ne vende fushe dhe udhe,ne te cilat shtegtaret dhe brigantet shkonin hera-heres dhe i plaçkitnin sipas zakonit,jane shternguar ti lènè sheshet dhe te hidhen nèpèr majat e brigjeve, pse ne kete menyre né kohet e para mund te punoje lirisht e te mbroheshin me mire .  Edhe ky instalim gjat jetes bere ne kohen e feudalizmit.

 

Perpara se te dilte emigracioni per Turqi, Maqedhoni dhe Amerike,banoret e ketij vendi merreshin te gjithe me bujqesi, Po me vone, kur pane se kish vende me pjellore, zune ta linin pak nga pak vendin e stergjysherve  dhe sot shume prej tyre ndodhen ne Maqedhoni, Misir, Amerike etj,

 

Toka e Zagorise punohet me shumta prej dores se gruas, e cila mund ta mbaje shtepine me buke e nga ana tjeter, mashkulli del te fitoje sa pèr te mbajtur femijen vesh e mbathur Mirepo nuk me ngjan keshtu per te gjithe. Meshkujt kur dalin  ne megrim e harrojne femijen e tyre dhe shume here te martuar, me grua dhe me femije, papike turpi, largohen dhe per se dyti nuk kthehen kurre.

 

Aresimi ne kohèt e para ka qene i detyryeshem. Zagorieja ndryshonte nga çdo vend tjeter, pse ne  çdo katund ka patur shkolle fillore e dy tre bashke formonin shkolla plotore.  Ne lemin e çdo dege Zagorieja i ka falur atdheut profesore, doktore, avukate. Tani aresimi po zhduket.  Ka vetem  ne Sheper dhe Hoshteve nga nje shkolle fillore dy tre klasash. Numerohen me shume nga 250 femije meshkuj e 250 femra nga te cilat aresohen vetem 100 dhe te tjerat sa pèr te  mos i quajtur analfabete, pse ne te tretin klase fillore njeriu nuk mundet te pasuroje shkrimin dhe kendimin.

Qysh do behet halli i te tjereve qe mbeten pa shkollè ?

A mund vallè te aresohen si ata, kur te mos kene mè moshen e fèmijèrise ?

Duhet ta dine se sa njerez  innorante t’ishtohen nje vendi, i varferohet qyteterimi, pèrparimi dhe ç’do gje tjeter qe ka lidhje me te .

 

Ka komunikacione?

Komunikacione! Eshte per tu çuditur si s’ka mundur te kete ky vend ndonje autostrade. Udhet e sotme (emulative),jane aq te pakta dhe aq te keqija sa nuk mund te quhen udhe, po perrenj, kodra, gure dhe shpella. Nje udhe qe te lidhi Zagorien me Gjirokastren dhe fshatrat eshte shume e domosdoshme. Kjo rruge kish filluar te behej mè 1924, po te ftohtit e ketij viti e lane te mbetejt ne meshiren e fatit.Berja e kesaj udhe eshte nga nevojat e para. Pa kete, si ndodhet sot, bujku nuk mund te shpjere ne treg produktin e tij e as te bjere nga jashte gjerat e nevojeshme.

 

Z. Leonidha   Ruci

Nje nga te paret zagorite qe ka filluar te japi shembullin e punes eshte Leonidha Ruci,  i cili qe ne fillim te lirise kombetare filloi te punoi me sistem vendin e tij. Sot,pas nje kohe mjaft te shkurter,  eshte pronar i nje vile ndene te cilen shtrihen baçat dhe nga ana tjeter vreshtat soj-soj te punuara kaq mire sa askush nga fshataret shpresonte qe ne Zagorie te beheshin pune kaq te holla. Shembullin e zotit Ruci e vijoi i nipi, i cili ne ç’do rast e né ç’do kohe eshte i gateshem  pèr te ndihmuar bashkfshataret e tij si ne shpjegimin e ç’do shpikjeje bujqesore te re, ashtu dhe ne mbjellje te pemeve.

Pastaj dhe deputati Z. Harito ka dhene dhe jep shembullin e punes.  Shembella te medha jane keto, po asnje nuk ka mundur ti ndjekè, dhe aresyet jane te shumta.

 

Bujku shqiptar, i varfer, pa shkollè, i ushqyer qe ne mèngjes me idera te vogla nuk mund te hedhe çapa te medha ne lemin e bujqesise e te harroje gjithè jetèn e mepareshme.

 

C’duhet bere

Qe te mos lihet tè keqesohet akoma gjendja e saj, duhet te merren keto masa :

Te çilet ne çdo katund nga nje shkollè fillore dhe ku shihet nevosa edhe shkolla plotore,(ne katundin Sheper, Hoshteve dhe Lliare eshte e domosdoshme nga nje shkollè femerore)

 

Te ndihmohet bujku ne çfaredo menyre qe mund ta punoje me sistem token e tij, te mirren masa pèr zhdukjen e dhise pse eshte e vetmja kafshe qe demton pemet.

 

Te lidhet me udhe te pakten me nje nga qendrat e aferme.  Vetem ne te tillè mènyre do shpetoje sot Zagorija nga kriza, e neser do  te jete pèr Atdheun nje nga vendet me te pasura dhe nje nga elementet me te çmuar.

 

(Mihal  Dilo Sheperi,”DEMOKRATIA”, 27 Tetor 1930 fq. 2 Nr. 237,

e  Shtune, 8Nentor 1930 fq.4  Nr.274)



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Demokracia asht si peshku... Xhevat Rexhaj: Letër e hapur z. Murat Jashari - përfaqësues i Familjes Heroike Jashari Baki Ymeri: Invazioni sllav në Ballkan sipas një autori rumun Dorian Koçi: Sfida arsimore e Shqipërisë moderne Ardian Ramadani: Marrëveshja e turpit vërtetoi Kosovën kondominium Fahri Xharra: Mbahu nën`o mos kij frikë... Reshat Badallaj: Përse nuk prehet trupi i pajetë i Mevlan Hoxhajt në varrezat e dëshmorëve në Landovicë!? Elida Buçpapaj: Klasa politike e papërgjegjshme - 21 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Ismet Uka: Tani kundër pavarësisë po dalin edhe vet ata qe deri dje ndiheshin krenar për shpalljen e pavarësisë se Kosovës! Sylë Arifi: “Fusnota” dhe Trysnia nderkombëtare, por shteti është mbi të gjitha Gani Qarri: Kosova në mes të referendumit serb dhe fusnotave të BE-së Leon Duhanaj: Mos të vajtojmë fusnotën por t'i shfrytëzojmë aspektet pozitive nga marrëveshja Agron Shabani: Marrëveshja Prishtinë-Beograd në Bruksel dhe reflektimet tona rreth saj... Zejdush Kastrati: Profesioni rrenës! Albert Shabanaj: Pse (s)duhet kjo qeveri!? Fritz Radovani: O Gjergj Ndreca, po i sheh sherrin atij emni!... Skënder Zogaj: Pavarësia në rikthim të pretektoratit ndërkombëtar Xhevat Rexhaj: Kujtojmë vëllazërinë madhështore ndërshqiptare të viteve 1998-1999 Sylejman Pireva: Çfarë po ndodh me Akademikun Qosja?! Edi Rama: Rritja e krimit dhe Ministria e Brendshme

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora