E diele, 28.04.2024, 05:33 AM (GMT+1)

Mendime

Reshat Badallaj: Përse nuk prehet trupi i pajetë i Mevlan Hoxhajt në varrezat e dëshmorëve në Landovicë!?

E marte, 28.02.2012, 08:50 PM


PËRSE NUK PREHET TRUPI I PA JETË I MEVLAN HOXHAJT NE VARREZAT E DËSHMOREVE NE LANDOVICË...!?

Nga: RESHAT BADALLAJ

*Mevlan Hoxhaj, u vra me 14 dhjetor 1998, ne Lugishtë te Hasit, ne pritë nga falangat serbo-çetnike dhe mercenaret rusë

Kohë më parë shkrova shkrimin per Deshmorin e Kombit, Mevlan Hoxhaj, qe u botua ne te gjitha Portalet dhe mjetet e shkruara. Shih per këtë, shoku im i idealit dhe i çeshtjes kombetare, Besnik Hoxhaj, i´a kishte lexuar fjalë per fjalë,prinderve te deshmorit, qe jane akoma ne kembë, xha Tefikut dhe Nenlokes Mejremes. Sic tregon Besniku,burri i Beses dhe i fjales, ata nuk i mbajten lotet,nene Mejremja e fshinte me mafesë. Por,Ajo Nenemadhja qe Mevlanit,í ´a kishte dhene tamlin nga kraherori i saj dhe
ujin bilur të bjeshkeve te Zhurit, me kishte derguar nje AMANET:
"Besnik, mi qo selam Reshatit,qe te bej cmos e eshtnat e djalit tem Mevlanit le tmi bin ne Landovice ku e ka vendin, se nona jam lodh e sun po shkoj ne Drenice me pa. E ketu eshte ma ngate e te shkoje per cdo dite ti qoj lule e uje te krevi, e te cmallem se Mevlani nuk me ka lane as nuse e as femij, e ta kaj te krevi e tja ngjeji te gjitha qe i kam ne zemer. Se nona do te vdes me sy hapen nga malli. Fjalet e kesaj nenloke i nderpreu xha Tefiku, me fjalet qe dilnin nga fyti i Tij te perziera ne vajë: Bollë bre mo se me plase..."
Ehu, burra!
Kur e lexova letren me besoni ne gjak te Kastriotit se shpertheva ne vajë. Une ashtu-ashtu jam i ligë nga zemra! "Toka e lagur vetem pak ujë do",thuhet nga anet tona.
Thash me vete:"Po ku me gjetet mua?" Ngargesë e rendë sa një bjeshkë... Por, amanetin domosdoshmerisht duhet quar ne vend.
AMANETIN NUK E TRETË AS DHEU THONIN KRESHNIKET E LASHTESISË!
Ndaj,unë Reshat Badallaj.kryetar i Shoqates Atdhetare "Gryka e Lumës" me seli ne Hanover te Gjermanisë, i´u drejtohem publikisht:
- ORGANIZATES SE VETERANEVE TE LUFTES SE UÇK-ës,
- FAMILJEVE TE DESHMOREVE TE LUFTES SE UÇK-ës,
- SHOQATES SE INVALIDEVE TE LUFTES TE UÇK-ës,
- PUSHTETIT LOKAL DHE QENDROR DHE
- INSTUTICIONEVE ME TE LARTA SHETRORE :
Qe eshtrat e Deshmorit te Kombit, Mevlan Hoxhaj, te zhvarrosen e te rivarrosen ne varrezat e Deshmoreve ne Landovicë, te prehet qete aty ku e ka vendin dhe ku e meriton. Kjo eshte kerkese e prinderve te Mevlanit,shokeve, shoqates atdhetare "Gryka e Lumës" dhe e zhurianeve.
Deshmori i Kombit, Mevlan Hoxhaj, nuk eshtë i pa krah, nuk eshtë i pazot. Mevlan Hoxhaj nuk guxon te humb pa sheje e pa nishan.

Trupi i Ti, i pa jete do te jete rehat,atehere kur te shkoj te shoket e luftes. Atehere edhe perse i vdekur do t´i shendrit NURI ME SY TE KTHYERË KAH MOLLA E KUQE...
Komandant "Petrit Kodra" - REMZI ADEMAJ, qe eshte ne balle te varrezave,do t´i rreshtonte ushtaret e vet: Hej Ju,zgjohuni dhe shikoni kush po vjen!? Po na vjen becari i Zhurit, Mevlan Hoxhaj. Po ku ishe o trim do te pyeste SALA, luani i Verrinit!?
Vi nga Polaci i Drenices,se atje me kane bere konak. Isha ne roje te gjeneralit-ADEM JASHARIT. Kapedani me dergoi te Ju QE TE BEHEMI GATI PER LUFTEN E MADHE...
Dhe prap do te pyeste komandant "Petriti": A e takove ndonje shok rruges...? Po,po! Por, ata nuk me njohen. Me njohen,por me qeshen,me tallen,nuk me bene as per pese para. E pash "Pablo Eskobarin" me nje zinxhir ari te lidhur si terkuzë rreth qafe,zinxhiri ish tamam si i burrit Gordanes, Tahir Zemes,qe kishte vleren hiq me pak se tridhjete mije euro,keshtu e vlersoi,deshmori Pal Paluca.Takova edhe at shokun tjeter me eskavator qe po na dridhe eshtrat kor kalon ketej pari,nga zinxhiret e rendë.Paj kishin ndertuar hotele e palllate... Hej mazoma keq do te thoshte Xhevati... Degjova edhe me keq, Musa Prushi,spiuni serbiane Luften tone te pergjakshme nuk po e quan lufte po konflikt,kete tradhtar te kombit ku te zeme dhe kemi per ta tredhur,kete langua dhe bir shkine. Po Hashim Agen e ke parë? Ish ba si një pulë ne shi!!!
Ehu burra,po kjo qenka TRADHETI E PER FAQE TE ZEZË DO TE MBYLLNIN MUHABETIN TRIMAT E NENTOKES...
Ata qe nuk kane lexuar per kete deshmor te dalluar,Mevlan Hoxhajn, ju vem ne dijeni se u vra me 14 korrik 1998, ne Lugishtë te Hasit. Ra ne prite ta bandave cetniko-serbiane dhe te mercenareve rusë. U varros ne Polac te Drenices, me 20 dhjetor 1998. Mevlani,u lind ne Zhur, me 9 korrik 1974,nga nene Mejremja e babe Tefiku. Ishte i pamartuar...
Me gjersisht mund te lexoni ne cdo Portal (R.Badallaj)
Shoqata Atdhetare "GRYKA E LUMËS" me seli ne Hanover, ka hise ne kete pune,sepse gjate kohes se luftes ne emer te saj u mblodhen afro njemilion marka dhe nuk e kishte harruar as deren e Tij ne Zhur. Ne te kunderten, neqoftese nuk levizet asgje ne kete drejtim, jemi te detyruar qe vet, ne do te hapim varrin e Mevlanit ne Polace dhe me lesë dhe do ta biem ne Landovice.
ZOTIN DOREZAN!
Nderkaq, me pushtetin lokal, me nder me thane nuk do te merremi,sepse nuk ishte ne gjendje te shkrin ne bronz TRUPIN E KOMANDANT "PETRIT KODRES"- REMZI ADEMAJT, ne Zhur,aty ka i ka ra koka per tokë...
P.S.
Kerkoje nga te gjithe lexuesit,drejtoret e Portaleve, redaktoret e kryeredaktoret,dashamiret e fjales se shkruar,familjet e deshmoreve,bashkatdhetaret... qe te jepni kontributin Tuaj,per te plotesuar AMANETIN E KESAJ NENE. Felemnderit!

Me respekt, RESHAT BADALLAJ, fror 2012



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora