E shtune, 27.04.2024, 09:45 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Tani kundër pavarësisë po dalin edhe vet ata qe deri dje ndiheshin krenar për shpalljen e pavarësisë se Kosovës!

E diele, 26.02.2012, 05:55 PM


Tani kundër pavarësisë po dalin edhe vet ata qe deri dje ndiheshin krenar për shpalljen e pavarësisë se Kosovës!

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

Tani po ma përkujton kohen e ndryshimeve të kushtetutës te vitit 1974 kur Serbia mori qëndrim për ndryshime kushtetuare ne vitin 1989 ku ne krye te komisionit kushtetuar të Kosovës u emëruan dy ekspert eminent,te jurispodencës Kurtesh Salihu dhe Syria Popovci dhe e kundërshtonin serbin me krejt çenjënë e tyre qe kishte vendos ti rrënoj kushtetutat e krahinave ku publikisht deklaronin se  kushtetuta  e krahinave autonome do të avancohen e as sesi nuk do të lejojmë  qe  te degradohen qe për këto deklarata e kishin edhe përkrahjen e popullit. Mirëpo qa ndodhi Serbia për këto deklarata te tyre ua futi thikat te dyve ne tul dhe sa here qe nuk u bindshin qe kushtetuta e krahinës se Kosovës te degradohet deri ne një statut qe do ti ngjante një statuti te një komune ne Serbi. Serbia këtyre dy ekspertëve javë shtynte thikën drejt ashtit,kur te ta u krijuan dhimbje te pa durueshme pranuan qe kushtetuta e Kosovës te eliminohej fare deri në atë masë qe statuti i tani i Kosovës nuk do ti ngjante ma statutit te një komune po edhe ma poshtë doti ngjet statutit te një bashkësie lokale.

Mirëpo tani këta dy ekspertë te frikësuar nga dhimbjet e mëdha qe javë shkaktonte thika e ngulur ne tul duke javë shty drejt ashtit e mbronin pajtimin e vet me ndryshimet se Kosova nuk po hup asgjë me këto ndryshime humbësi i vetëm i këtyre ndryshimeve dot jetë nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Sepse besimin ton si popull e komb deklaroheshin se do të ja falim LKJ-ës qe të drejtat tona te jen nën mbi këqyrjen e LKJ-ës. Pra dhuna fizike dhe psikike bëri qe kushtetuta e Kosovës te degradohet nga te njëjtit njerëz qe u zotuan qe kjo kushtetutë do të avancohet, dhe degradimin e saj e mbrojtën me krejt potencialin e vet intelektual dhe skajshmërisht u bën horën e alemit qe ma kurrë kush si ka pa ne opinion,publik.

Tani e njëjta gjë po i përsëritet popullit te Kosovës me kit udhëheqjen e re çështjen e Kosovës dhe statusin e saj e kanë shenduar ne biznes për diskutime te Vjenës i renduan gjepat me euro nga buxheti i varfër i Kosovës,por u kthyen me një kushtetutë shumë ma te dobët se ajo e vitit 1974 qe tani këta ne ven te partisë  ja falen besimin Atisarit qe kushtetutën qe i përcakton te drejtat e popullit te Kosovës Atisari duke e sjell ne paket,me hapjen e kësaj pakete te nganjëzllyre u ndan vetëm pjesëmarrësit ne negociata duke u ngut qe  ta   mbrojnë  mirë qëndrimin vet disa qe veten e quajnë ekspertë te judiktaturës rreth kushtetutës u deklaruan se Kosovës dhe popullit te saj ja sollëm një kushtetutë ma moderne ne Evropë se me kit kushtetutë Kosova po e fiton pavarësinë e plot si dhe pakicave u garanton te drejta qe asnjë pakicë këto te drejta nuk i gëzon ne regjion. Pra edhe u deklaruan se ata qe janë kundër kësaj kushtetute ata janë kundër Kosovës ,popullit te saj dhe miqve ndërkombëtar duke harrua se kushtetutat si zakonisht aprovohen me an te referendumit qe as ne kohen e monizmit kushtetutat nuk  aprovoheshin ne paket. Tani kohen e fundit u lajmërua një problem shumë i rënd problem po paraqet çdo here emri i Kosovës si Republikë në at mes ku po u gjenkan Serbia e Kosova bashkë siç janë konferencat regjionale te shteteve. Tani Kosovës po i kërkohet qe me emër te Republikës mos te jetë prezentë aty ku është prezentë Serbia por ven emrit republikë te përdoret rezoluta 1244 qe shumë vite ma par kur Kosova u shpall shtet udhëheqja e Kosovës qe deklarua se kjo rezolutë tani veç është e tejkaluar dhe për Kosovën nuk paraqet kurfar rëndësie. Por edhe dy javë tani më par kur Serbia e qiti si kusht qe ne ven emrit Republikë Kosova ta përdor rozuluten1244 se ne te kundërtën Serbia nuk dot marr pjesë ne as një konferencë ndërkombëtare dhe regjionale ku Kosova përfaqësohet me emrin Republikë. Udhëheqja e Kosovës u zotua se emri Republikë dot jetë i pa zëvendësueshëm se rezoluta  ne juridiksionin e Kosovës dot jetë e pa kthyeshme dhe rezoluta tani më kaherë për Republikën e Kosovës është e tejkalueshëme . Por për çudi te njëjtit njerëz brena dite e ndërruan qëndrimin dhe ne ven qe Kosova te përfaqësohet me emrin Republika e Kosovës qeveria murr qëndrim qe Kosova te përfaqësohet me rezolutën 1244 qe duke e mbrojt ketë qëndrim te vetin deklarohen se te gjithë ata qe s’pajtohen me heqjen e emërtimit Republika e Kosovës gjatë pjesëmarrjes ne konferenca ku merr pjesë edhe Serbia ata janë anti evropianët edhe anti Amerikanët ma te mëdhenjtë .Tani  një shuplak e rënd mbi shtetin dhe shtetasin e Kosovës nga vet ata qe Kosovën e shpallen Republikë,dhe e miratuan edhe kushtetutën ne bazë te planit te Ahtisarit ne te cilën kushtetutë Kosova emërtohet si Republikë por tani arsyeja e heqjes dorë nga përfaqësimi i Kosovës me emrin Republikë nuk po dihet .Por qa po dihet e  morëm vesh qe tani e tutje si dikur qe udhëheqja e monizmit ja dha besimin PKJ-ës me na trajtua tani udhëheqja e tanishme e hoq besimin nga kushtetuta e Kosovës dhe ja dha besimin rezultues 1244 me na trajtua ne konferencat regjionale dhe ndërkombëtare pra aty ku merr pjesë Serbia nuk guxon te jetë prezentë shtetësia e Kosovës,sepse sipas ndërkombëtarëve Serbia koka një republike një rëndësie te veçante për regjionin ku gjendet kurse Kosova nuk qenka  asgjë puna e saj, dhe nuk ka rëndësi si quhet .Krejt këto ndryshime e pranime te këtyre banaliteteve politike ne dit te sodit dikush po i bën ne emër te popullit dhe te demokracisë por le ta din te gjithë se populli për emërtimin e Kosovës me emrin Republikë luftoj ma shumë se njëqind vjet dhe derdhi gjak për kit emër deri ne ditët e sodit e ata qa po u bien shuplak pavarësisë se Kosovës dhe duke e hekur emërtimin e Republikës për hatër te kujt do qoftë herë do kurdo dot përgjigjen para popullit.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora