E diele, 28.04.2024, 05:01 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Fusnota dhe hipnotizimi i shoqërisë përball pushtetit

E premte, 02.03.2012, 08:58 PM


REFLEKSE

 

FUSNOTA DHE HIPNOTIZIMI I SHOQËRISË PËRBALL PUSHTETIT

 

NGA FATON MEHMETI

 

Se negociatat me Serbinë ishin  në favor të saj , u deshmua me marrëveshjen e fundit, në të cilën Kosova do të përfaqesohet me fusnotë në takimet e ndryshme rajonale. Kosova do  paraqitet me  fusnotë, e cila e  përcakton statusin e saj si ende të pazgjidhur dhe si rezultat edhe njohjet pritet të shënojnë rënie .Serbia perfitoi kandidaturën për në BE , dhe arriti te rikthejë rezolutën 1244 si bazën ligjore mbi të cilën funksionon ‘’shteti’ i Kosovës, pasi kjo rezolutë nuk e përcakton Kosovën si shtet, por si territor që nuk e ka të definuar ende statusin e  saj. Edhe ministrat e BE me rastin e dhënies së kandidatures Sërbisë , përshendeten këtë marrëveshje‘’pa e paragjykuar statusin e Kosovës’’ që nënkupton se Kosova ende nuk njihet si shtet për BE, edhe si rezultat i 5 vendeve të saj që nuk e kanë njohur,por edhe rezultat i marrëveshjës me Serbinë Fusnotë. Kjo marrëveshje nuk ka  afat se deri kur Kosova do përfaqësohet me fusnotë, pasi ne palanin afatgjatë kjo do të paraqiste pengesë per anëtaresim në BE dhe ne OKB, pasi as BE dhe OKB nuk pranojnë në gjirin e saj vendet qe nuk janë shtete,që që kjo marrëveshje e vë si te pazgjidhu statusin e Kosovës.

    Heqja e termit “Republikë”, me te cilën edhe Kosova u shpall shtet më 17 shkurt, nënkupton heqjen dorë nga deklarata e Pavarësisë. Qeveria nuk ka guxuar qe pa u votuar ne kuvend një marreveshje e tillë me Serbinë të nënshkruhet.

Serbia do te vazhdojë te sfidojë Kosovën, dhe për këtë do të ketë edhe legjitimitetin e marreveshjes, e cila e  përcakton Kosovën si rast  ende i pazgjidhur. Pra kemi rikthim mbrapa. Ajo çfarë Kosova do të perfitojë nga kjo marrëveshje do të jetë procesi i stabilizim- asocimiet me BE, dhe mundësia që sa më parë të bëhet liberalizimi i vizave. Para se të bëhet kjo e fundit , qytetarët e vendit kanë nevojë që të kemi ngritje të ekonomisë dhe mirëqenies sociale pasi fatkeqësia më e madhe në këtë mes qëndron ne faktin se tani me liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është shndërruar si munësi për të emigruar drejt vendeve të ndrzshme perendimore se sa një liri të lëvizjës turistike. Dhe krejt kjo si rezultat i keqeverisjës, ku korrupsioni është në nivel të lartë , papunësia në shifret alarmante dhe nepotizmi në çdo segment të jetës.

Kjo qeveri duhet të përqpiqtë e të bëj reforma të cilat do të ndikonin në  përmisimin e  jetës së qytetarëve, para se të mendojë për liberalizimin e vizave aq më tepër si këmbim që vendit t’i hiqet termi Republikë.

 

Hipnotizimi i shoqërisë përball pushtetit

 

Reagimi i shoqerise civili nuk ka qenë ne ato përmasa , që rëndom ndodh në vendet e ndryshme perendimore veçanërsisht në raste të ndieshme dhe jetike për qytetarët e vendeve të tyre, sic ndodhi me ne, në rastin e nënshkrimet të kësaj marrëveshje me Serbinë. Përveç lëvizjes “Vetëvendosjes !”, dhe reagimeve të buta nga opozita  kosovare,cdo gjë shkoi pa bujë të madhe. Ajo që është për t’u shqetësuar është apatia apo hipnotezimi i shoqërisë deri në atë nivel sa edhe po të pshurrësh shqiptarin do thotë “ishalla po bjen shi.”

Duket se qëllimi i cdo pushteti është të ketë një shoqëri të tillë mosreaguese, pasi do i kenë duart e lira për të bërë cfarë të duan dhe si të duan, pa qarë kokën fare për qytetarët . Në anën tjetër duke mbushuar xhepat e tyre dhe vazhimin e jetës luksoze në vendin më të varfëer të rajtonit. Derisa të kemi shoqëri të tillë hiponotizuese dhe qeverisja e të tillë.Padyshim se vendin e parë për nga varferia do e mbajmë dhe për një kohë të gjatë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora