E diele, 28.04.2024, 06:48 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Përse i duhet Shqipërisë një President nga komuniteti Ortodoks

E enjte, 01.03.2012, 08:59 PM


Përse i duhet Shqipërisë një President nga komuniteti Ortodoks

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Sikurse e shohin të tërë ata që kanë mënd në kokë një nga faktorët e mungesës së stabilitetit politik    Shqipëri është përjashtimi i komunitetit ortodoks nga drejtimi i balancuar i shtetit  shqiptar gjë që ka influencuar direkt në ashpërsimin e luftës politike krahas elementëve të tjerë    të rëndësishëm që mesa duket ende për një kohë të gjatë nuk do të plotësohen sigurisht edhe të 12 kushtet e vëna nga  BE. Dihet që treshja pushtetmbajtëse Berisha –Topalli- Topi ka shkaktuar një destabilitet jo vetëm virtual por real.

Në historinë e Shqipërisë vetëm në një rast janë  balancuar 3 pushtetet kryesore dhe pikërisht në vitet e para të post demokracisë pas vitit 1992-1997 kur Presidenti i atëhershëm Berisha, vendosi Pjetër Arbnorin Kryetar të Kuvendit dhe si Kryeministër Aleksandër Meksin, Shqipëria eci deri diku mirë dhe e stabilizuar deri në momentet kur sic thuhet `kur shejtani punë s`ka- merret me shqiptarët`-  Presidenti i vendit disbalancoi pushtetet duke u përpjekur të mbivendoset dhe të dëmtojë marëdhëniet me SHBA dhe FMN dhe duke krijuar pa dashur krizën e firmave piramidale dhe shpërbërjen e shtetit.

Nga ana tjetër dihet që në Shqipëri në dallim nga lufta e ashpër politike, në dallim nga anarkia që rrethon  jetën sociale, në dallim nga mos funksionimi sic duhet i pushtetit gjyqësor në të cilin në vend të emblemës klasike të perëndeshës së verbër THEMIS me peshoren e ekuilibruar në dorë, - në Shqipëri është duke drejtuar shejtani i cili vazhdon të shkundë brekët maleve, fushave liqeneve, lumenjve, dhe detrave të Shqipërisë që nga 1912 e këtej,- komunitetet fetare bashkëjetojnë në një tolerancë të shëndetëshme dhe të plotë. Kjo jo vetëm për shkak se fetë e ndryshme janë të së njëjtës etni, asaj shqiptare por edhe sepse një nga karakteristikat e bukura shqiptare që ende ka mbetur është shpirtmadhësia dhe toleranca ndaj mendimit religjioz tjetër duke respektuar fenë e tjetrit por duke respektuar dhe ndërgjegjen religjioze të tij.

Sikur të mos jemi i njëjti popull që voton politikanët e tij, politika vazhdon të përfaqësojë anën më të errët, më të keqe dhe më zhgënjyese të karakterit të politikanëve shqiptarë të cilët sidoqoftë po tregojnë sesa hipokrite dhe sesa të pa-aftë janë për të vendosur Shqipërinë në binarët e duhur për ta cuar trenin e Shqipërisë drejt integrimit në Europë.

Mendoj se këtu ashtu sikundër e thashë dhe më sipër, një rol negativ po luajnë disa faktorë të brëndëshëm dhe të jashtëm të cilët nuk e duan stabilitetin e Shqipërisë duke ndikuar fuqimisht dhe jo haptaz në mbajtjen e cekuilibruar të balancit të politikës shqiptare, të pushteteve në Shqipëri, dhe duke vazhduar përpjekjet për të mbajtur në tension të dy krahët e politikës shqiptare të cilat mesa duket janë një derivat i kontradiktave të hershme të dy klaneve të fuqishme që kur u krijua Shqipëria: klasës së pasur pro-turke dhe klasës së mesme pro-perëndimorë, në kohën e `diktaturës së proletariatit`  politikanëve ekstremistë të majtë në të cilën u përfshinë dhe një pjesë e mirë e pro-perëndimorëve (!?), me klasat e pasura të cilat nga halli përqafuan perëndimin. Sot në periudhën e demokracisë (më mirë pseudodemokracisë) kjo luftë armiqësore politike vazhdon në formën e spektrit politik të majtë me spektrin politik të djathtë të cilët përfaqësojnë reminishencat e dikurshme politike por me emra të tjerë- në një kontrast të plotë harmoninë fetare e cila pasqyron një realitet krejt tjetër me politikën. Në këtë luftë gjithashtu e ka pësuar gjatë gjithë kohërave një shtresë e vecantë  e cila përkrahet dhe mbështetet fuqimisht në vendet perëndimore dhe ato të zhvilluara: shtresa intelektuale. Është e vetmja shtresë e klasës së mesme që në Shqipëri e cila është mbajtur nën kontroll nga politika. Përse? Sepse nëse kjo shtresë duhet të drejtonte vendin sipas meritokracisë dhe teknokracisë Shqipëria do kishte plotësuar disa vite më parë kushtet e integrimit të vendosura nga BE.

Fatkeqësisht një nga pikat në të cilat është goditur Shqipëria, së bashku me mos balancimin e pushteteve sipas përfaqësimit religjioz a qënë dhe mbetet shtresa e inteligjencies. Që nga koha e pavarësisë dhe deri më sot inteligjencia nuk ka drejtuar vendin por vendin e kanë drejtuar individë të zgjedhur nga klanet e fuqishme të fqinjëve të cilët kanë patur dhe kanë sigurisht edhe sot e kësaj dite klasën drejtuese apo sic mund të thuhet pa frike duke e konvertuar ne para- klasën e pasur shqiptare.

Të dy këto faktorë, mungesa në drejtimin e vendit e inteligjencies meritokrate dhe teknokrate si dhe drejtimi i pushteteve nga përfaqësues të të tre komuniteteve më të fuqishme fetare në vend anë bërë që Shqipëria të mos ketë stabilitet politik  dhe klasa politike shqiptare të jetë tejet hipokrite kur vjen puna në argumentat dhe servilizmin ndaj të huajve (BE , SHBA) dhe drejtimin e vendit totalisht nëpërmjet mos-zbatimit të ligjit dhe të kushtetutës nga ana tjetër.

Ashtu sikundër do të me jepnin të drejtë njerëzit e pa-anshëm dhe të ekuilibruar kur vjen fjala për arsyet se përse nuk mund të plotësohen kushtet që ka vënë BE për integrim, dhe në këtë pikë roli kryesor në realizimin e këtyre kushteve do të luante inteligjencia teknokrate dhe profesioniste,- ashtu do të më jepnin të drejtë kur argumentohet problemi më në përgjithësi se përse gjithmonë në Shqipëri një nga komunitetet fetare gjithmonë nuk përfqësohet në drejtim (o katolikët si në kohën e komunizmit ose ortodoksët në kohën e demokracisë), duke shkaktuar cekuilibrim të pushteteve për shkak të mos përfaqësimit si duhet të inteligjencies së komuniteteve religjioze në drejtimin e vendit.

Me këtë rast dikush mund të thotë së ja e kemi patur z. Nano përfaqësues të ortodoksisë, në shuam raste. Unë mund t`ju them se z. Nano është përfaqësues tipik i ateistit, ashtu sikundër mund të jetë Berisha, por mund të theksoj se padyshim balancimi i pushteteve ashtu si në vitet 1992-1996/7 do të krijonte jo vetëm një miratim nga BE dhe SHBA, por do të zbuste sado pak klimën tejet të ashpër politike në vend , krahas masave të tjera që do të mund të ndërmerreshin.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rexhep Shahu: Patriotët tallava dhe udhat e kombit Evi Kokoshi: Te perpiqemi te ndertojme vatanin me vlera reale Fritz Radovani: Demokracia asht si peshku... Xhevat Rexhaj: Letër e hapur z. Murat Jashari - përfaqësues i Familjes Heroike Jashari Baki Ymeri: Invazioni sllav në Ballkan sipas një autori rumun Dorian Koçi: Sfida arsimore e Shqipërisë moderne Ardian Ramadani: Marrëveshja e turpit vërtetoi Kosovën kondominium Fahri Xharra: Mbahu nën`o mos kij frikë... Reshat Badallaj: Përse nuk prehet trupi i pajetë i Mevlan Hoxhajt në varrezat e dëshmorëve në Landovicë!? Elida Buçpapaj: Klasa politike e papërgjegjshme - 21 vjet pas rrëzimit të shtatores së diktatorit Ismet Uka: Tani kundër pavarësisë po dalin edhe vet ata qe deri dje ndiheshin krenar për shpalljen e pavarësisë se Kosovës! Sylë Arifi: “Fusnota” dhe Trysnia nderkombëtare, por shteti është mbi të gjitha Gani Qarri: Kosova në mes të referendumit serb dhe fusnotave të BE-së Leon Duhanaj: Mos të vajtojmë fusnotën por t'i shfrytëzojmë aspektet pozitive nga marrëveshja Agron Shabani: Marrëveshja Prishtinë-Beograd në Bruksel dhe reflektimet tona rreth saj... Zejdush Kastrati: Profesioni rrenës! Albert Shabanaj: Pse (s)duhet kjo qeveri!? Fritz Radovani: O Gjergj Ndreca, po i sheh sherrin atij emni!... Skënder Zogaj: Pavarësia në rikthim të pretektoratit ndërkombëtar Xhevat Rexhaj: Kujtojmë vëllazërinë madhështore ndërshqiptare të viteve 1998-1999

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora