Mendime
Sylë Arifi: ''Hetimet absurde'' në rastin Fatmir Lima !?
E enjte, 03.11.2011, 07:58 PM
''Hetimet absurde'' në rastin Fatmir Lima !?
Nga Sylë Arifi, avokat-publicist
Pse, po kamuflohet Hetimi nga ana e EULEX-it ndaj ish-ministrit të Transporteve Fatmir Lima lidhur me kinse dyshime për vepër penale për keqpërdorim të 80 milionë eurove në këtë ministri gjatë mandatit të tij. Pra, qartë shihet qëllimi i disa qarqeve jo vetëm vendore por dhe atyre ndërkombëtare, pa asnjë provë konkrete, po bëjnë skenarë dhe hapje procedurash për këtë personalitet politik, institucional, ushtarak dhe mbi të gjitha kombëtar, vetëm për ta larguar nga pushteti në Institucionet Shtetërore të Kosovës.
Kënd po e pengoja ky hero i gjallë i Shqiptarëve !
Sigurisht se edhe në ekipet e hetuesve ndërkombëtar siq është deklaruar publikisht dit më parë, ish-oficeri i EULEX-it, Troj Vilkinson , duke thënë për nismat-veprimet sa për ta fajësuar me gjdo kusht z.Limaj për çfarëdo veprash penale. Ai ka konfirmuar edhe për RTK-n, se hetimet ndaj Limajt kanë nisur pa asnjë provë dhe se është krijuar një përshtypje në ekipin e hetuesve se ky rast i takon një agjende politike, ende pa u shpjeguar për faktet dhe rrethanat e deponuara nga hetimet e e zbatuara deri me tani. Gjithashtu, ai shpjegon edhe anën teknike, se ai nuk ka parë fakte apo argumente ligjore për ni akuzë të tillë ndaj z.Limaj, se nuk ka pasur asnjë provë, e cila është gjetur me këtë rast. Para, zyrtari konfirmon se këtyre hetimeve ku ka qenë i përfshirë në takimet me prokurorë dhe shefat e tij nuk ashtë bindur se ka fakte bindes për ta vënë para çfarëdo përgjegjësie penale z.Limaj. Ky fakt arsyetohet edhe nga takimet direket që thotë se i kemi dëgjuar nga prokurorja e rastit Zabel Arnal, e cila ka thënë se nuk i intereson a ka prova, a jo, duke shtuar se ajo e donte Fatmir Limaj në burg, se ajo këtë ia ka thënë edhe shefit tim dhe shefit për krime të organizuara, se ka insistuar më shumë se një herë që Limaj të arrestohej. Gjithashtu, konfirmon se ka pasur shumë njerëz që e kanë dëgjuar këtë, duke shtuar se jo vetëm unë, por mendon se ata kanë frikë të dalin jashtë dhe të tregojnë se çka kanë dëgjuar, sepse frikësohen se humbasin punën, apo çfarëdo motivi tjetër ka thënë zyrtari Vilkinson sh Oficer i EULEX-it.
Zyrtari,Vilkinson duke reflektuar guxim qytetari dhe zyrtari në këtë deklarim publik lidhur me rastin Limaj e lidh me agjendë politike të disa qarqeve dhe me presionet që kanë ardhur, duke mos dashur ti specifikojë se kush i kishte bërë presion prokurores Izabel Arnal, e cila ka insistuar me çdo kusht që ta arrestoni z.Limajn! Është e qartë, se Prokuroria e donte Limajn në burg, ka thënë Vilkinson, ish oficer i policisë në Departamentin Ekzekutiv për krim të organizuar, krime lufte dhe terrorizëm në kuadër të EULEX-it. Ja se çfarë donë të thotë në demokracinë e avancuar edhe personalitete të tilla zyrtare marrin guxim jo vetëm qytetar por edhe ligjor për ta deklaruar mendimin dhe vlerësimin e vetë nën përgjegjësin publike sipas të gjitha Ligjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave qytetare kudo që paraqet nevoja, siç e kemi dhe rastin e z.Limaj i cili po tentohet të fajësohet me gjdo kusht.
Për rastin konkret, oficeri shprehet i gatshëm që të dalë edhe para gjykatës dhe të japë deklaratën e tij duke e argumentuar me fakte, se në rastin Limaj nuk është gjetur asnjë provë. Gjithashtu, deklaron se në serverët e Ministrisë së Transportit, që ishin konfiskuar nga EULEX-i,
nuk ishin fshirë siç ishte deklaruar më herët.
I gjithë, këti skenari i ka parapri një fushat e pa parë ndoni here kur me të gjitha mjetet është tentuar që z.Limaj ta komprimentonin, tani jo vetëm me akuza absurde për të cilat ni here është shpall i pafajshëm në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës, por ju qpifën edhe veprime tjera të llojit të vetë sa ishte në mandatin e ministrit në Qeverinë e Kosovës. Mjerisht kësaj fushate nuk i ka munguar edhe skenari i qarqeve vendore, duke u folur dhe përfolur e gjithë puna dhe angazhimet e tija për luftën çlirimtare si ni hero i gjallë duke tentuar ta njollosin me çfarëdo shpifjesh, deri dhe në përpunim të dëshmitarëve siç e kemi të freskët rastin e dëshmitari të quajtur „X“ po ashtu janë bë vazhdimisht shpifje për çfarëdo lloi shumash prej milionave se kinse ai i ka keqpërdorur ne mandatin e tij prej ministri, duke e përfolur edhe familjen tij të ngushtë. Shpifësit, e tillë janë mëkatar para Zotit dhe popullit sepse një të ardhme të shpejt do të vërtetohet e kundërta se Fatmir Lima është i pastër si loti, se personalitetet e tilla i duhen proceseve që po i kalon Republika e Kosovës në përpjekje të vazhdueshme për ta ba realitet të prekshëm sovranitetit ton shtetëror në të gjithë hapësirën territoriale me perspektive që sa më parë të jemi antar i OKB-s.
Fatmir Lima deputet i Kuvendit të Kosovës, nënkryetar i PDK-s, njeri nga më të votuarit nga zgjedhjet e përgjithshme, tani për të gjitha çudirat se si po na ndodhin sidomos me ish luftëtaret e luftës çlirimtare, komandantet e UQK-s, dhe me heroit e gjallë siç janë Fatmir Lima dhe Ramush Haradinaj po mbahen padrejtësisht në arrest, nën akuzën absurde për krime lufte. Fushatat e tilla janë duke na kushtuar me vonesa në Shtet ndërtimin e Kosovës. Pra, akuzat e tilla nuk do të ndërpriten në qoftes Insitucjonet tona nuk reflektonin guxim më shtetëror për ti dhanë fund këtyre fushatave dhe skenarëve që kanë për qellim ta dëmtonin historinë ton çlirimtare dhe Shtet formues.