Mendime
Aurel Dasareti: Në trevat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë
E enjte, 03.11.2011, 07:58 PM
Në trevat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë
Ka shumë reagime negative për “Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri”. http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/11457.html
Pajtohem. Megjithatë bëjë pyetjen: a thua vallë shqiptarët e FYROM-it që në kohën e fundit kanë filluar tjetërsimin, klonimin (asimilimin) në aziatik e gjithçka tjetër, duke harruar rrënjët e veta, janë të motivuar nga ndjenjat kombëtare apo fetare? Shumica e tyre kanë motivime fetare e aspak kombëtare, - po ju them unë.
Nga Aurel Dasareti, Arizona
Argumente:
- shqiptarët mysliman të FYROM-it, për shkak të fanatizmit fetar, përkundër faktit se janë vëllezër dhe motra të një gjaku e gjuhe, nuk janë martuar me shqiptarët e fesë ortodokse të këtij shteti artificial, ashtu që, këta të fundit, duke qenë të izoluar në oaza të vogla dhe duke mos dashur të martohen me një të fisit, janë detyruar të martohen me sllavofolës. E tash shqiptarët mysliman i përbuzin dhe hidhërohen përse të tillët u asimiluan.
- shqiptarët mysliman të FYROM-it aspak nuk brengosen për martesat e vajzave të tyre me arab, turq, afrikan, aziatik, vetëm mysliman të jetë dhëndri
- shqiptarët mysliman të FYROM-it, shumë prej tyre, pa nevojë dhe arsyetim, përdorin gjuhën turke si gjuhë amtare përkundër faktit se në damarët e tyre nuk kanë asnjë miligram të gjakut turk
- shqiptarët mysliman të FYROM-it, shumë prej tyre, nuk e pranojnë si të veten as Nënë Terezën, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Pjetër Bogdanin etj., nuk e pranojnë si të vetin asnjë shqiptarë tjetër që nuk është mysliman, respektivisht as që më pranojnë mua që jam katolik, përkundër faktit që edhe me vepra kam treguar se jam shumë më shqiptarë se ata në të gjitha aspektet, si edhe gjuhën e flas më mirë se ata. Që kjo marrëzi dhe tragjedi kombëtare të jetë edhe më e madhe, sllavofolësit po i adoptojnë dhe i bëjnë për vete të gjithë heronjtë tanë që përbuzen nga shqiptarët mysliman. Dhe, rezultati është katastrofë: vetë shqiptarët mysliman ia shesin falas historinë e vet armikut, ashtu që atyre u japin identitet se gjoja ata nuk kanë ardhur prej Karpateve si pushtues, respektivisht, se janë shqiptarët e FYROM-it që kanë ardhur nga Azia. Kështu i bie kjo o ju të gjorë që nuk kuptoni asgjësend.
- shqiptarët e FYROM-it me konvertimin në islam, ia dhuruan kishat ortodokse sllavofolësve
- shqiptarët e FYROM-it ia dhuruan teshat kombëtare legjendare sllavofolësve si psh tirqit dhe plisin
- shqiptarët e FYROM-it me konvertimin në islam i ndryshuan pa nevojë emrat pellazg-ilir-shqiptar dhe adoptuan emra arab, turk, iranian
Shumica e shqiptarëve të FYROM-it janë më aziatik se vetë aziatikët sepse janë tjetërsuar në mënyrë të tillë sa që janë izoluar nga çfarëdolloj kundërveprimi i të afërmit, janë të paaftë për çfarëdolloj kundërveprimi moral.
Dhe, bash ata hoxhallarë që bëjnë ndasia fetare me predikimet, rrenat e tyre dhe haxhilerë antikombëtar që prej haxhillëkut sjellin me vete kapuça aziatike duke ua shpërndarë rinisë tonë falas, nuk qitën asnjë pushkë kundër komitëve “maqedonë” që masakruan popullsinë tonë atje në vitin 2001, por edhe në Brodec 2007 etj. Pse nuk qitën pushkë? Sepse i frikohen okupatorit. Nuk fitohet liria vetëm duke u falur nëpër xhamia, jo, ajo fitohet në terren, kurse pastaj në tavolinë vetëm miratohen kushtet e atij që e kishte pushkën më të mprehët. Ua kujtoj myslimanëve të devotshëm të FYROM-it që vet Kurani thotë të luftosh për Atdhe, të sakrifikosh edhe jetën për të e jo të ikësh prej shtëpie me bishtin ndër vegë e të kalosh për në Prizren sa krisi pushka e parë me 2001. Arabët janë myslimanë, por më së pari janë libian, egjiptian, tunizian, sirian...a e patë se si luftuan për vatan? Vetëm se ata luftojnë për të vetin, e ju e keni vetëm me fjalë, llomotitni duke propaganduar vlerat e huaja.
Le të turpërohen dhe të mbledhin mendjen sa nuk është derdhë kupa; - ata që gjejnë vetveten në këtë analizë shumë të thjeshtë dhe pa dorëza. Respekt për atdhetarët e mirëfilltë.
Secili që dëshiron mund të beson në Zotin e vet ose të mos beson fare, por në trevat shqiptare do të mbrohen njerëzit e jo Perënditë