E hene, 10.02.2025, 10:46 PM (GMT)

Mendime

Lavdrim Lita: Censusi i lumturisë

E enjte, 03.11.2011, 07:59 PM


Censusi i lumturisë

 

Nga Lavdrim Lita

 

E çuditshme por e vërtetë. Një ndjenjë si “lumturia” që ka pasur shumë komente dhe ka mbushur mijëra faqe me citate nga Platoni, Aristoteli, Epikuri dhe deri tek Frojdi, po tentohet të matet në shkallë të gjerë. Kjo gjë po ndodh në ishullin e Britanisë së Madhe. Sepse qeveria Britanike nuk kërkon vetëm votën, domethënë, mbështetjen e qytetarëve të saj. Por mbi të gjitha kërkon të jenë të lumtur, apo të dijë nëse janë apo jo. Për këtë arsye kryeministri Britanik ka vendosur të lëshojë një “census mbi lumturinë”, (General Wellbeing Index o Gwb) me një listë prej dhjetë pyetjesh, që do t’i dërgohet qytetarëve të Britanisë së madhe për të matur, pikërisht, “indeksin e lumturisë”. A jeni të lumtur më jetën tuaj? Jeni të kënaqur me gruan (ose me burrin tuaj)? Si e gjykoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor? A keni një punë dhe a jeni të kënaqur? A keni pasur një arsimim të mirë? A keni besim mbi politikanët kombëtarë dhe ato lokalë? Këto janë pak a shumë pyetjet kryesore të censusit “cool british”, të cilët i shtohet të tjera mbi ekonominë dhe ndotjen, pyetje që vijnë nëpërmjet statistikave kryesore.

Shteti Britanik ka shpenzuar dy milion sterlina dhe gati një vit përgatitje për këtë sipërmarrje të pazakontë. Kurse opozita laburiste thekson se është një humbje kohe dhe paraje. Por konservatori Kameron, duke marrë rekomandimet e dy laureatëve Nobel për Ekonominë (Joseph Stiglitz dhe Amartya Sen), është i bindur që përparimi i vendit të tij nuk matet vetëm në logjikën e prodhimit të brendshëm bruto apo me indeksin e papunësisë, por si dhe sa qytetarëve janë në gjendje për të shijuar jetën. Një mënyrë për të sjellë në Europë “të drejtën me qenë i lumtur” që një popull optimist, dhe ndoshta pak naiv, si amerikanët që kanë dashur ta shkruajnë, pikërisht, në Kushtetutën e tyre. Pak problem është se “dhjetë pyetjet mbi lumturinë” janë botuar fiks në ditën në të cilën dalin shifrat e reja të ecjes, me hapa të ngadaltë, të ekonomisë. Keqdashësit thonë se kryeministri britanik shpreson kështu të fshehë ngadalësimin ose recesionin ekonomik, me ca fjalime të bukura mbi të pritshmen e bukur dhe mbi nevojën për të kapur optimizmin.

Gjithashtu ky projekt ka qenë i dashur për kryeministrin Kameron. Disa vite më parë gjatë një konference të kompanisë gjigante “Google”, domethënë, kur ishte në opozitë: “lumturia nuk vlerësohet në Bursë. Lind nga bukuria që na rrethon, nga cilësia; nga kultura jonë dhe nga forca e marrëdhënieve tona”. Kur erdhi në Pushtet, lideri i Tory, kaloi nga fjalët në vepra. Sigurisht David Kameron ka pasur paraardhës të ndritur. Për shembull politikani vizionar Bob Kenedi në vitet 60’ në Amerikë (kur në Shqipëri u prish me BS dhe u lidh me Kinën, dhe Enveri shpalli Shqipërinë Shtetit i parë Ateist bë botë) thoshte para se të vritej “të heqim dorë nga matja shpirtin kombëtar amerikan, sipas indeksin të Bursës Dow Jones dhe matjes së përllogaritjes së prodhimit të brendshëm bruto”. Po kështu para ca vitesh Presidenti Francez, Sarkozi ngriti një komision të kryesuar nga Joseph Stiglitz dhe Amartya Sen për të tejkaluar katalogimet tradicionale të pasurisë dhe të përqafonin idenë e lumturisë si “radari” i ri i shoqërisë. Prandaj Kameron është rreshtuar në traditën e këtyre personazheve të rëndësishëm. Me shumë siguri statistikat do të zbardhin ndonjë të papritur jo të kënaqshme. Megjithatë indeksi i lumturisë mund t’i shërbejë qeverisë së tij për të kuptuar problemet e vendit dhe humorin e qytetarëve të zakonshëm. Një hap interesant dhe mbi të gjitha i guximshëm.

***

Sakaq dy ditë më parë në Shqipëri u mbyll zyrtarisht procesi i censusit, domethënë, regjistrimit te popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Sipas Ines Nurjes, Drejtoreshë e Institutit të Statistikave (INSTAT), “ky proces ishte i rregullt dhe sipas parashikimeve. Do të ketë edhe një procedurë post-Census, i cili do të bëhet gjatë muajit nëntor”, duke shtuar se do të ketë verifikime.

Mirëpo pas mbylljes së procesit mund të thuhet se ky ishte censusi i parë i popullsisë dhe i banesave realizuar prej vitit 1938. Debatet e shumta dhe të kota mbi deklarimin e etnisë dhe fesë u ushqehen prej paranojave dhe frikërave atavike. Prej të vërtetës veç gënjeshtra ka frikë. Shqipëria sot është anëtare dinjitoze e strukturave euro-atlantike dhe kësisoj gjallimi në një hipokrizi “zyrtare” ishte e papranueshme. Në përfundim duhet thënë se ky vit është viti i censusit në të gjithë kontinentit Europian. Prandaj sinkronizimi i vendit tonë me proceset europiane ndërlidhin qënien tonë me të tjerët. Do vij dhe dita kur Shqipëria do të bëjë censusin e saj të lumturisë...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora