Shtesë » Lajme
SHBA: Goditet rrjeti i drogës i drejtuar nga shqiptarët
E merkure, 13.07.2011, 06:59 PM
Një gjykatë federale e Bruklinit në Nju Jork ngriti akuza kundër 37 pjesëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të një rrjeti ndërkombëtar të drogës, që sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, drejtohej nga shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë.
Sipas autoriteteve amerikane, shumica e të pandehurve u arrestuan sot në Nju Jork, Nju Xhersi, Kolorado dhe
Nga hetimet e deritanishme të qeverisë amerikane rezulton se grupi në fjalë shfrytëzonte pastrimin e parave përmes një organizatë kanadeze e cila ndodhet momentalisht nën akuzë për pastrimin e mbi 15 milionë dollarëve.
Ky rrjet, i cili vepronte prej më shumë se një dekade, thuhet në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë, mendohet se është përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e dhjetëra mijëra kilogramëve mariuanë nga Kanadaja dhe Meksika, sasi të konsiderueshme të MDMA-së nga Holanda e Kanadaja, qindra kilogramëve kokainë nga Meksika, Kolumbia, Venezuela dhe Peruja, si dhe sasi të mëdha pilulash, si oksikodonë.
Krerët e rrjetit, Xhavit Thaçi, Arif Kurti dhe Gjovalin Berisha rrezikojnë të përballen me një dënim prej 25 vitesh dëri në atë të përjetshëm.