Editorial
Dibran Demaku: Liria fizike dhe robëria mendore e Kosovës
E merkure, 06.07.2011, 08:05 PM
LIRIA FIZIKE DHE ROBËRIA MENDORE E KOSOVËS
Nga Dibran Demaku
Kur Kosova ishte e okupuar nga
Njëri nga më meritorët, që bëri aq shumë në lidhjen shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi me vendet perendimore ishte lideri historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ai me politikën e tij të urtë dhe largpamëse bëri që edhe perëndimi të interesohej për Kosovën dhe shqiptarët.
Dihet tashmë botërisht se ky perendim, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e Europës perendimore bën aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Ata dhanë aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e saj, për çfarë kombi shqiptar i Kosovës në veçanti dhe kombi shqiptar në përgjithësi do t`u jetë mirënjohës për jetë të jetëve.
Me arritjen e lirisë fizike të Kosovës,kur mendohej se liria e saj mendore ishte e konsoliduar dhe për Kosovën do të vinin ditë të ndritura, ndodhi e kundërta. Shqiptarët e Kosovës sikur filluan ta harrojnë çështjen e tyre kombëtare dhe filluan të merren me çështjet fetare. Në çdo qytet e fshat të Kosovës filluan të lindnin si kërpudhat pas shiut objekte fetare xhami e kisha!
Në fillim u mendua se një fenomen i tillë ishte si reagim i rastit dhe se do të kalonte shpejt.Por, të gjithë ata që menduan kështu u mashtruan keq.Përveq ndërtimit të objekteve fetare vend e pa vend, në Kosovë filloi të ndryshonte edhe pamja e jashtme e njerëzve. E sidomos pamja e jashtme e të rinjëve. Ata në emër të fesë filluan të lëshojnë mjekrra të gjata, ndërkaq të rejat filluan t`i mbështillnin kokat e tyre me shami. Bile disa nga to shkuan edhe më larg. Filluan të mbulojnë edhe trupin e fytyrat e tyre si në kohët e mesjetës. Pamjet e tyre të nxisnin krupën. Me ato mjekrra ata të përkujtonin çetnikët e Serbisë apo telebanët e Avganistanit?! Ndërkaq femrat e mbuluara të ngjanin me ato të Avganistanit!
U mendua në fillim se edhe ai fenomen ishte kalues. Ata të rinj ashtu siç i kishin lënë mjekrrat të ju rriteshin, ashtu një ditë edhe do t`i hiqnin. Ashtu siç u mendua edhe për femrat e mbuluara. Por, ata që menduan kështu edhe këtë here u mashtruan. Sot numri i të rinjëve me mjekrra të zeza është shqetësues. Dhe ai numër edhe më tej po rritet.Ashtu siç po rritet edhe numri i të rejave të mbuluara.
Të rinjtë me mjekrra të gjata dhe të rejat me shami në kokë dhe të mbuluara do t`i hasësh kudo në Koeovë: në qytet e në fshat.Do t`i hasësh edhe në rrugë, edhe në vende pune, edhe në shkolla fillore e të mesme, edhe në Universitet! Thuajse Kosova ndodhet diku në Afrikë apo Azi e jo në Europë?!
Dhe e tëra kjo bëhet në emër të njëfarë feje?! Kombëtaren sikur ia kemi lënë të kaluarës! Është tepër brengosëse kur e sheh sot të riun student të Kosovës kur e shikon duke shkuar në xhami dhe i cili me aq pason do të të flasë për profetë të ndryshëm fetarë, ndërkaq kur do ta pyesësh për heroin kombëtar Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, ai do t`i rrudhë krahët sikur nuk e di se kush është ai, apo sikur nuk ka dëgjuar kurrë për të?! A mund të quhet ai i ri me emrin e ndritur të studentit?! Apo kur një e re studente e mbuluar e tëra kokë e këmbë të flet me pasion të ndezur për njëfarë Fatimen si profete, ndërkaq nëse e pyet për Shote Galicën apo Margarita Tutulanin, ajo bën sikur nuk ka dëgjuar kurrë për to?! Nga kjo lind pyetja:-Çfarë mësojnë sot të rintë tanë studentë në Universitet?! Mësojnë ata për historinë tonë kombëtare, apo në ato auditoriume universitare mësojnë vetëm për profetë të ndryshëm fetarë?!
Dhe për gjithë çfarë u tha më lart nuk e ngritë zërin askush?! E ne kemi dy universitete publike, kemi institucione të ndryshme shkencore, kemi edhe Akademi shkencash e artesh?!
„Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë“-thuhet në një shprehje të famshme të shkencave të mjekësisë. Por, lind pyetja: A kemi sot në Kosovë mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë?!
Sot në Kosovë kemi mendje të robëruar keq?! Kemi mendje të robëruar në emër të njëfarë feje që dikur as ka qenë e jona, por që na e kanë sjellë nga larg!
Mendjet e ndritura të kombit duhet ta ngrisin zërin ndaj këtij fenomeni të dëmshëm për kombin dhe për vendin! Duhet ta ngrisin zërin sa nuk është bërë vonë! Sepse po u bë vonë, atëherë nuk na shpëton dot më as Europa e as Amerika! Me mendje të robëruar nga mjekrrat e gjata dhe shamitë e kokës ne nuk do të lëvizim përpara,por do të kthehemi prapa në mesjetë!