E enjte, 24.07.2025, 09:52 PM (GMT+1)

Kerko: a

Naim Bajrami: Mashtrimi i radhës i Qeverisë

E marte, 03.05.2011, 07:57 PM


Mashtrimi i radhës i Qeverisë

 

Nga Naim Bajrami

Kryetar i Sindikatës së pavarur të arsimit fillor në Podujevë

 

 Nuk mashtroi vetem qeveria por në këtë rast mashtruan edhe sindikatat tona pa perjashtim duke filluar nga BSPK-ja ,SBASHK-u dege e Bspk-së, KSLK-ja që nuk janë tjetër veqse mburojë e qeverisë dhe mbrojtës i drejtave të punëtorëve qeveritarë.

 

U habitëm me festen e një majit që sindikatat tona të lodhura ,të dëgjuara ,të hargjuara ,të korruptuara nuk ngrejnë zërin për punëtoret e tyre që qdo ditë ju shkelen drejtat e tyre.Këta sindikalistë duke filluar nga Haxhi Arifi që nuk e ka vendin aty ku është sepse ai nuk mbron punëtoret e vet por shikon punën personale nëpër bordet ku ai ekziston dhe beneficionet që ka si kryetar i BSPK-së.Nuk është mirë kështu sepse sindikatat më të avancuara të Evropës dhe të botës perkujtuan 1 majin e tyre para shumë viteve që u hodhën në greva për punëtoret e vet.Këta sindikalistët e mjerë thirrën një tryezë të rrumbullaket për tu eksponuar para mediave se kanë bërë diqka rreth ngritjes së pagës.Ne mendojmë se nuk i ka ngritë pagat Haxhi Arifi sepse nuk i ka mbrojtë kurrë punëtoret.Kërkon pagë minimale 250 euro dhe në fund vendoset me 170 euro.

 

Mashtrimi tjetër i radhës  ishte paga retroaktive që është dashtë t`i marrin arsimtarët dhe shërbyesit tjerë civilë por kjo nuk ekzistoi ,sepse ne nuk kemi sindikatë të mirëfilltë që i mbron të drejtat e punëtoreve .Ne kemi sindikata të dëgjuara karshi pushtetit dhe punojnë vetëm për xhepat e tyre.Eshtë koha e fundit që ky njeri , Haxhi Arifi bashkë me shokët e vet të mendojë mirë njëherë e përgjithmonë se kështu nuk mbrohen të drejtat e punëtorëve.Tashmë është kongresi i BSPK-së dhe mjer ai sindikalist që voton njeriun që asgjë nuk ka bërë për punëtorinë e vet.Gjithashtu kërkojmë për mjetet që merr nga arsimtarët nuk i ka hallall dhe nuk gjejnë destinacionin e duhur për arsitmarët.

Dhjetë për qind (10 % ) nuk është pak që merr Haxhi Arifi dhe në tre-katër ditët e fundit nuk dëgjuam ndonjë deklaratë për mospagesën e retroaktivit.Ne mendojmë  që nuk është mirë të manipulohet me mësuesit tanë të vyeshëm që kontribuan aq shumë për shtetësinë e Kosovës.Gjithashtu kontribuan edhe punëtorët tjerë të sektorëve të ndryshëm.Ne kemi një marrëveshje dhe vendim të implementuar dhe nënshkruar nga kryeministri  i Kosovës dhe kryetari i SBASHK-ut për ngritje pagash 50% nga 1 janari.

 

Ne kërkojme me ngulm që marrëveshja dhe vendimi të realizohet ashtu sic është nënshkruar ,përndryshe do të marrim masa nga antarësia jonë,sepse po luhet dhe po bëhen eksperimente me arsimin dhe arsimtarët.

 

Në odat tona thuhet një fjalë,”shyqyr që ra kjo dekë e u pamë”, është fjala për kryesindikalistin tonë dhe prijësit e sindikatave që luajnë me karakterin e puntorëve,por edhe këtyre do të ju vie fundi sepse këtë e kërkon antarësia dhe mësuesit tanë për kuoten që ata paguajnë dhe nuk mbrohen.Në rast të mospergjigjjes dhe mos marrjes së retroaktivit ne do të ju drejtohemi organeve gjyqësore për të paditur  qeverinë dhe akterët e nënshkrimit të marrëveshjes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx