Kulturë
Poezi nga Fahrije Krasniqi
E premte, 18.03.2011, 07:39 PM
Fahrije Krasniqi
NATË PA GJUMË
Natë e gjatë pa gjumë
mundohem ta shtyej, me zor
po nuk shkon se s'shkon !
Porsi dita
e jeta pa një shpres,
vonë dikur, perendon...
Bukën e hidhur,
mundohem me ujë ta lagë
po nuk po kapërdihet.
Kot, thithi ajrin e Alpeve
s'ngopen dot mushkrit!
S' janë si malet tona të bukura
si Korabi as si Sharri..
Jo, jo... s'po më hjeket malli.
Atje do më kënaqej zemra
e shpirti do të gjente qetësi
në tokën time t'shejt;Shqipëri....
ASAJ
O ti, ti brishtësia e kësaj toke,
Oj e përvuejtuna
e shkeluna me shekuj moj.
O ti e prangosuna me vargoj.....
T'shitnin e blenin metropoleve të botes,
matrapaz të pa ftyrë , të zvarrisnin t'leckosun.
Nga gjithë ato vujetje s'u mbeshtete për muri
o qenje njerzore më e fortë se guri...
Mallkue! Lënduet, një femer
o ju të pa besë e pa emër !
Ata që të shkelën i shkel't historia,
plaget e tua motër i shëroft drejtësia.
PËR TY
Për ty nëne e dashur poetët thurën vargje
për ty që urren dhunën e sjellë paqe.
Për ty qe je vetë mirësia
për ty që s'njehë ç'asht lakmia..
Për ty që di vleren e fëmijës,
për ty që hap deren e shtëpijes.
Për ty që me sjell lumturi
o e lumja nanë Bahti...
DO KTHEHEM NJË DITË
E dua shiun që ra pa pritun e kujtue
në flokun tand t'lagun, dikur,
sheshit arome blini të Prishtinës
me të cilën s'ngopemi kurr!
Ku mbet dashuria,që veç sa kishim nisun
metropleve të botes tashti,si endacak të krisun!
Rrugëve të
Si njerzë të pa kokë sillemi verdallë.
Këtu as shiu nuk sjell bereqet
e as qeni se njeh t'zon e vet!
do kthehemi atje së shpejti, rroj me shpres
Se s'delka shpirti, ku s'dua të vdes...!
KULLA E QËNDRESËS
Sa herë vjen i lumi Mars
mendja më shkon në PREKAZ
Mu te kulla e qëndresës
ku u dha fjala e besës.
Bac SHabani paska than
amanet du me u'a lanë
mirë dëgjoni bijtë e mi
s'i'a vlen jeta pa LIRI.
Nanë Zahidja si çdo nenë loke
pash këte bukë qe keni në sofër
mos lejoni shkjaun në votër
të ç'njërzoj nuse e motër.
Ademi e Hamza jan que në kam
dert mos bani babë e nënë
pasha tokën e Ahmet Delis
në kullë s'do shkel kamba e serbis...
Do luftojm djem e qika
s'do koritet kurrë Drenica
pasha gjakun e të parve të mi
ushtria e shkjaut ska me hi..
Fjala e tyre u ba vepër
gjithë familja e dhan jetën
shpirti i tyre do gjej qetësin
atëher kur do kem Shqipërin...!
MULLIGJIVE TË AMIKUT
Me mllef e neveri
po i shkruaj këto vargje
për njerzë të pa besë
që kanë hektar faqe
Shqip flasin si ne
haram tamli i nanës
dëme i bëjnë Kombit
Prishtines dhe Tiranes
O njerz të mallkur
turpi i nënë lokes
haram ju qoftë gjaku
i dheut të Kosoves.
O njerz thirrni mendjes
pash besen e burrit
do ju mallkojn brezat
do ju mallkoj Flamuri
Mjaft dëm i sollët luftes
djemëve të nënë lokes
o ju sahan-lëpiresit
t'kuzhinavë të Europes.
HISTORI EMRASH
N'kohën ILIRE
Agrona e Teuta
djem trima si zana
s'dinin çka ështe tuta
Vitet e Pavarësis
ishin ditë të bardha
linden Buletina
e Ismail Qemajla
Vitet e tri-dhjeta
t'kultures Italiane
shumë Ahmet Zoga
u pagëzuan moj nane
Vitet e pesë-dhjeta
herë dimer herë Vera
shumë t'sapolindur
u pagëzuan Envera
Vitet e gjashtë-dhjeta
gjoja vite t'mira
shumë djem t'asaj kohe
u pagëzun Fadila!
Vitet e tetë-dhjeta
tanka e kerbaça
linden shumë djem të t'ri
si Adem Demaqa..
Vitet e nëntë-dhjeta
ishin vite të rralla
u pagëzuan shumë djem
Ibrahima e Sala..
Vitet e Milenjumit
na lindën shumë trima
emrat i kishin t'gatëshem
Ramusha e Hashima
O ju djem të Ri
emrat s'kan rëndesi
çofshi me jetë t'gjat
punofshi për Shqipëri!