Kulturë
Këze Kozeta Zylo: Sytë e nënës
E premte, 11.03.2011, 08:57 PM
 
 E lumtur midis prinderve, Takim pas 8 vjetesh, Tirane 2005 
Këze Kozeta Zylo
Sytë e nënës
Streha ime, strehëz e ëmbël,
Erdha sonte nëpër ëndërr,
Aromë mora tek saksitë,
Sytë e nënës m’u bënë dritë…!
Hapa portën me ngadalë,
Dhe në gjunjë rashë përdhe,
Një këngë labe e pikëlluar,
Më prishi ëndrrën, për atje.
E rrënqethur, me vrap çohem,
Vetull e hënës mbi nënkresë,
Aty qëndroi gjersa u ktheva,
Besnikja ime, sa të vdes.
Lulemëllagat
Ja ku erdha përsëri,
Mezhgorani im,
Dhe u ula në gjunjë si fëmijë,
Para portës sime të drunjtë!
Në vetminë përpirëse, 
Preka lulemëllagat
E shumëngjyrshme,
Të vetmet që lulëzojnë cdo vit!
Ato çelin nga dashuria e nënës sime,
Dhe shpirtëzojnë sendet që s’preken më,
Nga askush…!
Në virgjërinë e luleve të kopshtit,
Enden ëngjëjt përreth,
Ndërsa gonxhet e trëndafilave,
Gjithë aromë,
Ulin kokën,
Dhe duken sikur thonë:
“Mos na prekni”! 
Nga se tashme u mesuam vetëm…
Vetem me vesitjen e shpirtit,
Të nënës sime, ATJE…! 
Mezhgoran, Tepelenë, 2008

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










