Kulturë
Shahin Ibrahimi: Më lindi mjerimi
E marte, 08.03.2011, 06:35 PM
Shahin Ibrahimi
ME LINDI MJERIMI
 
Mua më lindi mjerimi jetim
U rrita jetim në dyert e botës
Buzëqeshjen s’e ndjeva,vec  trishtim
U bëra burrë,pa pjesë të trotës.
 
I pa edukuar përqafova ndershmërinë
Fshehurazi vështroja cdo mbeturinë
Zemrës,sytë i folën;ndal lakmis!
Kërkoja njerëz dhe i largohesha vetmis.
 
Skamja më ndali cdo aventur
Mendimin e keq s’e përqafova
Të qarat e nënës i quaja torture
Me lotët e saj,unë jetën gatova.
 
Dalëngadalë jeta më hapi sytë
Skamja,në gjithcka më dhuroi përbuzjen
Mendoja vetëm për bukë
U kollita rrugëve në cdo lëkundje.
 
Dëgjoj këmbana që bien në qiell
Zemra ishte zbutur e bërë brume
Mu rrezatua shpirti nga ai diell
Si vegime më erdhën mendimet lumë .
 
Valët e jetës frynë edhe për mua
Në labirinte të ndryshme më përplasën
Me djersën e ballit,jeta mu ndricua
Njerzit më hetonin,respektinmë qasën.
 
Sa ëmbël rezaton mendimi mirë
Në një zemër të vuajtur shpejt depërton
Dhe  shprejen po t’a shtrydhësh,nxjerr yndyrë
Por,se duron deformimin,atë e ofendon.
 
I fuqishëm,me presion vjen mendimi
Kujtimin e skamjes kurrë se harroj
Buka me djersë,nuk sjell lotë pendimi
Se djersa s’ka lot,të harruarin do e ndihmoj.
Trupi im u dashurua me djersën
Organizmi se harron ligshtinë
Por zemra më thërret;të ndihmoj të tjerët
Të jem mirënjohës,sin ë vitet e vegjëlisë.
 
Të dua njerin e mirë e të pambrojtur
Vuajtjet e tij t’I krahësoj me të miat
Të dëgjoj mendimet e tij,që i shpreh shkoqur
Ti dhuroj pak gëzim,që shpejt i forte të ngrihet.
 
Nga e kaluara s’duhet të harrojmë vuajtjet
Me ato s’duhet më të jetojmë
Për punën,jetën,njerzit të forcojmë bindjet
Që vec të mirat e jetës;të shijojmë.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










