Kulturë
Demir Krasniqi: Malli i pashuar
E premte, 18.02.2011, 07:56 PM
MALL I PA SHUAR 
Sa herë shkoj drejt Kamenicës ,
Po sa dal n’ Qafë t’ Topanicës –
Shoh kodrinat e Gjyrishecit ,
Sytë më shkojnë drejt  Tugjecit .
Kujtoj vitet e rinisë –
Kur udhëtoja  drejt Malësisë,
Drejt Hajnocit dhe Meshinës ,
Për t’ u  ngjitë n’ Lug t’ Obërshinës .
Shpesh kësaj rruge m’ zinte hëna ,
Por, e dija se m’ pret nëna !
Lisave,  territ s’iu frikësoja ,
M’ dukej se po  fluturoja !
Kështu udhëtoja n’ dritë të hënës,
M’ priste nëna n’ stom të lëmes !
N’ derë t’ oborrit te taraba –
Sa me gëzim më priste baba !
Prej atëherë, u banë shumë vjet –
N’ truallin tim askush nuk mbet !
Gardhe e mure u rrënuan ,
Rrugët me thera u mbuluan !...
Prindërve – varret u janë rrafshua ,
Edhe unë tash jam moshua .
Kujtoj prindërit me shumë mall –
Nuk  besoj se nuk  janë gjallë !
Nuk besoj se n’ atë shtëpi –
Nuk më presin prindërit e mi!
Nuk do t’ kem një natë ku t’ bujë –  
S’do ta pi ma një pikë ujë ?!
Nuk besoj se mbeti shkret –
Nëna ime ma s’ më pret!
Nuk besoj se n’ ato  ara –
Prindërit kurrë s’ më dalin para !
Gjilan, më 15.02.2011. Demir KRASNIQI









