E premte, 25.07.2025, 08:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Faik Islami: Përmbysja e Botës (X)

E diele, 06.02.2011, 07:56 PM


Përmbysja e Botës

 

Roman

 

Nga Faik Islami

 

Çdo të dëshironte më shumë bonjaku se sa  të kishte atë çerdhen e vet familjare.Me fëmijët që po i rriteshin si ëngjëj para syve të tyre, krenohej.Dhe shumë herë i thoshte vehtes: “Ja,  që ja arritëke kur i përkushtohesh qëllimit..!” Rrahmani e kishte kalitur trupin gjat punës, ndërsa shpirti i të dyve po rritej e pasurohej me ritmin e vetiak.Duke qënë pjesë e një kategorie  njerëzish punëtore të devotshëm, por me qëndrushmëri stoike në kërkesa, vetkuptohej që pjesë e jetës së përditëshme ishte  humori, romuzet dhe ambiguitetet.Në këtë drejtim ai ishte bërë një mjeshtër i vërtetë. Shoqëria e donte dhe e rrespektonte. Ky rrespekt ju rrit shumë kur ai bë një familjar i mirë. Tashmë, dëshirat e çiftit ishin thjeshtëzuar, në sigurimin e atyre nevojave të domozdoshme, për rritjen e  mirë të fëmijëve, shkollimin e tyre.

   Prindi kërkon të plotësojë tek fëmijët të gjitha ato që nuk i ka arritur dot vetë.Në këtë drejtim ai ishte bërë një model i përkujdesjes atrore.Shumë herë  i thoshte Rafezasë: Po  mendove dhe punove, sipas mendimit, se e mira dhe e keqja janë pasojë e fatit, nuk ke hair në jetë.Shpiri, shpirti dhe vullneti, për ta pasuruar atë me punë janë  ingranazhet që mua më sollën në këtë gjëndje.Sa herë i jam lutur perëndisë të ma merrte jetën, sepse gjykoja nga fati që më kishte ndjekur për ters.Mirëpo me shpirt ndër dhëmbë e punë  ja dola  të jem ky që jam e që jemi të dy.Ndaj t`i mësojmë edhe fëmijët, që të përgatiten shpirtërisht më shumë se fizikisht.Ndryshe nuk i delet jetës. Një shpirt i keq bën të duket e keqe edhe ajo që është e mirë.Përkundrazi ai i miri e prêt me durim si të mirën dhe të keqen.Këto mësime më ka dhënë jeta.

     Dhe e tillë e me një qetësi  të admirushme  familja e tij, jetoi atje deri në vitet  e përmbysjes së madhe.Deri sa  vëndi u hap drejt perëndimit.Njerëzia, krejt vëndi i ktheu sytë nga  aleatët e vjetër të luftës.E pritime shumë shpresë ndryshimin e sistemit.Rrahmanit bashkë me shqetësimin nga ecja drejt një të panjohure i lindi një shpresë e venitur.Të mund të arrinte të vinte ndopakë melhem mbi plagët e pambyllura.Zuri ta mendojë të ardhmen.Nuk kërkonte shumë.Të paktën ti njiheshin pjestarët e familjes, si viktima të luftës.Jo si gjer ahere.

-As viktima e as martirë!-thosh shpesh, kur bisedohej në mes njerëzve që u besonte.Ishte thinjur e plakur.Por ishte si jo më mirë nga shëndeti.Veçse, kishte filluar ta kishte për gjë të madhe shqetësimin shpirtëror për të ardhmen e fëmijëve, që tashmë i ishin bërë burra.Ai përfshihej në atë radhë prindërish, që  ndjehen fatkeqë përparase të ndodhë fatkeqësia.Ndaj ishte vazhdimisht në ankth  prej mendimit se nuk do të ishte dot në gjendje ta ruante famijlen  deri në fund sipas parimeve të shënjta dhe gjurmëve ku kishte shkelur ai vetë.Mirëpo e shqetësonte shumë  rruga që po ndiqej me punën, pronën dhe krejt pasurinë e krijuar me aqë mund e djersë.Zuri të mos shplodhej, nga që e vriste mëndjen,  duke pritur një të ardhme të cilën intuita i thoshte se nuk do të ishte fort e sigurtë dhe ogurmbarë.Të njëkohëshmen nuk e shijonte, të ardhem e shifte gjithë mos besim e frikë.”Eh!”-thosh me vehte. “Të humbasësh gjithëçka nga ato që ke vënë ose  vetëm të keshë frikë se të gjitha po i humbet, a nuk është e njëjta gjë?”

   -Djem –ju drejtua një ditë

-Ju këshilloj ta shikoni ecjen nëpër këtë rrugë, që nuk më duket se është e re,  jo me mospërfillje.Përkundrazi kini kujdes rreziqet, të cilat nuk dihet se nga mund t`ju vinë.Unë jam plak tani, por nuk do të  më kurseni për të marrë këshilla prej meje.Mos harroni se ndihma më e madhe për ju do të jetë besimi tek vehtja juaj dhe pregatitja shpirtërore, për të përballuar gjithëçka të jetës.Dhe të fundit: Këtu nuk duhet të rrimë më.Të ikim në kryeqytet! Aty futjuni më mirë punës  sipas sitemit të ri.Por kurrë mos lakmoni gjënë e tjetrit! Të gjitha të mirat që mund të sillni nëpë rshtëpiat tuaja nuk do të mebetn tuajat, për sa kohë asgjë nuk është e sigurtë dhe e qëndrushme, në se malli ka dhimbjen e dikujt brënda.Nuk ka asgjë të sigurtë ai që është i dobët shpirtërisht. Këto keni porosi, për sot e tutje nga unë, babai juaj ”!

  -Jam dhe unë biznesmen-u thoshte shokëve që e njihnin dhe e dinin që ishte në pension.Por dhe që me diçka merrej.

-Rris pula, mbjell perime, merrem me shumë  të tjera, produket pune.-u thoshte duke qeshur

-Prodhimi, pasuria janë pasojë e pasionit dhe jo e moshës- i tha një here tjetër  Kasëmit.Kur  ai gati ju mburr, që po i ecte  biznesi, falë aftësive të tij.

-Kujdes biro! Jeshilka  ka një veti, që po nuk ja dite të la shëndenë.

-Ç`farë vetie baba?

-Po nuk e mbajte fort, por shumë fort ama, të iku.Që kur kalindur,   jo vetëm e mësoi atë veti, por do ti që e  ktheu në ves.Ikën për në vëndlindje, në Amerikë.Mos bëj tregëti me amerikanë, se i njeh dollari! Bëj me të sërës tënde!Asnjëherë mos ja kthe shpinën amerikanit.Di nëndëdhjet e nëndë marifetet.. për të ta futur.Ama  mëso e puno me të mënçurin.Nga budallai dhe po fitove, nuk të ka duk pasuria.Velsh nga që ja ke marrë një budallai.

-Amerika po na mbështet, po na ndihmon e do të na nxjerrë nga gjëndja.E dëgjove ambasadorin, e dëgjove sektretarin e shtetit? Tërë ato ndihma në para premtovi.!

-Ah! I dëgjova qysh nuk i paskam dëgjuar.Jo mor bir jo! Amerika  nuk e zgjidh kollaj qesenë.Të ishte ashtu do ishte edhe ajo si neve.E shumta që do të më kënaqte mua është  të na hapi pakë fare, cepin e lesës, të asaj vathës nga hyjnë gjëja e uruar.Ajo quhet lesa e të mirës.O po makari edhe cepin e një dere, ta lëri pakë hapur dhe  të bëjë sikur nuk shikon.Boll aqë.Të tjetar i bëjmë vetë neve.Nuk e di nuk e di, po do të shkoj ta provoj si do më presin.

-Kush të të presi baba?

-Ja more ata të shtetit të madh, ish aleatët tanë, amerikanët.U bëmë prapë aleatë si duken punët.

-Ku kanë koha ata të presin njerëz të thjeshtë.

-Do më presin them, pse jo.Ne kemi kaqë vite që i presim.Ja erdhi dita që i kemi këtu përfaqësuesit e saj.

-Pse do veshë o baba?

-Them të takoj më të parin e ambasadës, ambasadorin.Ai ipari fare na u bë më shumë se i shtëpisë.Kokëqepa! Kishte plot brënda asaj qepës së vet.Dhe kytjatri njësojjmë duket.Njësoj I ka punët Amerika!Qysh të mos vete përtë qarë një hall të vjetër me aleatët e vjetër! Do vete o posi!

-Do lodhesh kot baba.

-Të veshë për të takuar njerëzit e Amerikës dhe ma quan lodhje? Mbase por e kam vendosur.

-rri rehat obaba! Shyqyr që na erdhi kjo ditë, shyqyr që kemi Amerikën në krah! Nuk thua?Nuk e shikon? Po na ecën.Gjithë populli, po pasurohet, kadalë e kadalë.

-Kujdes prej dhjamosjes biro! Vë dhjamëpor nuk e heq dot pastaja.Se dhjami i vënë nga  rrjepja e lëkurës së berrit të tjetrit, të ngjitet ndën lëkurën tënde, gjer sa të merr jetën.Këtë ka si të keqe ky sistem, më duket mua.Mbase gaboj!

-Jo, ai sistemi që na thavi barkun qe i mirë! Prit ta shofim!

-Eh! Të shofim atë që bota ka qindra vite që e ka parë.Po hajde thuaj.Si gjithë bota.

  -E, po pa ndihmën e Amerikës nuk ja delnim dot.Shyqyr që na etrdhi kjo ditë dhe shyqyr që kemi Amerikën tani !

-Ashtu them dhe unë por kam frikë se duke e patur këtu gjithë atë Amerikë, mos na ziret fryma.Mos nuk na del ajëri  more bir!

-Me këto mëndje të kohës tate dhe kërkon të vesh tek ambasadori…!Rri e mos çap kot!

-Lerna rehat o baba, mos fol kështu për Amerikën se ajo është shpresa jonë sot e tutje.As mos e zër në gojë të vajturit për kërkesa të kota tek ambasadori-ju kundërvu gjithë seriozitet Mondi.

    Ai nuk bëri zë më.Por si për inat të fjalëve që i thanë djemtë, që të nesërmen  vajti në ambasadën Amerikane në Tiranë. I bëri përshtypje pritja.Me sjellje, që u ngjanin lëvizjes së rulave të guzhinetave i tërë personeli që hynte e delte në atë koridor sikur oshilonte brënda shinave kufizuese.Seicili prej atyre që prisnin, ngrihej kur një dritë e kuqe tregonte numurin.

-Qetësia këtu  të sëmurka!-belbëszovi

-Ku rrimë dot neve pa folë! Këta të bëjnë të flasësh me vehte!

-Qetësi,  qetësi, por ama goxha roje me arëm, tej e këtej. E ruan fuckën Amerika!Dhe këtu tek neve?-pyeti pazë

- Ndaj është aqë e madhe Amerika! Se të gjitha punët i bën përsëmbari. Sa zyra të bukura më ka ambasada e tyre.Rregulli, qetësia.Eh!Ç`e do gjith këtë qetësi. Të mbytëka heshtja bre.-tha

-Ka rregulla Amerika ndaj është bërë shtëpi, “hotel”, për gjithë botën.Atë shtëpinë time, ç`pati që  ma faroi? Sikur Amerika ! Gjene Amerika pse kush tjetër ma dogji-kundërshtoi

-Dyzeta!-foli  një çupulinë me zë fëminor.

-Jo, në dyzete katrën.-u përgjegj instiktivisht.Kishte minuta të tëra që përsëriste, për tu thënë,  sa i kishte ngjarë në korrikun e vitit njëmijë e nëndëqind e dyzet e katër.

-Numuri  dyzet zotëri! –përsëriti zëri që  foli.Rrotulloi kokën  për të parë se nga i vinte ai zë, por nuk arriti të orjentohej.

-As dreqi nuk ja merrvesh këmbët e nuk ja shikon dot sytë Amerikës –tha

- Ku i dihet nga të flet dhe ku merret vesh nga ta..kërcet.-belbëzoi dhe  u ngritur në këmbë.

-Këtu, tek sporteli i parë zotëri!- e urdhëroi ëmbël zëri.

-Ja, ja! Të pashë. Erdha! –dhe u hodh si  të ishte ai fëmija i ahershëm.Por kur vajti tek sporteli i doli përpara një burrë i gjatë, prefalaq në fytyrë.I  iku humori.

-Ky ta kishte atë zë! Ky sikur nuk ka ngrënë jo mëngjezin vetëm, por as drekën e djeshme.Vetëm ashtu do të mund ti hollohej aqë zëri.E ku i dihet si janë këta, amerikanët e sotëm.Le që se mos i pashë me sy dhe ata të asaj dite.Të djegur i pashë.Ishin, mashallah! Ky..sikurështë ushqyer me milingona!

-Urdhëroni Zotëri!-i foli  i njëti zë.

-Ç`të urdhëroj, të vij atje, brënda? Unë shikoj burrë e dëgjoj që më pyet një.. Dil moj çupë se nuk të shikoj!

-Që aty ku jeni zotëri.Si e kishit hallin?

-Hallin!Aha! Është i madh halli im.Nuk besoj se merremi vesh, Ju matanë xhamit e unë këtej..

-Thoni problemin zotëri! Po judëgjon konsulli i ambasadës

-Problemin? Nuk është problem se sa di unë problemet zgjidhen.Është hall dhe hall i madh.Këtë hall mund të ma qajë vetë shoku… apo Zoti Ambasador.

-Është njësoj. E thoni!Ja përcjell Z.sekretar të ambasadës së SHBA-së.

-Eh! Kësaj, na, shqiptarët  i thomi:  fol tek ju që të flasin tek neve.Dëgjove koce! Kështu ja thuaj sekretarit! Nuk dua kështu.Dua të takoj ambasadorin!

-Nga vini dhe kush jeni zotëri?

-Jam, që mos qofsha më, djali, mbetur gjallë i një familje të shuar e gjitha nga një aeroplan i Amerikës.-Vajza përktheu

- No, no!-foli me zë të latrtë konsulli, sapo vajza pat mbaruar.

-Po more, po!-ngriti zërin

-Plotësoni këtë formula zotëri- i tha vajzë me zë të mekur, duke ja zgjatur tek një e prerë në fund të xhamit.

-Formular! E përse më duhet?

-I duhet ambasadës. Të merret vesh mirë përse  kërkoni ambasadorin.

-Se një aeroplan amerikan më ka përcëlluar shtëpinë dhe më ka djegur të gjithë njerëzit e mi.Ja për këtë e dua.Përktheja mire, vajzë!

- Zoti sekretar thotë:”Amerika, nuk ka qënë kurrë në luftë me Shqipërinë”.

-E! ashtu e dija dhe unë, por ja që aeroplani amerikan mua ma dogji shtëpinë dhe njerëzit, se! E merr vesh thuaji! E kupton ky!

 -Ky të do jetë i çmëndur.- i foli avash sekretari përkthyeses

-Mund të më flisni më qartë zotëri?

-Zotëri unë? Pika zotërisë time.

-Ju lutem, ma thoni hallin, por shumë shkurt ama! Kështu e kërkojnë rregullat e këtyre

-Eh! Se mos rregullat tona nuk e duan të mirën, por ja që nuk kemi rregulla.Ah sikur tikishim atorregullat! Ku mund të molloisen shkurt tërë ato plagë të miat more shok asi të t`ja thom.Në vitin njëmijë e nëndëqind e dyzet e katër, në orën nëndë e ca të sabahut, një aeroplani juaj u qëllua nga gjermanët, përmbi Kala të Beratit dhe erdhi e ra mbi shtëpinë time.Na bëri hatanë na bëri! Dogji të gjallë, të gjithë pjestarët e shtëpisë. Dymbëdhjetë vetë bashkë! Mbeta vetëm unë.Isha dhjetë vjeç ahere.-e si mbarovi fjalinë  mbeti në heshtje, që vajza t`ja përkthente

-O Xhezu!-bëri  sekretari i ambasadës

-Ja ashtu, posi !-briti Rrahmani.Ju duk se më në fund e bëri që të ndjente keqardhje… një amerikan.E ndërsa ai po mendonte, konsulli pat folë me përkthyesen të njëtën gjë.

- sekretari i ambasadës, mister Brokerajn, në emër të  qeverrisë, të ambasadës amerikane dhe personalisht të ambasadorit , shpreh keqardhjen, për atë që u ka ngjarë. Por neve, si amabsadë, nuk merremi me këto gjëra… të historisë së  luftës së shkuar.

-Nuk më kanë shkuar tërë ato plagë të marra, thuaja  zotërisë.Historia ime nuk është e shkuar.E kam këtu, përbrënda.Më djeg gjith kohës.

-Nga neve, amabasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  ç`farë kërkoni konkretisht, pyet zoti sekretar?

-Kërkoj që  të ma thonë, pse aeroplani amerikan rambi shtëpinë time? Shtëpia ime, familja ime  pse u dogjën nga aeroplani amerikan? Ç`faj u pati shtëpia dhe familja ime?

-Neve nuk kemi qënë palë luftuese me Shtetin Shqiptar.Kemi qënë aleatë.Për pasojë nuk ndjemë detyrime ndaj qyetarëve apo fshatarëve shqiptarë.Dhe aleatët i përjetojnë bashkërisht njësoj humbjet, fitoret, por edhe fatkeqësitë.

-Shtëpia ime nuk ishte as në luftë e as aleate me njeri kundër një tjetri.Kush ma dogji shtëpinë dhe tërë njerëzit?Aeroplani i këtyre, kush tjetër! Apo mos e kam gabim?

-Ju besojmë, por ..luftë ishte dhe lufta fatkeqësi sjell për njerëzit-përktheu vajza, sa tha konsulli.

-Nga i erdhi shtëpisë time fatkeqësia?Nga Perëndia, jo! Nga ju dhe gjermanët.Ose nga Gjermanët dhe ju.Ata qëlluan aeroplanin tuaj, aeroplani juaj dogji shtëpinë time.Gjejeni ju kush ishte fasjtori ! E gjeni kollaj, se sot miq e shokë ini me gjermanët e… Hitlerit.

-Si e thoni edhe vetë ju. Aeroplanin tonë e goditën gjermanët.Atyre u takon përgjegjësia për dëmshpërblimin.

- Një here nuk  kam ardhur për dëmshpërblimin se nuk ka aqë para Amerika sa të më dëmshpërblejë gjakun e dymbëdhjetë shpirtrave të xhanit tim.Lufta nuk u ba as në Gjernmani as në Amerikë.Shtëpia ime nuk qe as atje tek ju e as tek gjermani, me të cilin luftuat ju.Gjermanin ta kishit bërë zap që kur doli nga gardhi i vet dhe ju lëshua të  tjerëve.Ahere, ju bënit sehir.Vonë u kujtuat.Kur ai bëri hatanë! U dogj shtëpia ime, u poqën të gjallë njerëzit e mi që nuk ishin në luftë me asnjërën palë.Unë dua  të ma thonë njerëzit e Amerikës së sotme:Kush mban përgjegjësi për njerëzit e mi që  mi dogjën? Si e quajnë njerëzit e Amerikës demokratike këtë ngjarje? Këtë gjë dua dhe ndaj  kam ardhur tek Amerika.

-Kot e zgjatëm zotëri.Ju duhet të  kuptoni se cilat ishin arrësyet e asaj lufte, kush e ndezi dhe kush duhet të përgjigjet për seicilin rast.Ne mendojmë se ishin gjermanët e asaj kohe, me Hitlerin në krye, fajtorët përtë gjitha rastet ku njerëzimi përjetoi vujatje, dhimbje, humbje jetësh e pasurishë..Edhe për rastin t`uaj. Tregojani atyretë ambasadës gjermane, këtu, hollësisht, si kur, qysh dhe cilët  njerëz të tutë, dhanë jetën në atë rast tragjik! Ata me siguri do t`ju dëgjojnë dhe  pastaj ata e dinë se si duhet ta konsiderojnë rastin e fatkeqësisë tuaj.Ne me Shqipërinë kemi qënë aleatë.Ashtu jemi dhe sot.Shkoni në ambasadën gjermane! –e përfundoi vajza përkthimin, ndërsa   Mister Brokerajn,  pat kthyer  krahët për të ikur

-Atyre, në ambasadën gjermane,  duhet tu dëftoj edhe ku janë varrosur katër pilotët amerikanë?-pyti.Dhe u mat të ikte.Por sapo vajza i pati përkthyer ato fjalë konsulli u kthye rrufeshëm.

-Si, si thatë, si? Ju i dini ku janë varrosur  pilotët tanë?-pyeti gjithë habi

-Qysh nuk i di.Si tani e kam para syve ku janë futur që të katër.Neise mirë ju nuk më dhatë rrugëzgjidhjen që unë kërkoj për pesëdhjet vite.Ditën e mirë!

-Zotni, prisni një minutë!Adresa Juaj, ndonjë numur telefoni?

-Telefon? E përse do tu duhet ? Ju dhëmbin tuajt, ë? Ju duhen edhe ashtu, të vdekur? Mua jo të mitë? Ju më sqaruat dhe unë ju kuptova. Sikur u morëm vesh? Ditën e mirë!

-Prit, prit dhe pakë zotëri! Si t`ju themi.Janë rregulla dhe ne nuk mund të dalim jashtë tyre.Por ne mund të merremi vesh, për të mësuar ku janë  varret e pilotëve.Neve mund t`ju shpërblejmë në se ju na ndihmoni të gjejmë eshtrat e tyre.Ashtu ata do të prehen në paqe.

-Nuk dua shpërblim për të dëftyer të vdekurit.Ata t`i marrin dhe të venë të prehen në paqe në vendin e tyre.Aty gjen rehat e prehje  shpirit i njeriut.Në vëndin e vet, në tokën e vet.Po eshtrat e njerëzve të mi, nuk duhet të prehen në paqe? Duhet,  them unë.E që të prehen në paqe u duhet kërkuar nje ndjesë nga ata që mi vranë.Ose ata që  e ndjejnë se të familjes time i vranë duke qënë në hallin e tyre.Nga që politikat e vendeve të mëdha nuk pyesin për fatin dhe mjerimin që u shkaktojnë vendeve të vogla.Duhet të interesohet dikush edhe për njerëzit e mi.Që mbetën vikima pa  emrin e atij që i vrau.Duhet të interesohet dikush?

-Edhe për  ata, por neve nuk kemi mundësi të bëjmë atë që nuk mundemi.

-Edhe mua më ka ardhur keq për ata të shkretët pilotë.Se dhe ata i kishin dërguar, nuk erdhën vetë gjer tek neve, gjer mu në fshatin tim.Keq më vjen për ta por për të mitë si nuk ju vjen keq këtyre? Duhet t`ju vijë apo jo? Nuk ishin njerëz të mitë? Neise, kështu thotë  zoti  Broker.. a çe ndjellin, ai e di.? Ditën e mirë! Më dërguat tek …gjermani? Edhe atje do të vete!

-Adresën  tuaj, zotëri!

-Ju duhet, ë? E po më gjeni, po ju duhem.Në Patos. Rrahman Bakon e njohin të gjithë.Ditën e mire, më bëfshi! 

-Ditën e mirë zotëri! Shpresojmë të takohemi së shpëjti.

-Do takohemi o posi.Për ata që u dhëmb bytha juaj.Se mos për dhimbjen time.Ku më ikën ajo dhimbje mua! Tërë ato plagë! Po gjene unë vij kur tëdoni ju t`jau tregoj dhe nuk dua asnjë kokërr leku,, për të dëftuar të vdekurit.Thuaja sekretarit!

       Dhe me të vërtetë nuk u mbu shjava, kur në shtëpinë e tij mbritën tre vetë me një xhip të madh.

-Vimë nga ambasada amerikane-i tha përkthyesi.

-Mirëse qëkeni ardhur-u foli qetë.

-Kemi nevojë për ndihmën T`uaj. J i lutur për të na treguar ku prehen ata pilotët që i keni thënë sekretarit të ambasadës.

-Në Goraj, tek vatanet e mia ku tjatër?

-Vjen me neve që t`i saktësojmë?

-Qysh o nuk vij! Që tani biles.

-Ju faleminderit!

-Nuk ka vend për faleminderit se është detyrë njerëzore kjo.-dhe hipi në xhip.Nuk folën me ta gjer sa mbritën në fshat.Para se ta venin tek shtëpia ndaluan dhe morën disa puntorë prej atyre që vërtiteshin papunë rreth ish zyrave të kooperativës.të gjithë treguan shumë të gatshëm që të ndihmonin personelin e ambasadës së SHBA-së, për të gjeturvarrete disa pilotëve rënë gjat luftës në Goraj.Lajmi iu përhap më shpejt se atë ditë që Rrahmani e pat përjetur gjithë tmerr nga ardhja e batalionit gjeman sëbashku me ballistët.Këtë herë ishte një lloj kurioziteti dhe  gatishmëria për të dhënë ndihmën në një vepër humanizmi.Gorajt ishin një popull gjithë virtyte në këtë drejtim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx