Kulturë
Përparim Hysi: Ankthi i kujtesës
E diele, 06.02.2011, 06:20 PM
Ankthi i kujtesës*
(poezi)
Nga Përparim Hysi
6 shkurt 1967 ?!!!
Jo.Nuk qe fjalë,po qe anatemë
Si një piskamë e madhe apo apokalips
Që ra mbi objektet fetare(edhe mbi gjithë fenë)
Dëm më të madh s'ka bërë asnjë përbindsh.
Plugu ideologjik si pjellë satanai
Ra mbi kokat e njerëzve(pothuaj i shkallmoi)
Nuk gjeni gjëkundi dikë që t'i gjajë
Këtij që me 6 shkurtin në pranga e gjak celebroi.
Ndodhi ,ca më vonë,në Kamboxhia
Në kohën e SamFait dhe Pol Potit *
Dhe ata "duanë" e morën tek Hoxha **
Tek ky që qe xhelati i Kombit.
*Kriminelë të"Khmerëve të kuq" që e rrafshuan Kamboxian.Miq të Enver Hoxhës.
**Enver Hoxha që ideoi 6 shkurtin 1967
6 shkurt 2003
Heqja e kryqit
Njarje e jetuar
Vendosëm që me fjalën e turpit *
T'i prishnim kishat e xhamitë
U mblodhëm në qytetin e Lezhës
U mblodhëm në"kuvëndin e dytë"**
Debat po bënim me priftin e kishës:
-S'e heq e s'e heq atë kryq!
Ngjituni,- u thanë dy aktivistëve-
Hiqeni se kjo gjë u bë ligj.
E hoqët,u tha prifti,kur pa kryqin e hequr
Mësuesët ju kanë thnë kështu?
U thoni"mësuesëve" dhe shkokëve të partisë
-Unë kryqin e kam në zëmër...çe tu!!!
* aludohet për 6 shkurtin 1967
** ka ndodhur më 2 mars 1967 si përkim me Kuvëndin e Lezhës të 2 marsit 1444.
5 maj 1998
Mbyllja e xhamisë në Petovë *
Efendi,Yzeir Sallatës **
Efendi! Hajde dhe hap xhaminë!
I thirrën nga rruga ata!
-Si mund unë që ta hap xhaminë
Se sot nuk është e xhuma?!!! ***
-Hajde dhe hiqe çalllmën dhe xhybenë
Mjaft kemi duruar nga ti"dokrra"
-Jo,-u tha hoxha,- feja nuk gënjen
Perëndinë kam sjell për ju,- tha hoxha.
Tani,efendi, na i jep ne çlësin
Xhamia tani është e rinisë
S'e mbanin gazin(sa mënd shqyheshin)
Në krye printe primati i partisë.
Çelsin ua dha dhe xhybenë e hoqi
Dhe çallmën e hoqi nga koka
Satana o soj zorzopi!
Mallkonte me vete hoxha.
Tani,efendi,hajde foli rinisë
Thuaj se feja është gënjeshtër
-Aha,nuk futem në gjynah të Perëndisë
Se tani unë jam burrë i vjetër.
Unë besoj veç tek Perndia
Me këtë besim dhe do vdes
Rinia të bëj siç i thotë partia
Tjetër fjalë nga unë mos mbani shesë.
Dhe iku e u mbyll në të tijën shtëpi
Dhe më nuk u pa as në fshat
Nuk zgjati shumë jeta e tij
Nga mëria nuk e pati të gjatë.
* Petova-fshat në Fier
** ka qenë nga Marglliiçi i Çamërisë
*** premte-dita kur falen myslimanët
6 shkurt 2005