E enjte, 01.05.2025, 05:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Grushti i Migjenit

E shtune, 05.02.2011, 07:20 PM


Xhavit GASA

 

GRUSHTI I MIGJENIT.

 

Ah, si nuk kam,

Nje grusht te forte,

E malit qe s'bezan,

Mu ne zemer t'ja ngjesh.

 

Keshtu shkruante,

Me penen e tij te arte,

Poeti yne i madh Migjeni,

80 vjet me pare,

 

Edhe sikur sot,

Migjeni te ishte gjalle,

Perseri do kerkonte,

Nje grusht te forte,

Jo per te goditur malin qe s'bezan,

Por politikanet shqiptare.

 

Ah, sikur ta kisha sot,

Ate grusht qe kerkonte,Migjeni,

E ti godisja fort politikanet.

Qe grushtin i tregojne njeri tjetrit.

 

Ah, sikur ta kisha

Ate grusht  qe kerkonte Migjeni,

80 vjet me pare,

Pa meshire do ta godisja,

Malin e madh te sherrit.

Qe shqiptaret me njeri tjetrin i ndan.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx