E premte, 02.05.2025, 02:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Matematika e Jonit

E shtune, 05.02.2011, 04:33 PM


Poezi për fëmijë

 

Nga Sami Islami

 

MATEMATIKA E  JONIT

 

Duke u kthy nga doktori

Joni recetën në dorë e mori

E shikoi me kurreshtje

E lexoi ashtu  në heshtje.

 

S’kuptoi gja nga përmbajtja

Dhe u ndal aty,  te data

Ditën e muajin shpejt e lexoi

Po kjo 2011-a  e hutoi

 

Ma parë ishte  “njëzet dhjetë!” (pra 2010)

Kurse  tash,  “njëzet njëmbëdhjetë!” (2011)

I nxitur  nga ky ndryshim

E pyeti babin pa ngurrim:

 

Më thuaj babi me të vërtetë

Pse s’shkruan këtu “njëzet dhjetë?”

I përgjigjet babi me dashuri

- Tani jemi në Vitin e  Ri!

 

Aha, tha Joni-po kuptoj

Dhe filloi diçka të mendojë

‘Vallë, pas njëqind vjetë të tjerë

Sa vjet do t’i kishim atëherë ?!’

 

Zgjidhjen e bani pa  u vonu

Me saktësi dhe  pa gabu

Unë do t’i  kisha-tha- njëqind e shtatë ,

Kurse  ti babi njëqind e dyzet e gjashtë!

 

Londër, 02.02.2011



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx