E premte, 02.05.2025, 04:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Vangjush Ziko: Magjia

E merkure, 02.02.2011, 08:51 PM


Vangjush Ziko

 

M A G J I A

 

 

ËNDRRA

 

S' e di

nga ç' bot' e mjegullt më vjen.

Nga ç' rrudh' e trurit.

 

Hijet e jetës sime

mbledh

braktisur rrugës.

 

Reflektori i hënës

në cipën e dirsur të shpitit

të hedh

Pa më thënë,

nxitimthi.

 

Dua të t' fshij.

 

S' të fshij dot.

 

Fshij vetëm një pikëz lot.

Një buzëqeshje të ngrënë.

gjysmë diell

dhe gjysmë hënë.

 

Të qenë

dhe të paqenë.

 

 

FRYMËZIMI

 

Çast

që llaps.

 

Nga asgjëkundi

dhe nga të gjitha skajet

e qënies

dhe mosqënies.

 

Nga fijet e nervave

dhe aort' e zemrës

Gurgullon frymëzimi,

fjaloset me vete.

 

Gërvisht letrën rrëmbimthi

kalemi delirant.

 

Karboni i zi

rilind

brilant,

Poezi.

 

 

MAGJIA

 

Adabrakadabra!

 

Yshtj' e harruar

nga vitet e largëta.

 

U zgjua

me mjegull mbuluar

në pejzat e mia

magjia.

 

Më dridhet mendimi

në duar

siç dridhet hutimi.

 

Me shkronja të lashta

Me shkronja të arta

Në brazdat e dorës

thelluar.

 

Magji e bekuar

e botës,

e jetës,

magji e rrëmetit...

 

Adabrakadabr' e Poetit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx