E enjte, 24.07.2025, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Labja

E hene, 31.01.2011, 08:33 PM


Mihal GJERGJI

 

LABJA

 

Niviciotes - Merzai Mala

 

Pas çapit mushkës të shket këmba

(Ç’thëllëzë s’ta ndjen e s’ta do gjurmën!)

Tek ngjit e shkel malet e rënda

si dallgë që ngre e lëshon shkumën

 

Dhe zilen tring e tring pa rreshtur

e fton me gaz një lehje stani

Rrugës që gjarpëron e heshtur

nga larg vështrimin tret çobani

 

Në brez një furkë si hënë e ngrënë

shtëllungë e leshit zbardh si bora

Si lëmsh i fjalës së pa thënë

e dredh një bosht e të feks dora

 

Dhe tirret fill-shtëllungë e jetës

e thuret jeta-lëmsh i hidhur

Te goja kupë-nektar i bletës

te gjuha-fjala rri e ‘lidhur’

 

Në drekë si burr’ tek syri i shtrungës

(Ç’të mbyt aromë e trëndelinës !)

Mbi lulevedra ajkë e shkumës

si mjalt i luleve të stinës  !

 

Më kot për Penelopën shkruan

që thur e ç’thur një bluzë mbreti

Ti si shqiponja jetën ruan

dhe brenda syrit lëviz deti !



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx