E shtune, 26.07.2025, 12:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Të enjten përurohet drama “Van Goghu kosovar”

E marte, 01.02.2011, 08:13 PM


  Institutin Albanologjik në  Prishtinë , më  03.02.2011, e enjte do të  përurohet vepra “Van Goghu kosovar” e autorit Ilir Muharremi. “Kë të  dramë  e ka inskenuar në  vitin 2007 aktori dhe regjisori Hazir Sh. Haziri. Drama është  dhënë  premierë    Teatrin Dodona, pastaj ka vazhduar në  Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të  zi” thotë Muharremi. “Drama në  vete përmban  nuanca tragjike, dhe dramatike, poashtu është  e ngjyrosur me absurd, ekspresionizëm dhe ekzistencializëm”.

 

Ngjarja rrëfen për një piktor 22-vjeçar, i cili përjeton momente të vështira jetësore gjatë periudhës së rinisë, gjë që i kushton shumë shtrenjtë në fazat e mëvonshme të jetës. Në luftë, ushtria serbe ia vret nënën, babanë dhe motrën. I tmerruar nga sa kishte parë duke ia masakruar familjen, ai kalon në skizofreni. Tërë ngjarja pasqyron jetën e tij prej skizofreni, nga e cila në fund nuk mund të shërohet, andaj si ‘strehë’ e gjen çmendinë. Ai krejt rastësisht zbulohet që është skizofren nga një fqinj që banonte përballë shtëpisë së tij, i cili, sapo dëgjon zhurmën e muzikës, afrohet dhe sheh djaloshin që thoshte me zë të lartë fjalë të pakuptimta. Gjatë gjithë dramës djaloshi e imagjinon vetveten si profesor i artit. Nga larg i vjen një shok dhe e fton që të marrë pjesë në një ekspozitë. Djaloshi 22-vjeçar fascinohet pas kësaj oferte. Nga çmenduria e tij dhe nga simpatia e madhe për Van Gogh-un,  ai e pret edhe veshin e vet, për të shëmbëllyer piktorin e famshëm. Këtu fillojnë të vërehen shenjat e para të çmendurisë së tij. Gjatë gjithë dramës mbase nuk vërehet fare se është i çmendur, deri kur i shfaqen halucinacionet, gjendje kjo që e bind atë se çdo gjë që e shikon përreth është e vërtetë. Mirëpo, në fund, djaloshi bindet që disa gjëra nuk janë të vërteta. Ndaj dhe gjendja e tij mendore përkeqësohet edhe më shumë, si pasojë e së cilës ai detyrohet të shkojë në çmendinë, pasi përshëndetet me miqtë e tij më të ngushtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx