Kulturë
Dashnor Selimi: Nëpër udhët poetike gjurmoj mendimin
E hene, 31.01.2011, 08:49 PM
NËPËR UDHËT POETIKE GJURMOJ MENDIMIN
Ylli Hoxhaj
Mendime rreth vëllimit me tregime e novela '' Deri te kloni'' i shkrimtarit përmetar Ylli Hoxhaj.
Nga Dashnor Selimi - Selanik
?sha nxënës në Sukë të Përmetit.Sapo kisha filluar të shkruaja ndonjë informacion në revistën'' Pionieri''.Tek-tuk dhe ndonjë poezi të asaj kohe.Kalonin vitet dhe dëshira për të lexuar,por dhe për të shkruajtur ishte rritur tej mase.Merrja pjesë dhe nëpër konkurse që organizoheshin në vendlindje.Rastësisht ,në një ditë të tillë,që ke dhe emocione të moshës,shkollës,ndrojtje,pse jo dhe një farë pesimizmi,njihem në Përmet me Ylli Hoxhajn.Kisha dëgjuar nga drejtori i shkollës Sofokli Kllapi,për të cilin ruaj një respekt e konsideratë, që nuk mund ta përshkruaj me fjalë edhe pse tashmë kam gati 15 vjet pa e takuar,pasi është në Kanada,se një mësues i devotshëm, që e duan dhe e respektojnë breza të tëra nxënësish,ndihmon pa u përtuar dhe shumë talente të reja në letërsi.Ai ishte Ylli Hoxhaj.
Kaluan vite të tëra dhe në vitin 1998 unë do të takohesha përsëri,por këtë herë ky takim i rastësishëm do të bëhej në një ditë morti në familjen time.Ime më,qante Fredin,vëllain tim të vogëlqë vdiq në moshë të re ,në Kretë.Përkrah saj,për ti lehtësuar sadopak dhimbjen, ishte përsëri Ylli, së bashku me bashkëshorten e tij,Shpresën.U takova me lot dhimbje e malli.Si mund të harroj fjalët e nënës time kur më thoshte-''Bir!Po më mbajnë me garjet.Ylli me Shpresën, m'u bënë si fëmijë...''.
Vitet kaluan përsëri dhe një ditë para vitit të ri ,mësuesi im Dashmir Zaçe më dhuroj një libër.U përlota në çast.Në sytë e mij mësuesi lexoj dhimbjen dhe mallin.Është për ty,ma dha një miku juaj,Ylli.Ndjeva një gëzim,por dhe një mirënjohje ,që s'mund ta harroja kaq lehtë.Unë përsëri kisha pranë meje Yllin.
E lexova me një frymë librin e tij.Ju riktheva përsëri,vetëkuptohet përse i rikthehesh për së dyti një libri.Sa gjetje e bukur që në titull,ishin përshtypjet e para.Deri te kloni...Për cilin klon e kishte vallë fjalën?Për të drejtën e fjalës,të mendimit,për portat e harresës,për dritëhijet e atij sistemi,apo mos vallë për klonin me gjëmba!?Nëpër faqe është vendosur shpirti i tij,dialogu dhe gjuha e njerëzve që njohu në jetë,është vendosur dhe një kamare me libra të zverdhur nga hija e viteve,nga gjuha e mbuluar me thonjtë e trishtimit.Është dhe një lis i ''vjedhur'' nga Qarrishta,një lule e s'apo çelur bajame nëpër korije,më tej dhe një parmëndë, ku në damarët e saj janë ende njollat e gjakut apo të vrarat nga duart me kallo,është dhe arome e trëndelines dhe një lule sherebeli mbirë mes qerpikëve të syrit.Është në bojën e penës një zë fëmije ,që luan nëpër ugare këmbëzbathur,është dhe një e puthur e fshehur mes dëllinjave e lule xanave.Janë dhe zërat e pleqve të fshatit apo një brum i porsa gatuar e pret të vij.Por me çfarë majaje?Me lotët e mallit.Ndashta për melhem dhe një gotë raki.Më tej janë dhe shënjtërimet.Janë duart e nënës që e pret me një bukë të ngrohtë,të pjekur në shpirtin e saj.ndërsa i ati,ashtu i rëndë, siç u ka hije burrave të motçëm,me një shark hedhur mbi supe dhe duhanin e grirë për ta burrëruar më shpejt të birin.Janë dhe zërat e bashkëmoshatarëve që u thërresin nëpër pyll thëllëzat e hidhen degë më degë nëpër lofata,është dhe një këngë e shtruar vënçe.Ndërsa vajzat e bukura,nazemëdha hedhin vall e tek-tuk shkëmbejnë një buzëqeshje për të akorduar nota të reja dashurie për bandillin...
Na sjell dhe një Vezir,siç bënte Pashai i Madh,duke tundur supet dhe bëmat i shtonte në tespihet e tij të rënda.Jo, koha e pashallarëve me kështjella,çallma e hareme po vinte ngarkuar me ca rreze shprese dhe me një rrugë të hapur për në pashaëndërri me diamante persiane.Në tespihet e tyre varej fati i njerëzve,fati i kombit.Një gjetje dhe përshkrim tepër orgjinal,një përshtatje për të lulëzuar ''karafilat'',një e vërtetë e pamohueshme që ngrinte kryet dhe mbi mençurinë e njerëzve të rrallë,një idiotizëm që të shoqëronte e nga çasti në çast mund të të priste dhe sythin e porsa çelur të jetës.Teoria,ideologjia,uni,sarkazma në duart e njerëzve miop.Kariera ishte vetëm ëndrra,asgjë tjetër nuk kisht rëndësi.Se mos vallë dhe sot nuk ka të tillë karafila?Oh,këta pashallarë me ëndrra mbi supe ngarkuar!Për në kë vilajet na çojnë!?Veç'' Tespihet e Pashait''janë më të rënda se kurrë.Dhe autori e bën më interesant mesazhin që përcjell nëpër mjet kësaj novele.Gjuha letrare u përshtatet heronjve të novelës duke gjurmuar mendimet e tyre.Veç Vasiliqia e hyrë me apo pa dëshirë në mendjen e këtyre karafilave ishte ideologjia,parimi,egoizmi,për mos të thënë më tej dhe një gusto që ishe i detyrueshem ta pranoje. Rrëfimi më i bukur është ai i jetuar.I ndjerë deri në palcën e trupit,deri në ngashërim,mbi sytë e rëndë të nënës shamizezë.E tillë është dhe novela'' Lulekaçet...''.Për këdo poet poezia më e bukur është ajo e përjetuar.Kështu ndodh dhe në prozë.Shënimet e dosjes ende ruajnë,jo vetëm në kujtesë ,por dhe e sjellin më pranë situatën e jetuar.Të jetuar brenda në trungun e fisit,diku më larg,andej nga lindte dielli,andej nga Alipostivani i mbuluar me hijen e pemëve.Mënyra e gjetur e autorit për të komunikuar me lexuesin të bën ta ndjekësh në çdo hap që i afrohesh,të trazon mendimin,të njgjall emocione,e dashur pa dashur si dikur dhe ti dëshiron të kapërcesh rrathët e zjarrit.Kështu ndodhi dhe me personazhin e kësaj novele,edhe pse i'' krekosur''në avllin e shtëpisë të tij,me hekura në dorë,shkonte drejt vdekjes e si bënte syri tërr.
Liria!Liria për këta njerëz ishte veç një ëndërrim fluturues i një çasti.Ajo u ishte dhënë në formen e një transferimi në mendim,por jo një liri e vertetë.Jashtë mureve të kujtesës gjithçka ishte e izoluar brenda një guaske të pathyeshme e lidhur me gjëmbat e vdekjes.Përcaktimet dhe paragjykimet, të formuluara nga kolera e kuqe kërkonin me çdo kusht vktima të pafajshme.Ky virus,kjo epidemi e ka bërë më të ndjeshme penën e autorit kur e mbyll novelën...Mjegulla që kishte pushtuar atë mënjgjes tërë luginën e Vjosës me mundimin tërhiqte peshën e asaj dhimbje duke u zvarritur,pa mundur të ngrihej dhe pa ditur ku do të përfundonte...
Ndoshta, për mendimin tim është tregimi më i bukur, më i pikasur,i përshtatur në një kohë që u vuajt në ato vite.Është tepër orgjinal,me një gjuhë të thjeshtë komunikimi,me toponime e një fabul më tepër drithëruese se sa me dhimbje.Përdorimi i fjalë formimeve,fjalëve të urta,shprehjeve urdhëruese,apa krahasimi i përdorur nxjrr më në dukje ata gurë që rrokulliseshin së bashku me shirat e rrëmbyeshëm të vjeshtës për të marrë në rrëmbimin e tyre dhe gjethet e fundit të shpresës.Duke e krahasuar dhimbjen që vlonte me damarët e malit të zhveshur,si dëshmi e vetme e atyre njerëzve që ecnin të heshtur,pa ditur për ku.Veç llava që do të shkrinte një mal të tërë do ti shpëtonte nga kjo pikë e këputjes.Por dhe përdorimi me vend i shumë figurave letrare,e shpesh herë ato shpërthime poetke i japin tone të reja.E bëjnë më interesant atë burim ndjenje të derdhet i heshtur deri në atë këmbë mali që nuk ka mbarim.
Muzeun e tre frashëllinjve e kam vizituar nga afër tre herë.Tashmë e mësova se''Qerbelaja''erdhi nga Bicaj i Kosovës.Mesazhi që përcjell autori në tregimin ''Gropa e syrit të verbuar'' është me të vërtetë tepër mbreslënës.Gërshetimi që i bëhet në ato vite për të ardhur deri më sot për shumë lexues duket i pa besueshëm.Por ta jetosh në atë vatër shtëpie ku u linde e u rrite të sjell njëkohësisht,jo vetëm mall e dhimbje për djegjen barbare të veprave më të çmuara të një kombi,por dhe ndjenjën e urrejtjes për disa njrëz që nuk kishin lexuar libra kurrë në jetë e ata vendosnin gjithëçka për fatin e tyre.E kisha dëgjuar se libra të shumtë ishin djegur në flakët e zjarrit të kuq,por të them të drejtën nuk më besohej se në një fshat të thellë të Permetit tim të kishte ndodhur ky akt kaq barbar.Po kush më tepër se në përmetarët duhet ti ruante me fanatizmin më të madh veprat e pavdekëshme të tre vëllezërve që janë krenarian e kombit?
Nga ana tjetër ,Ylli Hoxhaj i pranishëm,edhe pse ishte në moshë të vogël,mban në shpirt atë dhimbje të jetuar dhe më vonë si mësues letërsie këto botime që ishin në kamaret e shtëpisë së tij i duheshin më tepër se kurrë.Kështu i ruanin të parët tanë thesaret e mençurisë,të dijes e të kulturës kombëtare.Jo,nuk do ta quaja një tregim rrëfyes.Ai është për autorin më tepër se një pjesë e jetës që e ka shoqëruar , me një ngarkesë dhimbje por dhe një mjeshtëri trajtimi.
Ah!Përse ma servire ''?afenë e asaj dite prilli...''.Prilli është për në poetët,për lulet,për trëndafilat që fillojnë e'' mbysin'' me bukurinë e tyre Përmetin tonë.Tek ky muaj gjejnë strehë zogjtë shtegëtar,era e tokës me afshin e saj që zgjohet nga gjumi i dimrit,ndërsa ëndrrat udhëtojnë në qiellin e natës së kthjelltë për të kositur yjet deri në puthjen djellore të mënjgjesit.Gjelbërimi dhe sythat që çelin nën ditirambat e shiut mbushin gjoksin me frymën e njgjyrës së klorofilit.Kjo psherëtimë,kjo pjesë komike më duket e pabeshueshme,ndaj dhe me të drejtë sot fëmijët tanë zënë e qeshim me historitë që ne ju tregojmë. dyja novelat dhe gjashtë tregimet e shkrimtarit përmetar,Ylli Hoxhajt kanë një tematikë krejtësisht të jetuar.Ato nuk janë fantazia e autorit,është jeta e tij,janë dhimbja dhe malli,është buzëqeshja dhe loti,është gëzimi dhe urrejtja,është lumturia dhe vuajtja njerëzore,është e vërteta e jetuar dhe rrezikshmëria për të shkuar me urdhër në vdekje,është niveli i atyre njerëzve që na rrëfenin udhët e jetës dhe jo fjala e lirë dhe e mençur që nuk dëgjohej,janë fytyrat e prindërve tanë të vuajtur dhe lluksi që e jetonin'' karafilat e kuq''është gjithëçka. te klonio''është përmbledhja e parë e Yllit në prozën e shkurtër.Për ne përmetarët ,Ylli Hoxhaj është i njohur me kontributin e tij dhe respektin që gëzon nga mijra nxënës që u mësoi gjuhën dhe letërsinë,por dhe shumë studime petagogjike,letrare e publicistike,me librat e tij të botuara,por dhe me dhjetra redaktime.Dhe së fundi dy fjalë për disa zëra që në Përmet nuk kanë munguar,jo sot ,por dhe vite më parë.E latë Lliko Nanon një jetë pranë Vjosës,deri sa ai u nda nga ne para kohe,po kështu dhe Niko Tyton,Rrapo Këlliçin,Dhimitër Mitin,Nuri Dragoin etj.Ju pretë krahët shumë talenteve të reja.Ylli Hoxhaj kurrë nuk kërkoj karjerë.Jeta e familja,njerëzit dhe shoqëria,kontributi dhe dashuria ishin për të gjithëçka.I tillë ishte,i tillë mbeti,i tillë do të jetë...