Kulturë
Përparim Hysi: Për zonjat krijuese
E merkure, 02.02.2011, 07:58 PM
Për zonjat krijuese
(poezi përshëndetëse )
Nga Përparim Hysi
Ju dhashë fjalën dhe e mbaj
Se jam burrë unë me"namuz"
Sado që s'e kam kollaj
Por ja:nuk rri dot sus.
Ku je zonja THeohari*
Pa më thuaj:-Pse dukesh rrallë?
Ta dish që na merr malli
Se të njoh nga moteshkuar
Kur me fjalën tënde brisk
Thoshe fjalën qesh e ngjesh
Ish një kohë kur mirrje rrisk
Ish një kohë.E gjithë "rrebesh"
Po ku je,moj kumuri?**
Kumuria me bustinë
Mëndjen e kam veri
Sa të bukur poezinë.
Flas për ty,moj Ilirianë,
Kumuri e Elbasanit
Për ty jam si në"alarm"
Se ka kohë që s'dëgjoj zanin.
Mos po plas ti nga mërzia
Që tash je në Amerikë
Amerikën tek vëndlindja
Do ta shpiesh,edhe pikë.
I beson lotit të burrit
Burri,dihet,kollaj s'qan
Fjalë e burrit,gozhdë e murit
Thoshte,ndjesëpastë,imja nanë.
Në çdo varg ti je e bukur
Herë si grua,herë si nënë
Po ku je?Ke kohë pa dukur
Duku,moj,e bukur... hënë.
A e njihni Julia Gjikën
Një poete tërë mendim
Di ta tjerrë mirë lirikën
Dhe epiken,pikëllimë
Të bukur e ka poezinë
Në të ka mesazh e art
Sa bukur këndoi për Bekim Fehminë
Aq diku dhe për një maskë.
Për Nedën kush këndoi më bukur
Atë Nedën që vranë në Iran
Julia kurrë nuk rri strukur
Mbështyn në surrat çdo tiran.
Siç këndon për njerëz e ngjarje
Aq bukur di të këndojë për trëndafil
Në vargje ka malle,malle
Dhe kënaqesh sikur dëgjon një bilbil.
Këze Zylo ka dy emra
Oqean më është nga zemra
Poezinë e ka "delikate"
Në të nur e në të sharme.
E lexon dhe shpirti flutur
Them të drejtën:shkruan bukur
Si në prozë e poezi.
"Shtydhe" vargun-dashuri.
Mu më duket penë s'përdor
Po sikur qendis hollë
Në vend të penës ka penel
Si pikturë vjersha i del.
Është një zonjë nga Qeparoi
(mos kujto se të harroj)
Është poete,është shkrimtare
Të gozhdon veç nga një ngjarje.
Poezia për ulliriin
E ka kthyer në një ulli
Kurrë s'do humbas gjelbërimin
SI ulli në poezi.
Ja kjo është Elko Qeparoi
Që unë kurrë s'e harroj.
Një "Pulëbardhë" nga Gjermania
Aliaz Alma Papamihali
Mu në zëmër është vëndlindja
Me vargje si plagë malli.
Kur këndon për një grua
Mu si Alma dhe nuk gjen tjetër
Mos më thoni:-More,ç'thua?
Se unë flas ç'pashë në"letër" ***
Për poetët e ka tharë
Lindin të dashuruar,vdesin beqarë.
Kjo është Alma,me pak fjalë
Duket rrallë,por të ngre mall.
Është një zonjë,zonjë fisnike
Kosovarja,zonja Makfire
Sado që është nga Kosova
Seç e gjej tek klubi"Korça"
Dhe e gjeta,m'u bë qejfi
Me Kosovën(po ne një jemi)
As i themi bukës bukë
Për t'na ndarë,askush.Nuk.
Pra Makfirja,mërgimtarja,
Është poetja,është shkrimtarja
Që me shkrime na kënaq
E uroj me aq e aq...
Tash e shihni.Më nuk mund
Bakllavaja është në fund
"Bakllavaja" është Raimonda
Kjo,pra: e kudondodhura.
Kujt s'ia gjen ajo"shtëpinë"
Siç pi verën,aq rakinë.
Shkruan pra,prozë e poezi.
E guximshme:si asnji!
Bën "vaksinë" në trup të vete
Si Zhorzh Sandi është vërtet
Këto i them se nuk është lehtë
Të flasësh hapur si poet.
Hiç nuk di të përdor maska
Të gjithë maskat i bën hasha
Transparentë është si xham
Ka një shpirt si babaxhan
Tash e mbylla me ju zonja
Të më falë,në dikë harrova
Gjithë krijueset i uroj
Gaz e këngë jeta t'u shkojë.
*Rozi Theohari
** Iliriana Sulkuqi
*** aludohet për vjershë
1 shkurt 2011