E enjte, 01.05.2025, 11:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Bojaj: Libër me vlera të larta ideoartistike e kombëtare

E merkure, 02.02.2011, 08:47 PM


Recension: Gani Mehmetaj, Kosova: Sfidat e Pavarësisë, Boton, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës-Forumi Imazh&Media, 2010.

 

Libër me vlera të larta ideoartistike e kombëtare

 

“Projekti i bashkimit kombëtar, duhet të jetë ideja prijëse e projektit të së ardhmes për të gjithë politikanët në Shqipëri dhe në Kosovë. Ideja për bashkim kombëtar bazohet në idealet evropiane, gjë qe kërkon një angazhim dhe punë sistematike”, Kosova:  Sfida e Pavarësisë, të autorit Gani Mehmetaj.

 

Nga Ramiz BOJAJ

 

Në librin, Kosova: Sfidat e Pavarësisë të autorit të mirënjohur të letrave shqipe, Gani Mehmetajt, janë përshkruar në mënyrë realiste, estetike dhe konceptuale, sfidat me të cilat vazhdon të preokupohet shteti më i ri, Republika e Kosovës, në sistemin shumëdimensinal të saj. Në këtë kontekst janë prekur në mënyrë të thuktë sfidat si ato ekonomike, politike, por edhe ato të diplomacisë ndërkombëtare. Autori në fjalë shpreh shqetësimin e arsyeshëm, rreth ndërtimit të infrastrukturës ligjore, e cila në Kosovën e re, shpesh është rropatur me dualizma juridiko-ligjor, por edhe kushtëtues, parime bazë të qëndrueshmërisë së shtetit demokratik. Mbi të gjitha vend të veçantë zënë edhe segmentet e fushës së ekonomisë dhe kontrollimit të kufijve territorial. Për të qenë më lehtë i kuptueshëm, në kontekstin shumështresor, autori Gani Mehmetaj, strukturën tekstuale e ndan në gjashtë kapituj të ndryshëm, duke filluar nga sfidat e shtetformimit, sigurisë, mërrëdhënieve ndërkombëtare, ekonomisë, mediave dhe politika e deri në përmbyllje të kapitullit të integrimit dhe atë të rezymesë.

 

Ndjenjë e hollë dhe shije e lehtë estetike

 

Në kapitullin e parë; Shtetformimi, shkrimtari dhe publicisti, Gani Mehmetaj, e fillon mbi konceptin historiko-etnik, bazë mbi të cilin është ndërtuat shteti i pavarur dhe Sovran e Kosovës. “Shqiptarët në Kosovë janë autoktonë, pasardhës të ilirëve dhe nuk janë të ardhur, siç thonë serbët.Këtë e dëshmon historia dhe shkenca evropiane, sidomos ajo gjermane dhe austriake”, nënvizon autori Mehmetaj, duke forcuar argumentin historiko-faktografik të çështjes shqiptare në territorin etnik të Republikës së Kosovës.  Ky argumentim real, hedh poshtë propagandën tendencionze sllave, rreth realitetit historik, etnik dhe toponomistik të Kosovës shqiptare. “Kosova në antikë emërtohej Dardani, kishte shtrirje më të gjerë, përfshinte një territot shumë më të madh sesa Kosova e sotme:Krahinën e Nishit, një pjesë të Sanxhakut, Shkupin, një pjesë të veriut të Shqipërisë dhe ishte njëra ndër provincat më të njohura ilire”.Në këtë kontekst narracioni i tekstin nënvizon përshkrimin historiko-shkencor e realist i shtrirjes etnike të popullatës shqiptare në rajonin e Ballkanit. Mirëpo, për shkak të luftërave ballkanike dhe fushatës antishqiptare sllave, territori shqiptar gjithnjë është tkurrur, duke shtuar orekset aneksuese serbe për më shumë toka të uzurpuara shqiptare, krahsa së cilës i janë bashkuar edhe programet për spastrime etnike, herë më shumë e herë me pak të proklamuara, por qe akoma janë në fuqi në qarqet e Beogradit. Prandaj me të drejtë është quajtur se pavarësia e Kosovës është kompromisi më i madh që kanë bërë shqiptarët në fundshekullin njëzet. “Pavarësia e Kosovës është kompromisi më i madh që mund të bëjnë shqiptarët’, Ibrahim Rugova. Rezistenca paqësore si filozofi politike e Ibrahim Rugovës, dhe krijimi i institucioneve sovrane e mbajti gjallë tërë qenien biologjike të popullatës shqiptare duke iu shmangur kështu masakrave, spastrimeve etnike dhe terrorit serb në këto anë”. Trupat e NATO-s, hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999, pas bombardimeve tremujore. Ndërkohë formacionet ushtarake FARK-u dhe UÇK-ja, bënin përpjekjet në terren për t’iu kundërvënë forcave paramilitare dhe ushtarake serbe, por këto dy formacione ishin mjaft të përqara. Në këtë kohë në Kosovë u vendosën edhe trupat e KFOR-t dhe administrate e OKB-së, nën logon e UNMIK-ut. Kosova u shpall shtet I pavarur me 17 shkurt 2008, pas leximit të deklaratës së Pavarësisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, e tërë beteja për shtetin e Kosovës nuk përfundon me aderrimin e forcave ndërkombëtare këtu. Krimi i organiazuar, atentatet e shumta dhe elementet mafioze edhe më tej ishin të pranishme në territorin e Kosovës. “Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë fenomene të cilat janë mjaft të pranishme në të gjithë rajonin dhe në të gjitha strukturat shtetërore por edhe në atë të shoqërisë. Vëçmas janë shqetësuese mosfunskionimi si duhet i disa pikave doganore në veriun e Kosovës, të cilat pengohen nga strukturat paralele serbe, duke lulëzuar kështu krimi i organizuar dhe futja e pakontrolluar e mallrave në Kosovë. Gjyqësia e prokuroria nuk qenë në gjendje t’u kundërvihen këtyre dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të cilin që në fillim më të ardhur të EULEX-it, u tha se do të jetë spoecialiteti i tyre.Gjyqësia në vend se të luftojë krimin e korrupsionin është bërë shembull i korrupsionit”.

 

Siguria e brendshme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

 

Që nga dëbimi i forcave okupuese serbe nga Kosova, veriu i Mitrovicës metet rajoni më delikat edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008. Ky problem i stimuluar nga politika e Beogradit nuk ka gjetur goditjen e duhur as nga UNMIK-u, e as tash së fundi nga EULEX-i. Mirëpo, në bazë të rrjedhave të brendshme politike të Kosovës një gjë e tillë nuk mund të zgjasë pafundësisht, pavarësisht goditjes shumëdimensionale që vazhdon të merr Kosova si shtet i pavarur. “Veriu i Kosovës është problemi më i madh kombëtar i Kosovës, dhe ndër problemet më të mëdha të rajonit të Ballkanit. Serbia në fqinjësi me enklaven militante të lagjeve të veriut të Mitrovicës, nuk është e interesuar qe ta lërë Kosovën të qetë. Gjatë njëmbëdhjetëvjetëve të trazirave të kohëpaskihshme, të nxitura nga paramilitarët serbë,  kanë rënë dhjetëra viktima të pafajshme. Diplomacia Ndërkombëtare që nga fillimi i ka identifikuar fajtorët, duke qartësuar rrjedhën e problemit; Këtë e kishin nënvizuar edhe Gjenerali Klark, diplomati tashmë I ndjerë, Richard Hollbruk etj., të cilët adresuar fajin tek Serbia fqinje, si nxitëse e reaksionave nacionaliste serbe në veri të Kosovës”.

 

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, veçmas raportet me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, kanë qenë dhe mbetet esenciale, ashtu siç e kishte projektuar presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova; Kosova e pavarur, demokratike e paqesore, e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, mbetet bazamenti më i qëndrueshëm i afrisë së Kosovës me botën e qytetëruar. Mbi këtë filozofi është ngritur e tërë ngrehina e diplomacisë së Kosovës dhe marrëdhëniet me shtetet e mëdha, qe është studiuar me shumë kujdes dhe sens politik.

 

Integrimi brendashqiptar dhe ai euroatlantik

 

Pavarësia e Kosovës nuk është project i mbyllur nacional, por hapi i parë i bashkimit të natyrshëm kombëtar. Në këtë kontekst përfshihet unifikimi i programeve arsimore, por edhe të asaj politike dhe ekonomike. Njëherësh kjo do të ndihmonte edhe ruajtjen e identitetit kombëtar përballë sfidave të integrimeve dhe shkrirjes së universin e madh global.

 

“Para se të mendohet për integrime evropoiane, paralelisht me plotësimin e kushteve për inkuadrim në BE, faktorët politikë e institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të mendojnë për integrime brendashqiptare. Projekti i bashkimit kombëtar, duhet të jetë ideja prijëse e projektit të së ardhmes për të gjithë politikanët në Shqipëri dhe në Kosovë. Ideja për bashkim kombëtar bazohet në idealet evropiane, gjë qe kërkon një angazhim dhe punë sistematike. Idesë dhe unifikimit të shtetit shqiptar I ishin kundërvënë në të kaluarën forcat kuislige dhe ato partizane, të cilat inskenuan masakra dhe spastrike etnike të shqiptareve, pothuajse në të gjitha zonat etnike të banuara me shqiptarë”. Dhe në fund autori ndalet në një rezyme ku del në pah thelbi i një fabule të fuqishme, e cila reflekton si shërbesë për elitën politike, por edhe për atë intelektuale të Kosovës së re. Në këtë kontekst jepet mesazhi i përgjegjësisë menaxheriale, angazhimit realpolitik dhe intelektual, në puqjen e vlerave evropiane të Republikës së Kosovës si shtet-model, sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe atyre euroatlantike.

 

Rezyme: “Elita e tashme menaxheriale e shtetit ende ka përvoë të paktë të punës së pavarur, ende pos qëndrimit në majat e piramidave I mungon morali politik, arsimimi i nevojshm, nuk ka biografi ose të punojë pa tutelë. Mund të qëndrojnë në siperfaqe grupet agresive politike dhe grupet e interesit, të cilat pastaj bëjnë edhe kalkulimet politike, duke harruar se të jesh në kreun e shtetit e të kombit nëkupton mençuri e urti të jashtëzakonshme e jo vetëm dëshirë të pakufishme për pushtet”. Në përmbyllje mund të shtojmë edhe këtë se libri,  Kosova: Sfidat e Pavarësisë, e autorit Gani Mehmetaj, është njëra ndër përmbledhjet realpolitike më kuptimplote, analitike e etike, mbi parimet e shtetit të pavarur dhe Sovran të Kosovës, gjithnjë duke u mbështetur filozofinë e korrektësisë, saktësisë dhe të objektivitetit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx