Kulturë
Kalosh Çeliku: Përcjellja e gomarit haxhi në mekë me dajre
E enjte, 03.02.2011, 08:58 PM
PËRCJELLJA E GOMARIT HAXHI NË MEKË ME DAJRE
Nga: KALOSH ÇELIKU
Arat tona pjellore anë e mbanë Atdheut me hebe në krah, i mbollëm me grurë… Edhe malet: Tiranë… Prishtinë… Drenicë… Shkup...
Dhe, ato ara pjellore veç më e kanë rritur grurin. Kallinjtë e kanë kërrusur kokën nga buka. Anë e mbanë kanë dhënë frute. Atdheu, tashti vetëm i korrte. Qerret i ngarkonte me duaj dhe i hidhte në Lëmë. I zgjidhte duajt. Kali i hazdisur silleshte për ta fshi lëmën rreth strumbullarit. Qetë me zgjedhën në qafë ugareve. I zgjuam malet me këngën popullore të krushqëve para koçisë:
Haj-haaj, kasolla me kashtë
Sot një javë nja pesa gjashtë!...
Baballarët tanë për çdo verë i mbushnin hambarët me grurë. Thasëve ua lidhnin grykën me nga një kordhë kanapi. Dimrave u dilnin para me këngë e valle...
Ua ndërsenin qentë… Pushkët i nxirrnin nga hatullat…
Dhe, te pragu i derës e prisnim Pranverën… Koçinë me nuse…
Ende bërlloku shqiptar nuk e di se ky popull vjen me penë e pushkë nga malet. U lindë mes maleve. U ngritë në male, në Kosovë me: Pjetër Bogdanin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Isë Boletinin, Shotë e Azem Galicën… Në Shqipëri: Skënderbeun, Ismail Qemalin, Naim Frashërin, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Fan Nolin, Faik Konicën… Dhe, në Maqedoni: Dervish Carën, Sulltanë Qafën, Kalosh Zajazin, Xha Derallën… Përsëri, u arratisë me penë e armë në dorë maleve të Shkupit: në Karadak e Sharr mes lisave kok? m? kok?.
Një qytet që fatkeqësisht, ende edhe në kohën e sotshme prodhon burra me pashterka me shumicë e pakicë në politikë… Burra me partalla (lecka) në kokë në vend të kësulave të bardha… Qyteti nuk ka jetë…
Bërlloku nuk është për ndryshime në shoqëri. Shtet. Brez pas brezi është për pushtet. Dhunë. Bërllokut i pëlqen kontejneri në rrugë… Mjegulla kur zbret në fushë… Haleja… Gjuetia e kundërshtarëve… Pusia pas ferre… Tradhtia… Torba me taxhi që ia ka lidhur përqafe si një hajmali hoxhe: Qoftëlargu…
E ti, patjetër duhet ta vazhdosh rrugën për në Baba Tomorr. Qoftë dimër, qoftë verë. Ditën, natën. Rrugës mos biesh në pusi…
Dhe, halldupët ende nuk e dinë se, moti e ke pushtuar Shkupin… Edhe atë, i ke hyrë nat?n si kaçak nga oxhaku…
Në mëngjes, pasi i pi dy gota me raki rrushi dhe kafen,
- Tashti më, e shoh se je çmendur plotësisht, nuk ka plakë fallxheshë, as hoxhë që t’i kthen ato të shkreta si zogjë edhe një herë në kokë. Fatkeqësia: të provokojnë me komente nën shkrime duke e fshehur veten nën dimia të grave me pseudonimin e halldupit: “Jasini”. Edhe atë, pasi e kanë gjetur veten lakuriq në ato shkrime.
E vërtetë, i përgjigjesh. Është halldupi me kokën në xhami e bythën te Partia Neokomuniste. Kurva politike, që gjithë jetën shkon burrë më burrë. Dhe, më në fund mezi e gjeti një burrë hadum me dimia të larme. Edhe këtë Dimër i luten Zotit për mëkate përpara Qeverisë “demokratike”. Njëri pas tjetrit rreshtohen te Partia Neokomuniste me duartrokitje frenetike nga “vëllezërit”, burri i parë që ua grisi dimiat në mes të sheshit në Bit – Pazar e Gostivar. Gojën plot, i përcjellin mesazhe popullit: Ecni me ne te burri i parë besnik! “Namuzin” ta kërkojmë në rrugë. Nuk prish punë që deri më tani i kemi ndërruar disa burra pushteti namëqorra. Ne, nuk jemi kurva haremi, po gra besnike në këtë Shtëpi Publike. Ehu, Kurvat politike, që ende nuk e gjetën një burrë tiran, siç thotë Çajupi. Këmbët t’ua çojë në hava mes livadheve. Piskama t’u shkojë për qielli.
Dhe, pasi e hedhë porosinë në libër, përsëri ulesh në hale. Vetëm se, kësaj radhe mbi pasqyrë e vendos edhe një fletore dhe laps, për porositë e ardhshme që do të të vijnë papritur nga qielli për të nesërmen…
E hap televizorin me frikë. Kanalin shtetëror, që një herë i hip në shpinë njëra Parti politike “demokratike“ e herën tjetër mbi samar, Kurva Parti. Në radhë pret t’i hip edhe Nusja me pashterkë të kuqe… Dhe, hë për hë të kujtohet anekdota e Nasradin Hoxhës me Nasradinicën duke shkuar ditën e shtunë në pazar.
Nasradin Hoxha, heret në mëngjes i hip gomarit. Nasradinica përpara duke e tërhequr për kërpeshi, nisen për në Qytet. Rrugës i takojnë kalimtarët e rastit pazarxhi:
- O Nasradin, zbriti gomarit se e cofe, le t’i hipë pak edhe Nasradinica!
Nasradini, nuk ua vente fjalëve veshin, vazhdonte rrugën mbi gomar. Ama, ia kishte thënë një kënge patriotike p?r kaçakun e maleve, Kalosh Zajazin.
Në mes të fushës, te Dardha Gorrice, Nasradinin e takoi edhe një tjetër pazarxhi me hebe në krah:
- O Nasradin, a nuk e sheh se e cofe gomarin? Zbriti pak, le t’i hipë edhe Nasradinica në shpinë!
Përsëri, Nasradini nuk ia vuri veshin, vazhdoi rrugën mbi gomar. Kësaj radhe ia tha këngës edhe me fishkëllimë:
Çaqe poshtë te shtatë zymbylat
Ku ia thoshin shtatë bylbylat…
Në hyrje të qytetit, te Kasolla e Ekremit, Nasradin Hoxhën e takoi edhe katundari i tretë me një mëzat katundi për dore:
- O Nasradin, a nuk e ka më mjaftë, bre burrë?! Zbriti gomarit se e cofe, le t’i hipë pak edhe Nasradinica!
Nasradinit, më nuk iu durua pa folur, i erdhi te hunda. Iu përgjigjë:
- Nuk cofë gomari me mua që i kam gjashtëdhejtë kilogramë me gjithë tesha, po do të cofë nëse i hipë Nasradinica, që i ka njëqinepesëdhjetë kilogramë.
Hi - hii - hiii… E ngjajshme me Partitë tona politike “demokratike“ duke i hipur mbi samarë: njëherë njëra parti, njëherë tjetra në shpinë popullit.
Në një manifestim kulturor, që jepej drejtëpërdrejtë nga një televizion i “pavarur” privat përpara Qeverisë, gomarit për çudi i kishte hipur Nasradinica. I merreshin këmbët, rrëshqiste në akull. Udhëtarët e rastit, pazarxhinjtë e diplomave universitare, alametë doktora të shkencave natyrore e politike, profesorë univerziteti, intelektualë të vetëquajtur e politikanë, gazetarë teknefesë e analistë politik, që e promovonin Partinë Neokomuniste përpara zgjedhjeve parlamentare, e fotografonin veten me komente teknefese përpara kamerave televizive. Thonin: ne dalim në rrugë që të kthehemi në mesin e popullit. Edhe pse, populli vite me radhë nepër shtëpitë e tyre gati të rrëzuara e mbanin barkun me duar. Shkaku tyre, që ua kishte dhënë votat këtyre edepsësve t’u dalin zot të drejtave të tyre nëpër institucione. E shanin rininë e sotshme permes një televizioni të “pavarur” privat, pse nuk del edhe ajo në protesta në rrugë, t’u bashkohet halldupëve dhe ngri në këto ditë të ftohta dimri. Ndanin çmime letrare. Mirënjohje për shkolla të mesme.
Fatkeqësia, nuk ishte që kësaj radhe gomarit i kishte hipur Nasradinica me njëqindepesdhjetë kilogramët në shpinë, po fatkeqësia ishte se: gomarin e kishin rrëzuar në baltë përpara Qeverisë. Asgjë këtij gomari asht e lëkurë nuk i kishte mbetur në samar kombëtare. Kokën ia kishin lidhur me shami arabe. Këmbët me nalle të haxhilerëve. I kishin veshur një këmishë të bardhë e të gjatë deri në fund të këmbëve. E përcillnin përpara Qeverisë haxhi në Mekë me dajre…