E diele, 05.05.2024, 10:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gjarrahët e toponimeve kosovare

E enjte, 03.02.2011, 08:28 PM


GJARRAHËT E TOPONIMEVE KOSOVARE

 

Mashallah, moj mashallah ,

Na kanë dalë një grup gjarrah  !

Grup gjarraha – patriot ,

Për Kosovë , po qajnë me lot !

 

S’ lanë katund, as s’ lanë qytet –

Për qejf t’ vet pa i bë  synet !

Toponimet i synetojnë –

N’ emra t’ rinj i pagëzojnë !

 

N’ vendin tënd , ti, ku ke le –

Me t’ zanë mjegulla – s’ dinë ku je ?!

Emra t’ rinj në katër anë –

A jem n’ tokë, a jemi  n’ hanë ?!

 

Këta gjarrah me kompani –

Bëjnë Kosovën – Dardani !

Bëjnë Drenicën – Arbëri ,

Bëjnë Gollakun – Galabri ?!

 

Novobërdën – e bëjnë Artanë ,

Podujevën – e bëjnë Besianë !

Kamenicën – e bëjnë Dardanë ,

Rogoçicën – e bëjnë Roganë ?!

 

Dobërçanin – e bëjnë Miresh ,

Milloshin – e  bëjnë  Milesh !

Në veri –  n’ atë djep  çetnik  ,

Leposaviqin –  e bëjnë  Albanik ?!

 

Këta gjarrah – këta  patriot ,

Obiliqin – e bëjnë  Kastriot ?!

Gllogocin – e bëjnë Drenas ,

Vizatojnë harta n’ atllas !

 

Gjilan, më 01.02.2011.      Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora