E premte, 02.05.2025, 01:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E premte, 04.02.2011, 08:48 PM


Neki Lulaj

 

 

PSE ORE PSE……..?

 

Pse ore njerëz vallë ju nuk e dini,

se sa vlerë të madhe që keni,

pse ju ne këtë shekull po grindeni kot,

kur me mirëkuptim çdo gjë arrihet në botë…!

 

Ju njerëzit e pendës mendjës dhe dijës

uluni një herë bashkë rreth tavolinës,

me rrespekt e mirëkuptim,

mund të arrini çdo bashkëpunim.

 

Njerëz ore njerëz pse kështu kot,

neve na është ngrirë buzëqeshja sot,

s`mbahët vendi me grindje kërcenime dhe hasmeri

armiqët kështu po ndiejnë kënaqesi .

 

E dijmë të gjithë, se askush mbi këtë botë,

nuk e don Shqipërinë e fortë,

pse vallë ne nuk duhëmi e rrespektohm mes veti

hasmerija është kancer Shteti.

 

Ulni gjakrat e shtërngoni duart,

se armiqët boll na coptuan,

vallë si na u rrudhën trojet tona,

shërbime të “shkëlqyeshme” Atdheut po i bëjmë na?

 

Pse gjithë kjo shthurje për pushtet,

hasmeri e fyerje si është më keq,

pse ore njerëz gjithë kjo rremujë e kjo poterë

Puçi në Shtet kurrë nuk ka vlerë…….?

 

NË KOSOVË

 

Nga Dielli një rreze e ngrohët,

nga mjegulla e dendur një shi i qetë

nga një shtërngatë ndryshoi ky mot,

gjethet e pemëve lodrojnë pa adresë kot…?

 

Kush e mashtron me genjështra popullin ,?

për me ngelë gjatë në pushtet,

shiqoi genjështart në Kosovë të , qeverisë

kriminel thonë është i zoti i shtëpisë vet……?

 

Pse pas luftës gjithë këto krime?

për të ardhur vetë në pushtet,!

banda e SHIK-ut me kërcenime e likuidime,

popullit i futi në shpirt frigë e tmerr….?

 

DIKUR MOTI

 

Dikur në Kullat tona prej gurit,

odat ishin si Akademi,

rrinin burrat e bisedonin,

të gjithë dëgjonin me kënaqësi.

 

Kur njëri fliste si në kuvend,

të tjerët dëgjonin me kujdesë

kjo ishte një kulturë që nga moti,

porosi e trasheguar nga Gjergj Kastrioti.!

 

Kurse sot nëpër mjete elektronike,Televizive,

kur debatojnë dy Parti,

ithtarët flasin të gjithë për një heri,

grindën me fjalë-kjo është marri.?

 

Si ore të shkolluar e, pa kulturë,.?

pse nuk i leni rradhë njëri tjetrit ,

kur ta përfundojë i pari debatin,

tjetri le ta vazhdojë i dyti revanshin .

 

Flet edhe njeri edhe tjetri,

kështu tek ne bëhët politika,?

po ju gjykojnë edhe fëmijët në çerdhe,

si grindeni për pushtet e për karrika.

 

Kështu ore përtaca e grindavec,

kakarisin edhe pulat në Kotec,

ato nuk kanë,as rrespekt as dituri

njashtu po veproni Ju, kjo është turp e marri…?



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx