E enjte, 01.05.2025, 01:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Kirk Douglas (1916-2007)

E shtune, 05.02.2011, 08:58 PM


KIRK DAGLLAS (1916-2007)

 

Nga Halit Bogaj

 

Njëra ndër figurat më të njohura dhe poliedrike të kinematografisë amerikane,ishte edhe aktori kolosal  -Kirk Dagllas,me emrin e të cilit është e lidhur edhe një epokë e tërë  e artit të shtatë.Kirk Dagllas dhe elita e tij e famshme filmore ,ishin idhuj të vërtetë edhe për aktorë të rinj të cilët mësuan shumçka nga gjenerata më e vjetër e cila kishte një përvojë të gjatë kreative.Kirk Dagllas,me realizimet e tij filmore,ishte bërë një aktor mitik në kinematografinë botërore,i cili realizoi role të shumta dhe të llojllojshme filmore,duke mbetur edhe ndër veteranët më të shquar të artit të shtatë.Ai krijoi kryevepra të ndryshme fenomenale ndër të cilat bën pjesë edhe “Spartaku” spektakular, si njëra ndër realizimet më të rëndësishme dhe më të fuqishme  deri në ditët e sotme.’’Spartaku’’u përket zhanreve:”Ben Huri”, Dhjetë urdhërat”, ”Sidi”, ”Rënia e Perandorisë romake”, ”Kleopatra” dhe realizime të tjera të ngjashme që kanë mbetur të pavdekshme në historinë e artit filmor.Kariera e larmishme e aktorit fenomenal – Kirk Dagllas,fillon me filmat e popullarizuar”Letrat tri grave”, ”Rrugët e lavdisë”, ”Njeriu pa yll”dhe disa filma të tjerë të spikatur të periudhës së tij të mëhershme,për të arritur edhe tek kryeveprat e shquara`Etja për jetë/në të cilën e interpreton Van Gogun/,”Dyluftimi në Okej Koral”/Dok Holidejin//”Odiseu”/shtegëtarin antik,i cili dhjetë vite të tëra kërkon atdheun e tij – Itakën/,”Muzgu i fundit”/një revolverist të dëshpëruar i cili rastësisht bën incest me vajzën e tij/ dhe”Treni i fundit për në Gan Hill”/i cili përpiqet të hakmirret ndaj dhunuesit të gruasë së tij/.Në këtë drejtim mund ta theksojmë edhe faktin e pamohuar se kush  do të mund ta luante në mënyrë aq origjinale edhe heroin revolverist nga filmi”Të vetmuarit janë trima” ose Sharllatanin nga filmi”Zhongleri” se sa Kirk Dagllasi?Është i paharruar edhe filmi”Nxënësi i djallit” – sipas veprës së dramaturgut të madh – Bernard Sho e në të cilin luan sërish me Bert Llankasterin kolosal me të cilin ishin tandem i paharruar nga filmi i Xhon

Michael & Kirk Douglas
Michael & Kirk Douglas
Starxhesit”Dyluftimi në O.Koral”.Kur jemi këtu duhet ta theksojmë edhe faktin se askush nuk do të mund ta interpretonte më besnikërisht rolin e Dok Holidejit të cilin e kanë realizuar edhe aktorët:Viktor Mejçer,Val Kilmer,Bil Pulman dhe disa të tjerë.Dok Holideji i Kirk Dagllasit dhe Vajat Erpi i Bert  Llankasterit ishin dy figura madhë-shtore të historiesë së lavdishme të Perëndomit të egër amerikan që kanë mbetur përherë të paharruar në zemrat tona.Kirk Dagllas ecte shtigjeve të sigurta me çdo film të tij të ri,duke qenë i angazhuar nga regjisorë dhe producentë të shquar,në mesin e të cilëve ishte edhe i madhi – Stenli Kjubrik me të cilin realizuan spektaklin e përmendur”Spartaku”,në të cilin Dagllas kishte qenë edhe producent i këtij filmi dhe thuhet se në çastin e fundit e kishte ndërruar regjisorin Entoni Men,i njohur për filma të tillë.Me filmat e tij të theksuar monumental,Dagllas bëhet ndër aktorët më madhështorë të artit të shtatë të cilët ndikuan fuqimisht në mbarëvajtjen e pandërprerë të arsenalit të vlerave të vërteta artistike.Me Riçard Harisin e popullarizuar,realizuan edhe filmin e njohur antinazist”Heronjtë e Telemarkut” me të cilin arrijnë sukses të madh,duke mbetur si dy figura të dashura për mbarë njerëzimin.Siç dihet,atij i flenin thuajse të gjitha rolet,ngase ishte i pajisur me një talent të rrallë dhe me një sharm të veçantë mashkullor,duke i shprehur të gjitha specifikat e tij të theksuara në çdo film.Ai bënte mrekullira të shumta që nga heronjtë antik e deri tek personazhet romantike ,si në filmat”Letrat tri grave”dhe”Dashuria e fundit e Marta Iversit”, por edhe në spektaklin e theksuar”Muzgu i fundit” në të cilin luan me aktoren simpatike – Doroti Meloun,e njohur edhe si Konstansa Mek Kenzi nga seriali dikur i popullarizuar”Qyteza Pejton”.Kur i kujtojmë të gjithë ata filma të shquar  ,të cilët I realizoi aktori i madh – Kirk Dagllas – na duket se jemi kthyer në atë kohë të lavdishme dhe heroike të Holivudit të artë kur filmi ishte mediumi kryesor për të gjithë ne.Kirk Dagllas bënte pjesë në elitën më të lartë të aktorëve amerikanë dhe si i tillë ka mbetur përherë në kujtesën tonë të pashlyer si një yll specifik i cili joshte miliona spektatorë nga mbarë bota.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx