Speciale
Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XII)
E shtune, 15.01.2011, 07:57 PM
NGA SKËTERRA PËRMES LUFTËS NË KRENARI (XII)
Nga Mejdi Asllani
Sa i përket periudhës së viteve l965,66, 67. për veprimtarinë time, ka shkruar mjaft shoku dhe bashkëvepruesi im Sokol Braha. Në librin e tij, “Xhaxhi dhe Vëllaçko”. Nuk po e shoh të arsyeshme, të i përsërisë ato. Prandaj po kalojë te viti 1968. duke i veçuar vetëm dy biseda. 1
Tani, kushëriri imë Musa Ramadani, punonte si korrespodent i Rilindjes, kurse dhëndri Negjip Bejta, si kryeredaktor.
Nuk më kujtohet saktësisht çka ishte arsyeja, por Musaja kishte ftuar shumë kolegë gazetar dhe publicist të asaj kohe. Kishte edhe disa fqinjë që banonin po në atë ndërtesë. Edhe pse asaj kohe, thuaj se të gjithë ishin të rinj. Me që kishin rroga të mira, mundë të thuhej se kishin rregulluar standard të mirë për sa i përket asaj kohe, në krahasim me standardin e familjeve fshatare. Më kishte ftuar edhe mua. Edhe pse më vonë disa nga këta zotëri u bënë emra, përbrenda kombit. Unë nuk po e shoh të udhës të ua përmendi emrat por, po i quaj ashtu si i quanim atëherë “Mikroborgjezia”. Biseda ishte e stërmbushur, me kritika ndaj mërgimtarëve, që ishin kryesisht nga fshatrat. Këta intelektual zhvillonin një bisedë të filluar mbrapshtë, e që ishte në kundërshtim ekstrem me pikëpamjet e mija, andaj nuk mund u durova pa i kundërshtua.
Një vit më parë, Enti për punësim, përmes disa kurseve trajnuese i aftësonte disa punëtor dhe i dërgonte për të punuar jashtë shtetit. Kryesisht në Gjermani dhe Zvicër. Tani që kishte kaluar sezoni nëntë mujor sipas kontratave. Mërgimtarët u patën kthyer në shtëpitë e veta, kuptohet me deviza të kursyera.
Disa nga këta intelektual, jo të gjithë, villnin vrer ndaj mërgimtarëve. Duke thënë, se ata po dalin në Pazar dhe po e paguajnë qengjin 100 d. marka, po blejnë mobile të shtrenjta, konfesion të shtrenjtë, kështu që po na e shtrenjtojnë tregun, e na nga ti marrim 100 marka me blerë qengjin etj. etj. (dinari kishte vlerë në Jugosllavi me që mallrat ishin lirë, por marka gjermane, kishte vlerë shumëfish më të madhe).
Mua, pos nga prezantimi nuk më njihte kush, sepse isha i vetmi nga Gjilani. Pas dëgjimit të stërzgjatur, nuk munda thjeshtë të kaloj mbi këto kritika të pa vend. Prandaj ndërhyra në bisedë dhe ju thash;
- Më vjen shumë keq që ju, në vend se të gëzoheni, si u hapë kjo derë, përmes së cilës fshatarësia jonë do të dalë nga mjerimi shekullor. Si me fajin e tjetërkujt kanë ngelur në shekullin e pesëmbëdhjetë. Gjersa për shumë kë në botë, është shekulli i njëzet. Ju nga xhelozia po i kritikoni. Unë, me keqardhje po vërej se ju, qenkeni ndarë shumë nga populli të cilit i takoni dhe ia keni borq, tani ku jeni. Po kam frikë, se me këto sjellje po doni me ia sjellë një zavall popullit dhe vetes juaj.
Pas këtyre fjalëve të rënda si i shqiptova, ndaj kritikuesve dhe atyre si me heshtje i aprovonin ato. Për ti mbrojtur kolegët e burrit dhe vëllait, reagoj kushërira ime Hilmija. Duke mu drejtua pak sa me nervozizëm;
- Me vend e kanë këta shok, çka kanë me lypë me shkua atje me punua, le të rijnë në fshatë, le ta punojnë tokën, le të mbjellin grurë, e kanë bukën, le të kultivojnë bagëtinë e kanë mishin, qumështin dhe ajkën e etj.
- Oj motër, po të gjitha gjërat si i nevojiten njeriut, nuk mund të kultivohen në fshat, Si për shembull Sheqeri, kripa, vajguri dhe tekstili.
- Le ti kullosin delet dhe nga leshi i tyre mund të mbaronin rrobe për ti veshur.
- Oj motër, gjithmonë nuk mundë të jetohet si në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ata i dinë këto punë, por nga se nuk kanë mundë me ia dalë. Kanë shkuar atje dhe e thyejnë kurrizin duke punuar punë të rënda fizike dhe duke i bartur mallë fëmijët dhe gratë e tyre. Pa i parë nga një vit të plotë. Unë po të kuptoi ty, se po donë me i mbrojtën musafirt. Por këta aspak nuk e kanë me vend. Nëse këtyre shokëve u a ka ëndja aq shumë devizat, le të shkojnë edhe këta bashkë me Negjipin tënd. Le të punojnë atje, kur të vijnë njëherë në vit bien deviza sa të duash dhe flenë me gratë e veta njëherë në vit si bagëtia.
Për këto fjalë më u patë zemëruar kushërira dhe nuk më patë fol disa vite.
2.
Tani gjykata për kundërvajtje, ishte e vendosur në ndërtesën e gjykatës së qarkut, në katin e tretë. Ishte orari i punës, papritmas shpërthyen demonstratat e njohura të 1968.- shit.
Turma e demonstruesve ishte nisur nga shkollat e mesme dhe me shpejtësi arritën në qendër të qytetit. Isuf Hasani, vëllai i Sinan Hasanit, tani punonte aty në vend të Misin Muhagjerit. Të gjithë dolëm në dritare për ta shikuar turmën dhe për ti dëgjuar parullat. Isufi pak sa i tmerruar u kthye kah unë dhe më tha;
- Shihe more, këta po bërtasin, Enver Hoxha, Mao Ce Tung.
- Jo o Isuf, po brohorasin Vetëvendosje Kushtetutë.
- Shihe edhe atë filan poetin, qenka me ta.
- Jo he burë se atë e ka qua Komiteti për me i pa për së afërmi, se atë nuk gjënë gjë jo.
Pas demonstratës që të gjithë pos poetit, (në atë kohë drejtor i një shkolle dhe anëtar i komitetit të PK në Gjilan) u burgosën me burgje të gjata kohore. Për gjoja veprimtari armiqësore, kundër shtetit dhe popullit.
Megjithatë, Kosovës ju dha një gjysmë kushtetute. Me të cilën lejohej përdorimi i flamurit kombëtar. Pak sa si dhuratë, për se Shqiptarët i patën ndihmuar shumë në evitimin e rrezikut nga klani i Aleksandar Rankoviqit në vitin l966. Por më shumë, për ti vu përsëri në gjumë Shqiptarët. Së paku edhe për një kohë.
Flamuri kombëtar u lejua për përdorim. Por burgosja dhe torturimi i atyre si e kishin kërkua, nuk kishte të ndalur. Dëshmori i kombit Fazli Grajqevci, pas torturave Satanike, mizorisht u mbyt pa dalë para gjyqi.
Ja se si më pati rrëfyer njëri, nga grupi i organizatës së udhëhequr nga Fazli Grajqevci, i Quajtur Vehbi Namon Qorolli, i cili kishte vuajtur disa muaj burg me këtë rast.
Gjatë hetuesisë më thanë se udhëheqësi jua i ka pranuar të gjitha, pse ti nuk po i pranon?. Unë ju kërkova të më ballafaqojnë me Fazliun dhe nëse ai ka pranuar gjë, edhe unë do të pranojë çfarë të doni.
Pasi mi lidhën duart dhe sytë, për të mos parë gjë, më morën dhe më dërguan në një vend të pa njohur. Pasi mu futën në një podrum, mi zgjidhën sytë. Podrumi ishte goxha i madh dhe paksa i errët. Përballë ishte Fazlija, i lidhur për një karrige, ashtu si s’mund ta lëvizte as kokën. Nga plafoni i pikonte pa ndërprerë ujë i ftohtë e drejt në kokë. Sytë i kishte të mbyllur, një oficer i UDB-së iu afrua dhe e shkundi duke i thënë, shihe kush të ka ardhur në vizitë, tregojë se i ke pranuar të gjitha.
Fazlija i hapi sytë, por zor se më shihte. Sepse sytë i ishin skuqur tej mase, i ishin fryrë dhe dalë. Arriti të shqiptoj fjalinë;
- Unë nuk kamë pranuar gjë!.
Prapë i mbylli sytë sigurisht nga dhembja e madhe e kokës. Kjo ishte hera e fundit si e kam parë Fazli Grajqevcin të gjallë. Me shumë rrudha në ballë, nga rikthimi i kujtimeve në kohërat e errëta të dhembjes dhe trishtimit, si i shkaktonte ferri made in Serbia. Kështu e përfundoi rrëfimin, Vehbi Qorolli, nga Prishtina. I cili në kohën e rrëfimit, në vitin l979. punonte në Rektorat të universitetit. të Prishtinës, si Referent në administratë.
Ndodhën edhe shumë mizori tjera në lidhje me këtë, por me që janë të njohura për opinionin Shqiptar, nuk po i numëroi një nga një
Tani zhvillohej një garë maratonike rreth flamurit. Popullata shqiptare, në mëngjes e vendosnin në vende publike, para ndonjë shitore apo shtëpie. Gjatë natës, nga një herë edhe ditën, u a shqyenin Serbët lokal. Nga se nuk ishte i mbrojtur nga pushteti.
Rreziku më i madh ishte përdorimi i flamurit nëpër dasmat Shqiptare. Shpesh ka ndodhë të ndërhyjë edhe milicia për ta hekë flamurin. Që në shumë raste ndodhnin edhe konflikte dhe dasma e humbte kuptimin e vet.
Nëse ndodhte ndonjë grindje mes Serbëve dhe Shqiptarëve, duke e mbrojtur flamurin. Kuptohet, e pësonte Shqiptari, e në të shumtën e rasteve disa shqiptarë.
Kjo maratonë patë zgjatur disa vite, gjer sa ju mësuan sytë Serbëve, me flamurin.