Udhëpërshkrim
Asllan Dibrani: Ndërrimi i viteve u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
E hene, 03.01.2011, 08:34 PM
![]() |
Haki Azizaj Asllan Dibrani dhe Lulzim Tovarlani |
Ndërrimi i viteve u manifestua edhe në Shtutgard të Gjermanisë
Nga Asllan Dibrani
Ndërrimi i mot-moteve gjithë botën e gjeti te gëzuar. Fishek zjarret e mbrëmjes u dëgjonin gjithë kund , gëzim nxitim i grumbullimit te gjerave ushqimore qe ta kenë një tryezë sa ma te pasur për mbrëmjen ma te gëzueshme .Po kjo atmosferë manifestimi i gjeti edhe shqiptarët e Shtutgardirt të ballafaquar me të njëjtën gjë ku një pjesë e tyre zgjodhi shtëpinë me miqtë e tyre , ca te tjerë ikën për atdhe ndërsa një pjesë e tyre preferuan restorantet.
Periferia e Shtutgardit pikërisht Gerlingeni ishte nata ma e gëzuar për shqiptarët e Shturtgardit me iniciativën e Vëllezërve Asllan dhe Ruzhdi Dibranit , Haki Azizajt nga Shtutgardi dhe Can Tahirit përfaqësues i Unionit Artistik i grumbulluan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh me familje kaluan një mbrëmje festive me një program artistik të këngëve dhe valleve,humorit dhe zgjedhjet e ma te mirave ne një kuis te publikuar nga pjesëmarrëset në prierje si reportere .Fillimisht Can Tahiri qe ishte edhe moderatori i mbrëmjes përshëndeti te pranishmit duke ju uruar vitin e ri dhe i ftoj ne skenë Këngëtaret e Lulzim Toverlanin dhe Naser Gashin ku e krijuan një atmosferë gëzimi, ku çdo njeri ishte i gëzuar dhe sikur një moment ishin liruar nga obligimet e përditshme . Këngët ishin nga ma te mirat si motive nga e gjithë melosi ynë ku publiku mbeti shumë i kënaqur pikërisht meqë një pjesë të pranishmeve ishte edhe nga Shqipëria qe arritën këto dite pas heqjes se vizave dhe qarkullimit te lirë në shtetet e Shengenit.
Pastaj si karakteristikë e kësaj mbrëmje ishte edhe kitaristi i dhe këngëtari Haki Azizaj njeri i kulturës dhe muzikës i cili morri iniciativa te veçanta ne lindjen e Rokut dhe zhvillimit të këtij zhanri te ri në Kosovë në vitin 1969, ku publiku disa herë e përcolli me duar trokitje frenetike dhe i dha këtij takimi një ngjyre te këngës se mirëfilltë qytetare. Të Pranishmit këtë hare te kësaj mbrëmje vazhduan duke i përcjell edhe minutat e fundit të 2010 ne 2011 me fishekzjarrë dhe shtrëngim duarsh ne përgëzimet për vitin 2011 ,ku kjo atmosferë zgjati deri ne orët e hershme te mëngjesit.
![]() |
Shqiptare të Shtutgardit nga e djathta Hetem Llapatinca,Vitor Spaqi,Asllan Dibrani,Haki Azizaj,Can Tahiri,Besim Lokaj,Sejdi Rexhepi,Bajram Balaj dhe Lulzim Toverlani ne një diskutim paraprak te kësaj nate për mbarëvajtjen e mëtutjeshme te kësaj Qendre Kulturore Shqiptare |
![]() |
Grup vajzash të shoqëruara ne mes vete miqësi të krijuar gjate kësaj mbrëmje |
![]() |
Can Tahiri dhe Blerim Aliu valltar ku i dhëne një ton te posaçëm kësaj mbrëmje festuese |
![]() |
Familje nga Gerlingeni ne ndarjen e gezimeve ne shoqëri |
![]() |
Vëllezerit Dibrani Sahit ,Asllan dhe Ruzhdi me Nënën të Shoqëruar me Can Tahiri |
![]() |
Lulzim Toverlani në skenë para publikut |
![]() |
Rrustem Rrustemi me familje dhe miq |
![]() |
Mysafiret e parë që arritën nga Shqipëria pa viza ,u bashkuan me familjaret e vet për ti ndarë gëzimet e kësaj nate së bashku |
![]() |
Vallëzim nga publiku dhe atmosfere gëzimi |