Kulturë
Vangjush Ziko: O Christmas tree
E merkure, 22.12.2010, 09:57 PM

Vangjush Ziko
O CHRISTMAS TREE
Bashkatdhetarëve emigrantë
O Christmas tree!
Bredh i rritur në liri.
Bredh i rritur në dhe' të huaj.
Në dhe' hua.
Hua jeta.
Hua dhe shpresa.
Hua e ardhmja që dua.
Të kam borxh 
Dhe s' më ke hua.
Borxh jetën Zotit ia kemi.
Asaj shpelle të Betlehemit.
Asaj komete
që ndriti qiejtë
Që bredhit tonë i dha jetë.
A s' është Bota
bredh i përbashkët
ku ne festojmë
bajram dhe pashkë.
I shkundim borën e mërzisë.
Dhe çdo dhjetor ne e stolisim.
Përbri drnushkës
varim pushkën
dhe...
shpresën,lule-ajmali,
gjysmë të shkrirë.
gjysmë të ngrirë
O Christmas tree!
Bredh i rritur për lumturi.
Dhjetor, 21, 2010
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Cikël poetik nga Kostaq Duka
						Ilir Muharremi: Viti 2010 me suksese dhe mos suksese
						Përparim Hysi: Na bashkoi interneti
						Besar Shkëmbi: Gjella pa kripë
						Suzana Kuqi: Bijës sime për ditëlindje
						Remzi Limani: Portretet polisemike të artitstit, Fahredin Spahija
						Ilmi Veliu: Nga Uscana deri te Kërçova
						Kalosh Çeliku: Qengji më tha: Ha bar (V)
						Dibran Demaku: Po na thinjen ëndrrat
						Xheladin Hamza: Ramush Haradinaj
						Ali Sh. Berisha: Kroi i Bardhë
						Kasam Shaqirvela: Ndjenjat luajnë tango
						Demir Krasniqi: Unë nuk besoj
						Albina Idrizi - Një shkrimtare që po bën emër me veprën e saj
						Vangjush Ziko: Veten e ndjej...
						Nderohet Esad Mekuli
						Sabit Rrustemi: Oj Sharkia e parë
						Viola Isufaj: Ti pa ty-une pa mua
						Sokol Demaku: Bisedë me poetën dhe piktoren kosovare Valdete berisha
						Poezi nga Qerim Zogaj
					
				








