Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vangjush Ziko: O Christmas tree

| E merkure, 22.12.2010, 10:57 PM |


Vangjush Ziko

 

O CHRISTMAS TREE

 

Bashkatdhetarëve emigrantë

 

O Christmas tree!

 

Bredh i rritur në liri.

Bredh i rritur në dhe' të huaj.

Në dhe' hua.

 

Hua jeta.

Hua dhe shpresa.

 

Hua e ardhmja që dua.

 

Të kam borxh

Dhe s' më ke hua.

 

Borxh jetën Zotit ia kemi.

Asaj shpelle të Betlehemit.

 

Asaj komete

që ndriti qiejtë

Që bredhit tonë i dha jetë.

 

A s' është Bota

bredh i përbashkët

ku ne festojmë

bajram dhe pashkë.

 

I shkundim borën e mërzisë.

Dhe çdo dhjetor ne e stolisim.

 

Përbri drnushkës

varim pushkën

 

dhe...

shpresën,lule-ajmali,

gjysmë të shkrirë.

gjysmë të ngrirë

 

O Christmas tree!

Bredh i rritur për lumturi.

 

Dhjetor, 21, 2010