Mendime
Agim Vuniqi: Në fokus "Zgjedhjet parlamentare 2010"
E hene, 06.12.2010, 09:57 PM
Në fokus "Zgjedhjet parlamentare 2010"
Me at të huaj nuk dilet ne ygdyl, popullorqe
Nga Agim Vuniqi
“Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla” , Noli.
Qytetarët amerikanë flasin dhe shkruajnë shumë, është e drejtë e mbrojtur me ligj, “Bill of rights”, e drejta për të folur dhe për të shpehur mendimin “pa pardon”. Kjo të ndihmon shumë të shprehësh mllefin, pra kur flet dhe shkruan nuk ka dhunë, fundja kështu zhvillohet mendimi, dhe fjala e lirë, i ndihmon edhe “hyçmetliut” që të korigjohet, përndryshe do të gjobitet nga votuesi. Atëherë kur votuesi fillon të dënojë për fjalën e thënë pa mbështetje, por edhe për mos realizimin e premtimit të shprehur publikisht, aty fillon demokracia, atëherë rritet përgjegjësia, dobia pra është e shumëfishtë, nëse kjo nuk funksionon lind anarkia, nuk është pra përgjegjës vetëm i zgjedhuri por edhe zgjedhësi.
Kosova njëmbëdhjet vjet paqe, aq iu deshën shumë shqiptarëve të harrojnë tmerret e luftës (aty-këtu i "rikujtojnë" gjykatat, në ndonjë seancat gjyqësore në Beograd si rasti i tre shqiptaro-amerikanëve, ende i papërfunduar, shumë pak në Kosovë, gati aspak...), të harrojnë se nga “kufomat e gjalla” u ringritën për të jetuar. Aq u dashtë per tu venitur kujtesa historike dhe për të sharruar në valën e krimit dhe korrupsionit (shih: "Transparency International" dhe raporti i progresit i KE-së për vitin 2010), jo për të rindërtuar vendin ashtu siq bëri Konrad Adenhaueri i cili ringriti Gjermaninë pas Hitleriane të rrënuar. Shumë nga bashkombasit e mi e kanë kuptuar gabimisht rindërtimin kjo ndoshta edhe për shkak të mos kuptuarit gjuhësor të fjalës ndërtimtar, kjo më është e freskët sidomos nga Bardhyli tashmë i integruar ne biznisin zviceran “Ndërtimtar është ai që ndërton por edhe ai që rrënon” kjo mbase e ka kuptimin e rrënimit pa plan për të ndërtuar diçka me plan. Por ç’ti bëshë që të kuptuarit e një fenomeni në shoqëri ku shkelet ligji është i ndryshëm ngase edhe po që se rrënon je ndërtimtar. Këtë për më tepër e fuqizonte një tezak imi perndryshe ish inxhinier me karrierë e tash botues dhe shitës i librit duke ma rikujtuar të madhin Fan Nolin dhe poezine e tij “Krishti me kamçikun” ku thoshte “Kush fitonte më tepër ay ishte usta, dhe kush nuk plaçkitte ish krejt budalla” .
Fenomenologjia e korrupsionit dhe e krimit të organizuar është më e shprehur sidomos kur klasa politike qëllim parësor e ka fitimin me çdo kusht, meqë edhe ashtu Kosova është me strukturë ekonomike tërsishtë të shkatërruar, ku nuk din kush është ministër e kush hajn, ku nuk kupton kush eshte" i/e ndershme" e kush "prostitut/e", por që të gjithë i rëndon vetëm një fjalë “zotëri të lutem une dua punë”. Askend nuk e brengos ky apel i “rrogëtarit” që lyp punë nga zotëriu (rrogëtar ka shume ka edhe ndër mjek, ka inxhinier, ka mësues, arsimtar, profesor, kurse zotëri janë të gjithëdijshmit dhe të paprekshmit politikanët, të cilët për çdo ditë na servojnë her daljen jasht shtetit pa viza, për të ngritur flamurin e bardhë -zona e bardhë Shëngen e vizave dhe me anëtarësim në strukturat integruese, duke na ëmbëlsuar jetën me pekmeze “Made in Independence Kosova”. Njerëzitë të hutuar pas punëve të veta ekzistenciale i ndërruan partitë më shpesh se rrobet e leckosura, duke shpresuar që do t’i afrohet kreut në parti atëherë më shpesh do të shifet “surrati” i tij në ekran dhe të tjerët do të kuptojnë se është gjallë, kështu do ta siguron ekzistencën e familiareve me rëndësi është që jeta vazhdon dhe të jesh sa më afër zyreve partiake do të thotë të kesh mirëqenie, me një fjalë të kesh biznis rentabi,l ngase je i pushtetshëm. Këto ditë po reshtohen partitë me oferta të reja, akoma nuk u hargjuan rrenët, rritje rrogash, ndarje dekoratash, oferta milionëshe për ndërtim e rindërtim, por edhe pranime të reja, rivalitet joinstitucional-institucional Pacolli "versus" MPJ e Kosovës, por edhe punësim në Afrikë, pse jo në Kosovë..? Nuk po lë të kuptohet as në cilin kontinent po jetojmë, retorikë e pakuptimtë, aspak e logjikshme. Nuk do të thotë gjë për votuesit nëse u ofron vetëm prognozime, se edhe ashtu në Kosovë ka mjaft bastore, është diçka që nuk preket. Votuesit mund të joshen me vende të reja pune, me investime kapitale, me biznese të imëta, jo vetëm me kompani sigurimesh, se edhe ashtu vjelet paraja. Populli ka thënë se “me at të huaj nuk dilet ne ygdyl”, e kanë shumë gabim nëse mendojnë, së pari mandati pastaj buxheti hargjues-"investimet" në rritje rrogash, pensione-asistencë sociale +20 eurshe..., se votuesi shqiptar deri më tash mjaft është ushqyer me pekmeze e marmeladë të paqelur. Nuk kontestohet aspak angazhimi i tillë në garë zgjedhore, jo për shkak të mungesës së reputacionit politik të "heronjëve" partiakë, por për atë që Kosova paska kaq shumë ndërtimtarë të rrugëve, të universiteve... Pse nuk ka hapje të reja të vendeve të punës në Kosovë, jo në Afrikë, apo të pranohet fabula e autostradës si kantier pune, ku një vend i punës Kosovës do t'i kushton jo më pak se 0.5 milionë, pse muk u investua kapitali privat, por ai publik? A është kjo logjika e ekonomisë së tregut, dhe pse aq shumë flitet për ndërtim të univerziteteve, e aq pak investohet në shkencë...