Mendime
Hilmi Saraçi: Ngritja e çmimeve të bukës është goditje e rëndë
E marte, 30.11.2010, 10:59 PM
Ngritja e çmimeve të bukës është goditje e rëndë
Nga Hilmi Saraçi
Jeta e qytetarit tonë është mjaft e vështirë, si rrjedhojë e pakujdesisë dhe krizës institucionale, sidomos në kohet e fundit ka marrë përmasa më të gjera . Ka shumë shkaktarë që e kanë vështirësuar gjendjen e rëndë dhe të papërspektivë . Për të gjitha këto flitet me të madhe nëpër ndeja dhe takime të ndryshme, sidomos në kohet e fundit. Kjo megjithatë sikur nuk ka ndonjë efekt për përmirësimin e gjendjes së krijuar.Qeveria dhe institucionet tona shtëtërorë sikur kanë qenë të shurdhtë për të gjitha këto probleme jetësore .
Tani ngritja e çmimeve të bukës është një goditje më e rëndë për qytetarët tanë të cilët edhe pa ngritjen e çmimitt të bukës nuk kanë pasur një përkrahje as kushte për të përmirësuar jetën e vështirë të tyre.Ngritja e çmimit të bukës për më shumë se 50 për qind të qytetarëve të cilët jetojnë në varfëri të skajshme do të shkaktojë pasiguri për jetën e ardhshme të tyre . Prandaj instucionet tona shtetërore (Qeveria) nuk ka bërë sa duhet për të ndërhyrë në kohën e duhur,respektivisht mënjëherë dhe të rikthejnë çmimin e vjetër të bukës për të mos shkaktuar krizë sociale edhe më të madhe . Kjo që po ndodhë në Kosovë me rritjen e çmimit të bukës nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës. Institucionet tona shtetërore duhet ta kenë në kontrollë çmimin e bukës , sepse këtu direkt preken shtresat e varfura të shoqërisë, në veçanti të pensionistëve që jetojnë në varferi të skajshme…
Premtimet që nuk realizohen lehtë
Nga subjektet politike, sidomos nga Qeveria ka pasur shumë premtime dhe deklarime për përmirësimin e jetës së vështirë të qytetarit tonë, mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhë, përkundrazi është duke u keqësuar .Tani në prak të zgjedhjeve parlamentare , si zakonisht në këto raste ka shumë fjalë, premtime dhe zotime nga subjektet politike (liderët e tyre ) se këtë gjendje do ta përmirësojnë nese fitojnë në zgjedhjet parlamentare (12 dhjetor 2010).Ata (liderët) partiak premtojnë përveç të tjerave edhe hapjen e shumë vendeve të punës që është njëra ndër problemet e mëdha n Kosovë, me pjesëmarrjen e shumë investitorëve nga jasht. Mirëpo investitoret shprehin skeptitizëm dhe bindjen e tyre se në këtë gjendje të vështirë të ndërtimit të shtetit nuk janë të sigurt për të investuar, prandaj ata (investitoret) kërkojnë informatat që mbështesin dyshimet e tyre se Kosova s’është një vend i korruptuar dhe pa sundim të ligjit , prandaj qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë se këto dyshime janë të pabazuara . Duhet të tregojmë para botës se ka demokraci në Kosovë , se ka gjithashtu sundim të ligjit dhe se njerëzit e saj janë të përkushtuar për të ndërtuar, mbrojtur dhe shijuar lirinë . Në bazë të studimit që është bërë 60 për qind e kompanive kanë njohuri mesatare për ambientin afarist në Kosovë , ndërsa 30 për qind nuk kanë aspak njohuri në këtë ambient . Mendoj se mesazhi më i mirë do të ishte që Kosova të mbetet vend për të cilin ka interesa esenciale , por duhet pasur parasysh çfarë duhet ndërmarr për të përmirësuar dhe për të ngritur atraktivitetin si një vend potencial për të investuar. Kjo do të ishte një zgjidhje e problemeve egzistuese për qytetarët tanë. Kjo sikur nuk është duke u shikuar me kujdes dhe angazhim të duhur nga institucionet tona shtetërore .
E ardhmja jonë në antarësimin në Europë dhe në NATO
Është me rëndësi të veçantë ajo që ne e quajmë e ardhmja evropiane , në të cilën në një të ardhshme duhet të antarësohemi. Këtu bënë pjesë edhe politika e jashtme që është e ndarë në disa grupe .Politika e njohjeve dhe lobimeve për njohjen e Kosovës , antarësimi në disa organizata të ndryshme dhe marrja e kodit telefonik, atij banker dhe domenit të internetit si dhe qasja ndaj IOC-së dhe EULX-it në Kosovë që ne e marrim si politikë të jashtme për shkak se ato janë dy organizata të huaja . Prandaj nuk është e mjaftueshme që të kërkohet njohje nga një shtet afrikan me një letër të thjeshtë , por është e nevojshme që të përdorim të gjitha resurset që kemi për secilin shtet, që njerëz që kanë lidhje të përdoren si emisar special të Kosovës dhe të lobojnë për njohje dhe për angazhime të tjera që do ta përmirësonin gjendjen e vështirë të qytetarit tonë . Prandaj nuk kishte për të qenë e logjikshme që pas vendimit të GJND-së Serbia t’i dërgojë 55 emisar nëpër të gjitha shtetet që nuk na kanë njohur , ndersa ne me një letër të thjeshtë mundohemi t’i bëjmë ballë atij lobimi…Kjo është me rëndësi të veçantë për të ardhshmen tonë si politike , ekonomike e të tjera . Në këtë drejtim nuk jemi angazhuar sa duhet, prandaj për këto dhe të tjera qytetari ynë duhet të ketë kujdes gjatë votimit dhe të shikojë se për kend po voton dhe të orientohet aty ku është me të vertet ardhmëria e tyre më e mirë .në shtetndërtimin demokratik, të pavarur dhe Sovran të republikës së Kosovës…
Premtimi për rritjen e pagave me rëndësi të veçantë
Secili subjekt politik ,në krye me liderin e saj janë angazhuar me një soriozitet të madhë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të përfituar votuesit. Kjo është normale , por sa do t’u mbesin besnik premtimeve të dhëna . Në këtë drejtim PDK-ja me Hashim Thaçin prijnë.Thaçi ka dhënë premtime , përveç shumë të tjerave, për rritjen e pagave të arsimtarëve për 50 për qind si dhe 30 përqind për shërbyesit civil. Kjo është për t’u përkrah, sepse pagat e arsimtarëve dhe të shërbyesve civil janë mjaft të ulta në krahasim me pagat qe marrin të tjerët nëpër institucione të ndryshme shtetërore . Kjo me siguri do ta rrisë numrin e pjesëmarsve në favor të PDK-së. Mendoj se këto që ka premtuar Thaçi vështir se do të realizohen.Thaçi është mjaft i zhdërvjelltë nëpër fushata zgjedhore. Ka aftësi të veçantë për ta përfituar elektoratin me stilin e tij oratorik. Kto premtime por edhe disa të tjera , janë dhënë në momentin e duhur, prandaj mendoj se kjo do të ndikojë që të dalë fitues në zgjedhjet parlamentare … Mandej nuk mund të konstatojmë se kjo qeveri ka qenë e keqe, siq konstatojnë nga opozita …
Nomonimi i liderve partiak për kryeministër
“Në qoftë se nuk do të arrijmë që LDK-ja të rritet mbi nivelin që ka qenë në zgjedhjet e kaluara , unë nuk e shoh veten më si kryetar” është shprehur Isa Mustafa. Prandaj mendoj që kjo është e mirë kur shefi i partisë nuk arrin avancimin e partisë të japë dorëheqje . Është mirë që kjo praktikë të instalohet edhe të partitë të tjera , të cilat nuk turpërohen fare për premtimet e tyre boshe, por vrapojnë si më parë për të zënë vend në institucionet udhëheqëse (parlament, qeveri e të tjera ) . Zotimi i Isa Mustafës me këtë rast mendoj se më tepër është si premtim për ta rritur elektoratin e LDK-së dhe në frymen e fushatës elektorale , ani se sipas rregukllave demokratike kjo është e pranueshme dhe e respektueshme . Megjithëkëtë lista e krerëve të partisë , kryesia e partisë do të varen prej peshës së elektoratit. Kjo mund të vlerësohet pozitivisht, ngase për herë të parë dikush po e mban këtë peshë elektorale …
Në anën tjetër LDK-ja ende nuk është deklaruar se kush do të jetë në krye të Qeverisë në rast të marrjes së besimit nga elektorati për mandatin e ardhshëm qeverisës. Lideri i këtij subjekti, i cili është në krye të komunës së Prishtinës ende nuk e ka deklaruar pozicionin e tij nese do të udhëheqë Qeverinë apo do të mbetet në poziten aktuale në rast të një fitorje në këto zgjedhje . Mirëpo do të ishte e pakuptimtë që fitorja eventuale e LDK-së të mos përcillet edhe me kandidimin (nomonimin ) e kryetarit për kryeministër të vendit. Këtu kemi të bëjmë me tri subjekte politike që pretendojnë nga radhet e tyre për kryeministër të Qeverisë në të ardhshme.. Hashim Thaçi në mënyrë spektakulare është nominuar nga partia e tij për kryetar të ardhshëm. Me këtë rast përveç fjalës së tij përmbajtësore (premtuese) ishte me rëndësi të veçantë për të gjithë të pranishmit dhënja e dekoratave personaliteteve të njohura : heronj,dëshmorë, kontribues të lirisë së Kosovës, të ngritjes së kulturës, dhe të arsimit në Kosovë. Këto dekorata janë mjaft me rëndësi sepse borgj yni është që të përkujtohen dhe të mos harrohen në historinë tonë kombëtare të gjitha personalitetet që kanë kontribuar për lirinë dhe pavavarësinë tonë kombëtare , prandaj mendoj se PDK-ja me Hashim Thaçin ka gjasat më të mitra për të fituar në këto zgjedhje. Gjithashtu mendoj se kjo do të ishte reale , megjithë gabimet që janë bërë gjatë këtij mandate në krye me Hashim Thaçin.
Koalicionet dhe pajtushmëria për kryeministër
Disa subjekte politike më të mdha (LDK-ja, Vetvendosja , AKR-ja, LDD-ja , por edhe disa të tjera më të vogëla deklarojnë se nuk do të hyjnë në kualicion me PDK-në nese ajo ësht fituese në zgjedhje. Mendoj se këto deklarime nuk do të qendrojnë, sepse kur është interesi i tyre deklarimet (e tyre) sikur i merr era. Mendoj se AKR-ja nese fiton PDK-ja do të hyjë në koalicion me PDK-në. Këtu do të gjejnë pajtushmërinë në ndarjen e pushtetit. Behgjet Pacolli do ta marrë presidencën , ndersa Hashim Thaç përseri të zgjdhet kryeministër. Nese fiton në zghdhje LDK-ja do të hyjë në koalicion me AAK-në , por këtu do të lind problemi se cili prej këtyre dy subjekteve do të zgjidhet kryeministër që është më i lakmueshëm.AAK-ja herët e ka deklaruar fitorën, mendoj se ka gjasa të fitojë mjaft vende në parlament si dhe për kryeministër me liderin e tyre Ramush Haradinaj, por në ketë rast do të shihet ecuria e lirimit të tij nga Tribunali i Hagës.. Mandej gjatë këtyre përpjekjeve më në fund do të lindin paqartësi dhe kushtëzime të tjera (koalicione) nga partitë të tjera më të vogla , por gjasat janë se disa parti nuk do ta kalojnë pragun zgjedhor, megjithse janë në koalicion me disa parti më të mëdha dhe do të mbesin pa përfaqësues në parlament. Kjo do të vështirësontë përpjekjet për një koalicion që do zgjdhte problemin më të mire për ta qeverisurv pushtetin në të ardhshmen…