E diele, 28.04.2024, 02:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Marigona Pasjo

E shtune, 27.11.2010, 10:57 PM


MARIGONA  PASJO

(Kushtuar duarartës,e mendje ndriturës Marigona Pasjo ,e cila në Nëntorin e Vitit 1912,nxori nga arka e pajës  së nusërisë  një plaho të kuqe ,vizatoi dhe e qëndisi Flamurin e Pavarësisë të cilin flamur me 28 Nëntor të vitit 1912  e ngriti Ismail Qemali ,me patriotët dhe atdhetarët  shqiptar në Vlorë dhe Isa Boletini,  ra në dy gjunjët në shenjë respekti, malli, nderi dhe gëzimi për këtë ditë të madhe dhe  e puthi Flamurin kombëtar.)

 

Të gjithë shqiptareve kudo  në Botë që janë

Gëzuar 28 Nëntorin  Festën e Flamurit

 

Para  nëntëdhjetë e tetë vjetëve,

me duar të arta,të vajzërisë,

nxori nga  arka e pajës nusërore,

një pëlhurë ,të kuqe  të beqarisë!

 

Me duar të arta,e flokë kurorë,

vizatoi shqiponjën dy krenare,

rrotoi pikturën e praruar

flamurin tonë kombëtar.

 

Ajo ishte shembulli vetë,

që i dha kuptimin jetës,e përjetësisë

që nga ajo ditë e 98-të vjet pas,

valon  i lirë Flamuri  mbi trojet e shqiptarisë….!

 

Sot pushon në lendinën mortore,

mes dy Ullinjëve që kanë lëshuar shtat,

dy zogj shqipesh aty bëjnë roje,

rojet e nderit të  bashkimit  kombëtar..!

 

Vitet fishohen njëri mbi tjetrin,

si lëkurë Pishe,mbi Alpet shqiptare ,

bora e bardhë Diamant shqipesh

nëTaraboshi, Sharr,Bajgorë e në Tetovë…!

 

Pushon e qetë mes buqeta lulesh,

e mes ullinjësh që kanë lëshuar shtat,

kënga e zogjëve n’degë të njoma,

s’pushon ditë as s’pushon natë…….!

 

Ti ishe nderë i Shqiptarisë,

shtigjet  e  errëta  flamuri  ndriçon,

që nga Dita e Pavarësisë

ai krua rjedhë e rrjedhë e kurrë s’shtjerron…!

 

 Për ty këndonte nusja korçare,

Marigonë nderë i Shtetsisë,

me duart tuaja të praruara

qëndise Flamurin e shqiptarisë.

 

Shpirti yt engjull gjithësie,

 ka zënë një vend  shumë meritor,

të përkujtojnë me respekt e nderë.

Marigo,je një Yll  polar i pa shuar qiellor.



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora