| E shtune, 27.11.2010, 10:57 PM |
MARIGONA PASJO
(Kushtuar duarartës,e mendje ndriturës Marigona Pasjo ,e cila në Nëntorin e Vitit 1912,nxori nga arka e pajës së nusërisë një plaho të kuqe ,vizatoi dhe e qëndisi Flamurin e Pavarësisë të cilin flamur me 28 Nëntor të vitit 1912 e ngriti Ismail Qemali ,me patriotët dhe atdhetarët shqiptar në Vlorë dhe Isa Boletini, ra në dy gjunjët në shenjë respekti, malli, nderi dhe gëzimi për këtë ditë të madhe dhe e puthi Flamurin kombëtar.)
Të gjithë shqiptareve kudo në Botë që janë
Gëzuar 28 Nëntorin Festën e Flamurit
Para nëntëdhjetë e tetë vjetëve,
me duar të arta,të vajzërisë,
nxori nga arka e pajës nusërore,
një pëlhurë ,të kuqe të beqarisë!
Me duar të arta,e flokë kurorë,
vizatoi shqiponjën dy krenare,
rrotoi pikturën e praruar
flamurin tonë kombëtar.
Ajo ishte shembulli vetë,
që i dha kuptimin jetës,e përjetësisë
që nga ajo ditë e 98-të vjet pas,
valon i lirë Flamuri mbi trojet e shqiptarisë….!
Sot pushon në lendinën mortore,
mes dy Ullinjëve që kanë lëshuar shtat,
dy zogj shqipesh aty bëjnë roje,
rojet e nderit të bashkimit kombëtar..!
Vitet fishohen njëri mbi tjetrin,
si lëkurë Pishe,mbi Alpet shqiptare ,
bora e bardhë Diamant shqipesh
nëTaraboshi, Sharr,Bajgorë e në Tetovë…!
Pushon e qetë mes buqeta lulesh,
e mes ullinjësh që kanë lëshuar shtat,
kënga e zogjëve n’degë të njoma,
s’pushon ditë as s’pushon natë…….!
Ti ishe nderë i Shqiptarisë,
shtigjet e errëta flamuri ndriçon,
që nga Dita e Pavarësisë
ai krua rjedhë e rrjedhë e kurrë s’shtjerron…!
Për ty këndonte nusja korçare,
Marigonë nderë i Shtetsisë,
me duart tuaja të praruara
qëndise Flamurin e shqiptarisë.
Shpirti yt engjull gjithësie,
ka zënë një vend shumë meritor,
të përkujtojnë me respekt e nderë.
Marigo,je një Yll polar i pa shuar qiellor.