E diele, 28.04.2024, 10:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Gani Qarri: Në shenjë kujtimi me rastin e festës së 28 Nëntorit - Xhafer Shalës

E shtune, 27.11.2010, 10:57 PM


Gani Qarri

 

Në shenjë kujtimi me rastin e festës së 28 Nëntorit

 

Xhafer  Shalës

 

Për djalin e saj Luftëtar,Nëna shumë nuk e dinte

Se në ç`lufta merrte pjesë,ku shkonte nga vinte

Natën ku e kalonte  dhe në gjumë ku flinte

Mundësit e vizitës dhe kohën sa do rrinte

As shtigjeve nga binte apo vendet ku luftonte

Shokët që e shoqëronin,dhe kush  i spiunonte

Ajo vetëm dinte,se Xhaferi përherë luftonte

Atje ku Atdheu, heronj për luftë kërkonte

Ai me shokët e idealit natë as ditë s`pushonte

Që shqiptarët e robëruar  nga pushtuesi ti çlironte

Xhafa nga përvoja e tij e hidhur,vendimin se prishte

Ngase për shqiptarët e pushtuar, ilaç tjetër s`kishte

Dhe për liri si zgjidhje e vetme,lufta e tyre ishte

Luftëtarët tashmë e ndjenin nga përjetimet që kalonin

Se shqiptarët nën pushtim njëjtë gjithkund lëngonin

Ndaj dhe luftën për liri,ata s`kishin si ta ndalnin

Sepse tokat shqiptare, pushtuesit s`mund t’ia falnin

Kështu luftën për liri, ai me shokët po e vijonin

Që trojet tona të pushtuara, Shqipërisë t`ia bashkonin

Por lufta tyre që u bë Shembull,dhe mbar Kombin ndriti

U ndërpre në mes të rrugës dhe në Cak nuk  arriti

Se atje ku nuk mbërriti pushka e armiqve tanë kombëtar

Gjithmonë u përgatitën kurthe me spiun dhe tradhtarë

Ndaj as vrasja e Xhaferit me shokë,nuk erdhi nga rastësia

Por nga një kurth i përgatitur, me kujdes nga tradhtia

Edhe për rënien e këtyre trimave, që gjithkund luftuan

Nënat dhe familjet e dëshmorëve,të fundit u njoftuan

Por me gjithë dhembjen e madhe, dhe vuajtjet që përjetuan

Prindërit dhe Familjet e dëshmorëve,gjithmonë të fortë qëndruan

Ngase të vërtetën e luftës së bijve dëshmorë më në fund e mësuan

Se djemtë e tyre deri në rënie,për bashkim kombëtar luftuan

Ndaj qëndruan të fortë dhe të pa epur, edhe në momentet më kritike

Duke u krenuar me djemtë dëshmor dhe veprat e tyre heroike

Të cilët luftuan për çlirimin e trojeve tona, pellazgo-Ilirike

Dhe bashkimin e tyre të përhershëm në Shqipërinë ETNIKE

 

Cyrih 28 Nëntor 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora