| E shtune, 27.11.2010, 10:57 PM |
Gani Qarri
Në shenjë kujtimi me rastin e festës së 28 Nëntorit
Xhafer Shalës
Për djalin e saj Luftëtar,Nëna shumë nuk e dinte
Se në ç`lufta merrte pjesë,ku shkonte nga vinte
Natën ku e kalonte dhe në gjumë ku flinte
Mundësit e vizitës dhe kohën sa do rrinte
As shtigjeve nga binte apo vendet ku luftonte
Shokët që e shoqëronin,dhe kush i spiunonte
Ajo vetëm dinte,se Xhaferi përherë luftonte
Atje ku Atdheu, heronj për luftë kërkonte
Ai me shokët e idealit natë as ditë s`pushonte
Që shqiptarët e robëruar nga pushtuesi ti çlironte
Xhafa nga përvoja e tij e hidhur,vendimin se prishte
Ngase për shqiptarët e pushtuar, ilaç tjetër s`kishte
Dhe për liri si zgjidhje e vetme,lufta e tyre ishte
Luftëtarët tashmë e ndjenin nga përjetimet që kalonin
Se shqiptarët nën pushtim njëjtë gjithkund lëngonin
Ndaj dhe luftën për liri,ata s`kishin si ta ndalnin
Sepse tokat shqiptare, pushtuesit s`mund t’ia falnin
Kështu luftën për liri, ai me shokët po e vijonin
Që trojet tona të pushtuara, Shqipërisë t`ia bashkonin
Por lufta tyre që u bë Shembull,dhe mbar Kombin ndriti
U ndërpre në mes të rrugës dhe në Cak nuk arriti
Se atje ku nuk mbërriti pushka e armiqve tanë kombëtar
Gjithmonë u përgatitën kurthe me spiun dhe tradhtarë
Ndaj as vrasja e Xhaferit me shokë,nuk erdhi nga rastësia
Por nga një kurth i përgatitur, me kujdes nga tradhtia
Edhe për rënien e këtyre trimave, që gjithkund luftuan
Nënat dhe familjet e dëshmorëve,të fundit u njoftuan
Por me gjithë dhembjen e madhe, dhe vuajtjet që përjetuan
Prindërit dhe Familjet e dëshmorëve,gjithmonë të fortë qëndruan
Ngase të vërtetën e luftës së bijve dëshmorë më në fund e mësuan
Se djemtë e tyre deri në rënie,për bashkim kombëtar luftuan
Ndaj qëndruan të fortë dhe të pa epur, edhe në momentet më kritike
Duke u krenuar me djemtë dëshmor dhe veprat e tyre heroike
Të cilët luftuan për çlirimin e trojeve tona, pellazgo-Ilirike
Dhe bashkimin e tyre të përhershëm në Shqipërinë ETNIKE
Cyrih 28 Nëntor 2010