Mendime
Ardian Preci: Shqiptari i Lirë
E diele, 21.11.2010, 08:18 PM
Shqiptari i Lirë
Nga Ardian Preci
Nga data 15 dhjetor 2010 Shtetasit Shqiptar mund te levizin lirshem neper zonen Shengen per nje kohe 3 mujore. Dhe shumica e qytetareve do ti kalojne krishtlindjet ne Rome, Paris, Bruksel, e ku tu doje qejfi. Cfare arritje! Duket sikur Shqiptaret nuk e kane ma nje mal te madh qe ju a ze rrezen e diellit, tani nga euforia ferkojne syte se nuk jane mesuar me rreze drite te forta. E ne te vertete shqiptaret nuk jane mesuar me lirine. Ky popull pasardhes i Ilireve (te lire), nuk e njeh lirine
Humbja e Lirise
Ne vitin 1939 Italia Fashiste pushton Shqiperine Monarkiste, mbreti largohet dhe deri ne vitin 1945 njehere Italia nderton rruge gjate pushtimit e pas kapitullimit te saj forcat gjermane kalojne neper Shqiperi gjate ikjes se tyre nga ndjekja qe i bente ushtria e kuqe Ruse. Rezulton qe deri ne vitin 1939 Shqiptaret me pasaporten e tyre shkonin ku te donin. Gjate periudhes se luftes se dyte boterore kanalet udhetuese ishin bllokuar prej minave e situates luftarake e jo se s’mund te udhetonin Shqiptaret.
Ne vitin 1945 nen udheheqjen e partise se punes se Shqiperise dhe frontit nacional clirimtar vendi u clirua nga armiku qe iku vete. Dhe pikerisht ne kete moment nje grup i vogel njerezish perbindsha makaber, ne emer te popullit vendosin te rrethojne popullin me tel me xhemba. E per 45 vjet perveq turturave makaber, vrasjeve te inteligences se ketij populli ne emer te popullit, prishjen e vlerave artistiko-kulturore, gjuhes, zhveshjen nga identiteti, tradita e kultura per te ndertuar njeriun e ri socialist e nje kulture te re socialiste e shume te tjera, Shqiptaret jetuan si zogj ne kafaz qe degjojne zogjte e tjere tek cicirojne melodi lumturie pertej kafazit te tyre. E keshtu jetuan te lumtur Shqiptaret ne perrallen e bukur Socialiste.
Shpresa e lirise
Ndryshe nga shume vende te tjera komuniste ne Shqiperi ne vitin 1990 nuk kishte demokrate per te drejtuar vendin. Ato ishin pushkatuar nga 1945 e me pas per cdo 5 vjeqar kishte spastrim nga lart e nga poshte. Te vetmit demokrate ishin pleq qe kishin vuajtur nen komunizem dhe u vezellonin syte nga gezimi, kur degjonin tinzash radio-vatikanin ne oren 4:30 te mengjesit, doice walle apo zerin e amerikes. Shqiptaret u gjenden te torullosur ne 90n, te papergaditur per nje sistem te ri dhe me keq, te drejtuar nga te njejtit njerez. Me pak fjale ne shqiperi kishte ndryshim sistemi por vazhdueshmeri te elites.
Shqiptaret u mbushen me shprese se do hapeshin dyert e do shkojme te lire neper bote, qe te shohim driten e diellit por ne te vertete ndodhi ndryshe. Neper bote vazhduan te shkojne vetem ato qe kishin shkuar gjate komunizmit, bijte e atyre qe rrethuan shqiperine me tel me xhemba. E populli shqiptar filloje ti fikej shpresa e lirese. Por meqe neni per tradhti dhe internimin e familjes per thyerje kufiri ishte hequr shqiptaret ju sulen ambasadave, kufirit e detit. Pas 50 vjetesh brezat qe do vijne do ju duket si nje film imagjinar sakrifica dhe gjaku i derdhur i shqiptareve per liri.
Dhe Pluralizmi me lojtaret komuniste neper te u shnderrua ne tranzicion te gjate njezet vjeqar, kishte perjuadha shprese e mandaj shuheshin si gjithmone. Ne njezet vitet e fundit vendi u mbush me lule por edhe me shume ferra qe ju a zinin frymen luleve. Korrupsioni, Krimi i organizuar dhe paaftesia ne menagjimin publik e beri Shqiperine si nje dele te torullosur ne lendine.
Procesi
Ne 2003 ne Selanik u firmos nje deklarate per marrveshje per associim stabilizim te vendeve te ish-jugosllavise ngaqe kishte pasur lufte dhe shume probleme ne kete pakete nga paaftesia e Shqiptareve u perfshime edhe ne qe s’kishim pasur lufte por vetem se ishim te paafte per te realizuar objektivat pa na dhane vitamina extra. Kjo marrveshje ishte rreth integrimit ne pergjithesi dhe nuk kishte prioritet askund levizjen e lire por hyrjen procesin e hyrjes ne BE. Ne zgjedhjet e vitit 2005 qe u fituan nga PD nuk kishte asnje premtim per liberalizimin e vizave. Shume e thjeshte sepse nuk ishte ne agjenden evropiane dhe ne Shqiperi nuk mendohej se nje gje e tille mund te ndodhe.
Neper takime te ndryshme qe zhvillohen ne Londer e ne Bruksel, nje mumer shume i vogel Shqiptaresh te diaspores predikonin per liberalizim vizash. Ne vitin 2008 ne nje takim informal diskutohet ne Londer per qeshtjen e levizjes se lire te Shqiptarevene BE. Diskutimi ishte i larmishem por qe arriti ne konkluzionin qe Evropa duhet te lejoje popullin Shqiptar te pakten te udhetoje lirshem qe te hape syte e te mbushet me rreze djelli. U vendos qe te punohet ne krijimin e besimit tek shqiptaret dhe qe ne cdo takim me parlamentare, e politikeberes qe kane influence direkte apo terthorazi ne BE te propogandohet per qeshtjen e liberalizimit te vizave me argumentin qe Politika Shqiptare do integrohet nese BE ndihmon ne integrimin e popullit Shqiptar gje qe heqja e vizave do ndihmonte mese shumti Kjo eshte e rendesishme per tu permendur sepse neper vizitat e tyre ne Londer pjestare te Mazhorances dhe opozites se asokohe (para 2009) nuk u binte ndermend se as mund te behet. Te pyetur per kete qeshtje te nderuarit Meta, Rama dhe ish ministra te 2005-2009s te perqeshnin dhe deklaronin qe nuk arrihet ajo.
Ishte vizioni i Hungarise, Sllovenise dhe Italise qe me nje rrezulute te perbashket dhe me nje plan rraport i paraqiten vendeve te BE projektin per liberalizim vizash per vendet e ballkanit perendimor. Deri ne kete pike asnje Lojtar i politikes shqiptare nuk u shprehte dhe as nuk u mor me kete pune. Si rrjedhoje e ketij projekti I ketyre 3 vendeve dhe euforise te ketij grupi qe permenda me lart qe i dha qeshtjes nepermjet mediave sociale si Facebook, Twitter e blogeve online qeshtja e levizjes se lire filloj te dukej e arritshme. Liberalizimi i vizava u be premtim i fushates elektorale te 2009s. Dhe pas humbjes se shansit te pare vjet Shqiptaret e Shqiperise Do jene te lire me se fundmi pas gati 70 vjetesh.
Meritat
Natyrshem politikanet Shqiptare te kampeve te ndryshem u sulen te ndajne fitoren. E ketu siq eshte zakon ne Shqiperi ka beteje prape. Pra qe te jemi te qarte puna qe eshte bere drejt integrimit evropian deri ne 2008 ka qene e pergjithshme dhe jo ne lidhje me vizat sepse ato nuk ishin ne plan. Pra nga fundi i 2008 e deri tani eshte punuar ne menyre te drejtperdrejte per arritjen e Liberalizimit te vizava. Nese per hyrjen e Shqiperise ne Nato mund ti atribohen merita edhe Partise Socialiste per nje pjese zhvillimesh sepse ka qene nje proces i gjate, edhe pse PSja e korurzoi hyrjen ne NATO te vendit me nje proteste te heshtur me qirinj ne ndezur, per vizat PSja nuk ka asnje merite.
Ne traditen e vet e majta Shqiptare e sotme ka qene destibilizuese dhe ka pasur plane te tilla te theksuara pas vitit 2005. Me arrdhjen e PDse ne pushtet ne nje mbledhje te se majtes Shqiptare Skender Gjinushi i PSDse shprehet ne nje deklarate per shtyp qe do punojme fort qe ta qojme vendin ne zgjedhje te parakohshme para 2007s. Kishte vetem pak jave qe qeveria e re kishte filluar pune. Ne 2008 me hyrjen e vendit ne NATO qe kane merita te gjithe por meriten me te madhe e kishte qeveria aktuale, te majtet Shqiptare deklaronin se erdhi koha. E njejta gje ndodhi edhe me vizat qe u erdhi koha, dhe qe procesi ka filluar ne 2003 gje qe s’eshte e vertete. Ne anen tjeter pengojne zhvillimin e jetes politike me bojkote me demonstrata me, gjoja greva urie. Nje shaqje tipike alla-komuniste per propagande. E fajin e ka e djathta qe nuk bie dakort me ta.
Nje force qe ka me se nje vit qe nuk hyn ne parlament dhe nuk i intereson te perfaqesoje popullin qe e ka zgjedh ne kuvend te burrave ka burrni te pervetsoje merita per vizat.
Neper emisione televizive duke u shprehur me nje trishtim ne fytyre, duke uruar popullin nga podiumi si dikur qe ne emer te popullit i rrethuan me xhemba, perdorin nje pseudo nacionalizem te flliqur e te dale boja vetem se si te ulin vleren e kesaj dite te madhe per popullin Shqiptar qe per 70 vjet eshte hera e pare qe po perfiton dicka. Ne te njejten kohe militantet e PS neper furome interneti dhe mediave sociale si Facebook e Twitter qe zakonisht cdo gjysem ore shajne dhe vjellin vrer per Qeverine ne diten e vendimit perfundimptar per liberalizimin e vizave, ketyre militanteve me duket se u kishte ikur interneti dhe fikur dritat, asnje urim nuk vinte nga ta. Por ne momentin fatkeq qe ne te njejten dite ne mbremje kur ne nje aksident automobilistik ne darke humben jeten dhe u plagosen disa persona, ketyre Pionereve ju erdhen dritat njeherazi dhe filluan te vjellin perseri vrer ne kor sebashku. Me shprehje si: qeshte kjo qeveri dhe c’jane keta njerez qe gezojne kur ne shqiperi ka ndodhur nje katastrofe. Ne te vertete ngjarja ishte e rende por jo e nivelit per te ulur flamurin ne gjysem shtize per te qene realist e te mos trgohemi hipokrite.
E gjithe kjo ngjarje u percjell nga kjo melodi nga perfaqesues te opozites Shqiptare dhe pionieret e saj, ndoshta sepse ato nuk mund ta shikojne shqiptarin e lire, apo ndoshta vetem ata sipas atyre kane te drejte te jene te lire apo me keq kane frike se nese Shqiptari lirohet s’do arrijne qe te sundojne e ta mbyllin ne kafaz me. Une shpresoj qe te mos jete asnjera prej ketyre arsyeve dhe te jete veq nje dehje e lehte si e nje pijaneci plak qe kujton kohen kur ishte komisar dhe rrihte ushtaret, e tani se ben dot me dhe trishtohet sa here eshte i pire.
Se fundmi Shqipet dolen nga kafazi e ato do fluturojne te lira ne qiell te hapur, e askush nuk do i mbylle me ne kafaz e as ti rrethoje me tel me xhemba. PSja do ishte mire te gezohej e te mos qante nga inati, e PDja qe ka pushtetin te mos e zgjase festen me dite te tera se pastaj vonon ti dale pija, se persa i perket rruges se aspirates se kthimit ne identitetin tone te lashte Europian BACE NUK U KRY por BAC SA KA FILLU.