Mendime
Selim Hasanaj: Shqiptarët ushtarë të APJ-së në Zagreb...
E shtune, 20.11.2010, 08:58 PM
SHQIPTARET USHTAR TË APJ-SË NË ZAGREB, MALTRETIMET DHE PERSEKUTIMET KUNDER TYNE, VITI 1981 - 1982
Nga Selim Hasanaj
Unë nuk e dija se kunati im Skender Hoxha atë ditë ishte këthye nga vendlindja ku kishte qenë në pushimin e rregullt që merrnin ushtaret. Mesa mbaj mend ishte 21 ditë ky pushim. Skenderi kishte sjellë me vete dy pula të ferguara, nji fli, nji revistë që quhej "ZËRI I RINISË", revisten shkencore "FJALA" dhe të perditshmen "RILINDJA" disa sosh. Unë kisha me veti çiftelinë të cilen e pata marr kur erdha të sherbej në Bihaq. Ju kerkova falje per nji moment ushtarve shqiptarë dhe ju thash se masi asht e diele dhe ditë pushimi po shkoj e po marr çiftelin që të bajmë pak muzikë. Nazmi Shehu nga Prilepi i Deqanit u gëzue dhe tha se edhe ai ka nji violinë dhe kështu neve së bashku pasi i akorduem filluem të ekzekutojmë melodi të kangve të ndryshme tonat popullore e folklorike dhe pothuej të gjithë njizani filluem të kendojmë. Disa lexonin revistat dhe RILINDJEN që kishte sjell Skender Hoxha e neve banim muzikë dhe hanim mish pule e fli. Pranojë se nuk di ndonjiherë të më ketë ardhe ushqimi ma shishem. Kishte muej që ushqeheshim me ushqim ushtarak dhe ai tradicional erdhi në momentin e duhun.
Kur erdhi te neve ushtari i fotoklubit sikur i thoshin dhe që ishte nji sektor në dalje nga kaserma atje ku ishte ndertesa per paraburgim që ata i thoshin PRITVOR si dhe roja e kujdestaria kryesore e kasermes. Ai na propozojë të na banë disa fotografi dhe neve pranuem me kënaqësi sepse fotot që rregulloheshin në klub ishin shumë ma të lira se ato që mund ti banim në qytete te fotografet.
Në qastet kur neve u fotografuem unë ashtu pa ndonji qellim mora në dorë revisten rinore "ZËRI I RINISË" dhe u fotografuem. Na i bani disa fotografime dhe tha se deri të hanen, pra nji ditë pas do i kemi të gatshme.
Të hanen në mengjes unë duhej të shkoja në spitalin ushtarak SHALLATO kur u këtheva , cka të shof, asnji ushtar shqiptarë nuk shifej kund.Thue se i kishte perbi dheu. Meqense isha i porsaardhun në atë kasermë nuk më shkojë mendja se diçka mund të ketë ndodhë, por mendova se janë neper obligimet e veta dhe se do i takojë në mbramje. Posa shkova në dhomen e fjetjes te dera më priti kapiteni Lubiq Zheljko, unë sipas rregullit e pershendeta, por ai më piskati më urdhnojë të rri gatitu dhe shfryu duke bertitë e sha me zot e me bukë ( shamje këto tipike të serbve " jebemti hleba i boga tvoga")
Mu duk se mu këputen kambet, shiqova a asht dikush aty pran që ta kem si deshmitarë dhe më duket se më pat hi mendja ta sulmojë fizikisht, por ato momente ai ma hudhi nji truq fotografish në shtratin tim. Shiqojë këto, shpejt ma gjejë atë gazetë anmike që po e lexon, dje je ardhë në këtë çetë dhe menjiherë me gazeta nga anmiku i jonë Shqipnia e Enver Hoxhes..... ai fliste dhe bertiste, por mue nuk e di pse mu qit nji qeshje e madhe me za dhe nuk muj ndalesha. Ai kishte qenë frigacak dhe kur pau se unë po qeshem desh u çmend, "qeshu ti qeshu tash kur unë po qajë, por do vi koha kur unë do qeshi e ti do kalbesh burgjeve". Me ndihmen e Zotit u permbajta dhe pa u frigue fare ja dredha, mos bertitë, mos shaj dhe mos u perjarg, ajo që ti po kerkon ja tash ta jep unë dhe kënaqu, por mos u befaso se unë prap do qeshi me ty sa budalla qenke. Ja thash këto fjalë dhe tek atëherë pash se te dera qendronte ushtari kujdestar i çetes si dhe ushtari ndihmës që i thonim QATA e ky ishte Shvazhiq Zheljko. Nji kroat nga Zagrebi , nji djalë i shkolluem dhe shumë i mirë. Pra ky kryente detyrat e sekretarit të kapitenit në njifar mënyre nese e krahasojmë punen e ti me ato që i kryejn sekretaret në vende pune sot. Unë kur pash këta u trimnova edhe ma fort dhe hapa KASETEN nji komode e metalt në të cilen i kishim rrobat dhe plaqkat personale. E hapa por pash se dikush e kishte hap para meje. Dhe ate jo me dhunë. Kuptova se këta kanë çelsa rezerva të komodeve tona. Aty në krye të rrobave kisha ruejt rastësishtë revisten "ZERI I RINISË" Si duket kur ai kishte hap kishte hudh me vrull rrobat dhe ato kishin ra mbi revisten pa e pa ai. Unë u gëzova që e gjeta aty. E mora dhe ju drejtova; shiqo kapiten Lubiq, ti kerkon këtë, por kjo asht revistë e rinisë socialiste të Krahines Autonome Socialiste të Kosovës e jo gazeta "ZËRI I POPULLIT " që paske mendue ti. Ai ishte aq i poshter sa e kapi dhe fillojë të bertas, po kjo , kjo pra asht ajo që po kerkojë, ti ke ZERI I POPULLIT por tash mundohesh ta mshefish tue ma tregue këtë revistë që qenka e Kosoves. Gjithmonë në situata të vështira kamë nji dhunti nga Zoti dhe jamë shumë i permbajtun dhe i qetë, nuk e humba veten as tash.
Pas fjalve të ti u frigova pak dhe thash paskan ba plan dhe paskan kurdis diçka per me na marr në qafë, mue dhe shumicen e ushtarve shqiptarë. Mirpo sytë më shkuen te nji lule që ishte në faqen e parë, në kopertinat e revistes ZERI I RINISË. Shiqova edhe foton që kapiteni serb ma dha ta shof si prov deshmi se unë me shqiptaret e tjerë kemi lexue gazeten e anmikut të Jugosllavisë, gazeten ZERI I POPULLIT. Pash atë lule , ishte teper dalluese per me mujt kapiteni Lubiq me mohue fjalet e mia. U gëzova dhe ja dredha, shiqo o shoku kapiten, qetsohu dhe mos bertitë i thash. Ja a e shef, asht këtu në foto kjo revistë e jo kurfar gazete nga Shqipnia. U qetsue pak , mori revisten, shiqoi fotografitë dhe fillojë të merr frymë shpejt, gadi dneste. I vinte inati. Nuk pati çka banë por piskati "vafshi në dreq të mallkuem ju shqiptaret dhe revistat e gazetat tuaja" dhe iku jashtë. Unë u ula në krevat sado që kjo ishte e ndalueme. Qata Svazhiq mu afrue dhe më tha, duhet të bash diçka, të gjithë shqiptaret neper çetat e tyne janë të arrestuem dhe kanë prit vetem të vish ti dhe pastaj me e vazhdue proceduren kunder juve. Ti e demnatove dyshimin e tyne dhe shiqo po mujte ju ndihmo shokve tu. Shumë kohë ma vonë mesova se ky kroat ishte nga nji familje nacionaliste dhe nji anti jugosllav. Kishte simpati per shqiptaret. Pas fjalve të ti mue më ra në mend së pari kunati im Skenderi i cili nuk e dinte pothuej fare serbokroatishten, pastaj , mu kujtuen, Zefi, Enveri, Qamili, Rexhepi e disa të tjerë. Shkova te çeta e Skenderit, aty më thanë se ai asht i nxanun. Unë ngula kambë te kujdestari që ishte ushtar po sikur unë që ta thrret ose ta lajmron eprorin e ti se e kerkon nji ushtar nga çeta e bukpjeksve. Ato momente erdhi kapiteni Lubiq Zhelko dhe mue më piskati të iku në paviljonin tim. Hyni mbrenda te eprori i Skenderit dhe unë tash isha i sigurt se ai do lajmron se kanë keqkuptue dhe kanë alarmue e arrestue ushtaret pa pik faji.
U këtheva dhe mora çiftelinë e ika në fund të oborrit ku u ula dhe nisa ta ekzekutojë BARESHAT të Nexhmie Pagarushes. Pas pak më rrethuen të gjithë ata që i kishin arrestue per shkak të fotos ku unë rastësishtë kisha mbajt në dorë revisten ZERI I RINISË. Pasi u muerem vesh se janë lirue të gjithë neve filluem ta diskutojmë se si ka pas mundësi të jenë aq analfabet e ta marrin ZERI I RINISË per ZERI I POPULLIT. Tek pasi e shiquem revisten pam se unë ate e kisha pas lakue në mes pernga gjatsia dhe se në foto shifej vetem teksti ZERI dhe kjo lente të kuptohej se në anen e pasme do jetë I POPULLIT. Aty më shkojë mendja se neve të gjithë e posaqërisht ata djem të ri të nanave shqiptare ishin LULE TË BUKURA DHE TË PA ASNJI DJALLZI. Andaj lulja e fotos në revistë u ba egjull shpetimtarë per neve. Perndryshe do e psonim keq.
Vazhdon...
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
18.11.2010