Mendime
Kastriot Myftaraj: Qendra e Tiranës me tre xhami dhe një tyrbe!
E premte, 19.11.2010, 10:59 PM
Qendra e Tiranës me tre xhami dhe një tyrbe!
Nga Kastriot MYFTARAJ
Deklarimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama se do të ndërtohet një xhami e re në qendër të Tiranës, prapa Pallatit të Kulturës, është një nga thëniet që bart implikime më serioze afatgjata, që është bërë ndonjëherë nga ndonjë politikan në krejt historinë
e shtetit shqiptar. Qendra e një qyteti, aq më tepër e një kryeqyteti përcakton profilin e tij, gjë që e ka thënë vetë Edi Rama kur ishte Ministër i Kulturës në vitet 1998-2000, kur ai filloi projektin “Kthimi në identitet” për qendrën e Tiranës, çka u bë karta fituese e tij në zgjedhjet vendore të vitit 2000. Në qendër të Tiranës ka një xhami, ajo që quhet Xhamia e Ethem Beut, dhe që në fakt është i vetmi objekt religjioz i cili gjendet pikërisht në sheshin qendror të kryeqytetit. Asnjë nga dy komunitetet e tjera fetare të krishtera nuk ka një objekt kulti pikërisht në sheshin qendror të Tiranës.
Nëse do të ndërtohet edhe xhamia në lulishten prapa Pallatit të Kulturës, atëherë do të kemi dy objekte kulti islamike në qendër të Tiranës. Asnjë nga dy objektet e tjera religjioze, ato katolike dhe ortodokse që janë ndërtuar pas vitit 1990 pranë qendrës së Tiranës nuk është kaq afër qendrës sa xhamia e re pas Pallatit të Kulturës, nëse ajo ndërtohet vërtet. Katedralja katolike e Shën Palit, e ndërtuar para disa vitesh, gjendet në unazën e Tiranës, pas Hotel “Dajtit”, çka do të thotë se është shumë më larg qendrës së xhamia e re, nëse ajo ndërtohet. Edhe kisha e re ortodokse që është ndërtuar pas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendet më larg sheshit qendror se xhamia e re. Madje distanca e kishës së re ortodokse me sheshin qendror, rritet për shkak të realitetit urbanistik të zonës ku ajo është ndërtuar.
Shumë pranë sheshit qendror të Tiranës gjendet edhe një xhami e tretë, në fillim të Rrugës së Kavajës, ajo që njihet si Xhamia e Dine Hoxhës. Në Rrugën e Kavajës gjenden tre objekte religjioze, dy të krishtera dhe një muslimane. Dy kishat e krishtere në Rrugën e Kavajës, ajo katolike dhe ajo ortodokse, gjenden shumë më në thellësi të saj se xhamia. Madje, këto dy kisha gjenden më larg sheshit qendror, jo vetëm se tre xhamitë e përmendura, por edhe se një xhami e katërt, ajo e Tregut të Ri, pranë Sheshit “Avni Rustemi”. Kjo do të thotë se, nëse ndërtohet xhamia e re, atëherë ndër pesë objektet e kultit që do të jenë në qendër të Tiranës, ose më pranë saj, katër do të jenë xhami dhe një do të jetë kishë!
Madje gjërat janë edhe më keq, se me ndërtimin e xhamisë së re, ndër shtatë objektet religjioze që gjenden në qendër të Tiranës, ose më pranë saj, gjashtë janë islamike dhe një është e krishterë. Këtu fjalën e kam, së pari për tyrben e cila gjendet pak metra larg sheshit qendror të Tiranës, dhe për ruajtjen e së cilës u bë një shëmtim arkitektonik, duke u deformuar një ndërtesë e bukur, me një hark të panatyrshëm, që të ruhej ky varr osman, çfarë është turbja. Vetë harku është një monument në llojin e vet, se simbolizon deformimin që i ka bërë Islami historisë shqiptare. Objekti i gjashtë islamik është ndërtesa ku është selia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, e cila gjendet më afër qendrës se çdo objekt kulti katolik dhe se të gjithë objektet e kultit ortodoks, me përjashtim të njërit.
Nëse në qendër të Tiranës do të ketë tre xhami dhe një tyrbe, atëherë kjo do të thotë që qendrës së Tiranës t’ i jepet profil islamik. Edhe kështu si është sot qendra e Tiranës, me dy xhami dhe një tyrbe, ajo ka një profil disi islamik. Nëse ndërtohet edhe një xhami e madhe në qendër të Tiranës, atëherë qendra do të marrë përfundimisht një profil islamik, duke u bërë e ngjashme me një kryeqytet arab. Edhe në kryeqytetet arabe nuk ka më tepër se tre xhami në qendër. Madje në shumë kryeqytete të vendeve islamike nuk ka gjashtë objekte religjioze në qendër ose në afërsi të saj, sa c’ do të ketë në Tiranë.
Xhamitë e reja ndërtohen me më shumë se një minare (xhamia e re e Shkodrës ka dy minare), kështu që duhet pritur që xhamia e re e Tiranës të ndërtohet me katër minaret. Kështu që në qendër të Tiranës do të dominojnë minaret, duke pasur në qendër dhe përreth saj, shtatë minare. Dhe meqenëse në çdo minare vendosin nga katër megafonë të fuqishëm që thërresin ezanin në arabisht, atëherë do të kemi së paku 28 megafonë që thërresin ezanin në arabisht, në qendër të Tiranës dhe përreth saj. Kjo do të thotë që Tirana të bëhet Teheran dhe Mekë së bashku.
E përse duhen kaq shumë objekte kulti islamike në qendër të Tiranës, kur vetëm 5% e popullsisë së kryeqytetit janë muslimanë praktikantë. Se pjesa më e madhe e shqiptarëve, paraardhësit e të cilëve u detyruan me dhunë nga pushtuesit osmanë që të kthejnë fenë nga e krishterë në islame, sot nuk janë praktikues të fesë islame, por janë thjesht afetarë. Me çfarë do të mbushen gjithë këto xhami, apo me romët dhe magjypët e shkretë të cilët shkojnë e falen në xhami për të pasur emrin në listat e xhamisë kur ndahen ushqime, miell, vaj, sheqer, djathë etj. Madje shumë nga këta romë dhe magjypë, pasi janë konvertuar njëherë në të krishterë ortodoksë, kur kanë shkuar emigrantë në Greqi, tashmë shkojnë falen dhe në xhami për të siguruar benefice.
Ndërtimi i xhamisë së madhe në qendër të Tiranës është pjesë e agjendës për arabizimin e Shqipërisë, për t’ dhënë vendit tonë profil arab. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Edi Rama se me ndërtimin e xhamisë së re do të krijohet trekëndëshi i harmonisë fetare në Shqipëri, duke formuar një trekëndësh të tre objektet e kultit të tre feve të ndryshme, të cilat gjenden pranë qendrës, katedralja ortodokse, ajo katolike dhe xhamia e re. Por në qendër, madje pikërisht në sheshin qendror gjendet edhe Xhamia e Ethem Beut, çka do të thotë se trekëndëshi bëhet katërkëndësh. Dhe, derisa edhe xhamia tek Rruga e Kavajës është më afër qendrës së katedralja katolike, atëherë katërkëndëshi bëhet pesëkëndësh. Dhe, derisa xhamia tek Tregu i Ri gjendet më afër qendrës se katedralja katolike në unazë, atëherë pesëkëndëshi bëhet gjashtëkëndësh. Dhe, derisa në këtë rreze gjenden dhe dy objekte të tjera kulti islamike, tyrbja dhe selia e Komunitetit Musliman, atëherë gjashtëkëndëshi bëhet tetëkëndësh, duke u formuar kështu oktogrami, Ylli Kuranik tetëcepësh, i quajtur arabisht Rub el Hizb.
Ndërtimi i një xhamie të madhe në qendër të Tiranës, duke konsideruar pasojën që ajo ka mbi profilin e kryeqytetit, shkon përtej të drejtave që ka një kryetar bashkie. Ndërtimi i objekteve të kultit në qendër të kryeqytetit nuk mund të bëhet me stilin e faktit të kryer nga një kryetar bashkie, siç e bëri Edi Rama në prag të fushatës, duke lëshuar një deklarim të bujshëm. Kjo duhet të bëhet pas një studimi të thelluar të institucioneve qendrore, se ka një impakt të madh mbi profilin e kryeqytetit. Nëse gabimet që u bënë më parë duke u anëtarësuar Shqipëria në Konferencën Islamike janë gjithsesi të korrigjueshme, ndërtimi i një xhamie të madhe në qendër të kryeqytetit është një gabim që është shumë më e vështirë që të korrigjohet.
Një xhamie në qendër të Tiranës, nuk i mjafton vetëm fjala dhe leja e Edi Ramës për t’ u ndërtuar, por i duhet edhe ajo e historisë. Kush kërkon që të ndërtojë xhami në qendër të Tiranës kërkon që të çojë pas Rrotën e historisë. Rrota e Historisë shkon në drejtim të kundërt dhe ajo do të shtypë çdokënd që kërkon t’ i japë Tiranës dhe Shqipërisë profil arab. Deklarata për ndërtimin e xhamisë në qendër të Tiranës, duke konsideruar faktin se Edi Rama ka hyrë në politikë me mbështetjen e qartë të lobeve çifute, është tregues i aleancës së re të çuditshme zionisto-vehabite, e cila po bëhet gjithëherë e më e qartë. Izraeli dhe Zionismi ndërkombëtar kanë interes që Europa të bëhet një Mega-“Bosnjë-Herzegovinë”, ku të ketë një përqindje të madhe popullsie islame, në mënyrë që ajo të bëhet një shesh lojërash i Zionismit ndërkombëtar dhe protektorat i tij, duke qenë e detyruar që për sigurinë e saj të jetë në varësi të ekspedientëve shtetërorë tejatlantikas të Zionismit ndërkombëtar.
Ndërtimi i xhamisë së re në qendër të Tiranës duhet ndaluar me një aksion qytetar, ku duhet të angazhohen shqiptarët e përgjegjshëm aktivë. Duke filluar që nga banorët e zonës ku mendohet të ndërtohet xhamia, e cila është një zonë e dendur urbane. Nëse atje do të ketë katër minare me 16 megafonë që thërresin arabisht pesë herë ditën e natën, jeta do të bëhet e padurueshme për banorët e kësaj zone, dhe shtëpitë dhe dyqanet e tyre nuk do të jenë më të pëlqyeshme për t’ u marrë me qera. Edhe të krishterët e Tiranës dhe të krejt Shqipërisë duhet ta kundërshtojnë fuqimisht ndërtimin e xhamisë në qendër të Tiranës. Në këtë lëvizje qytetare duhet të bashkohen edhe pronarët e tokës në vendin ku mendohet të ndërtohet xhamia, dhe ku tashmë është miratuar ndërtimi i dy pallateve të larta.
Në fillim të viteve njëzet të shekullit të kaluar, kryeministri Ahmet Zogu, mori përsipër një kosto elektorale (atëherë në Shqipëri bëheshin zgjedhje politike pluraliste), duke shembur shumë prej xhamive të tepërta të Tiranës. Është një simptomë e degradimit të politikës shqiptare që rreth një shekull më parë, një kryetar bashkie del në prag të zgjedhjeve me deklaratën për ndërtimin e një xhamie, duke pasur si qëllim ndër të tjera që të fitojë votat e muslimanëve praktikues.
Tirana ka xhami me tepër se c’ duhet çka do të bëhet e qartë nëse shteti ushtron kontroll dhe ndalon skemat spekuluese të muslimanëve praktikues të rremë, të blerë me miell, vaj, sheqe, djathë, ndër shtresat e varfra rome dhe magjype. Prandaj, shteti shqiptar nuk duhet të mendojë për ndërtimin e xhamive në qendër, por për shembjen e ndonjërës prej tyre, në mënyrë që të sigurohet barazia mes feve në pozicionin e objekteve të kultit në raport me qendrën dhe që Tirana të mos ketë profil arabo-islamik në qendrën e saj.