E shtune, 03.05.2025, 08:12 AM (GMT+1)

Mendime

Intervista e Sllobodan Millosheviçit dhënë Rojterit, 1989

E premte, 19.11.2010, 08:31 PM


Arkivore

 

INTERVISTA E SLLOBODAN MILLOSHEVIQIT DHËNË ROJTERIT

(“Rilindja”, e mërkurë, 15.XI.1989)

 

Në bisedë me korrespondentin e përhershëm të agjencisë britanike Rojter nga Jugosllavia, kryetari i Kryesisë së SR të Serbisë Sllobodan Millosheviq iu përgjigj një numri pyetjesh për problemet dhe ngjarjet aktuale në Serbi dhe në Jugosllavi.

“Rilindja” e boton sot në faqen e katërt tekstin integral të intervistës marrë nga “Politika”.

 

“NUK DËSHIROJ TA ZËVENDËSOJ TITON”

 

PYETJE: Nga pjesa veriperëndimor e vendit gjithashtu akuzoheni se dëshironi të imponoheni si lider i ri i mabarë vendit dhe se pretendoni ta zëvedësoni Titon. A mund t’i komentoni këto akuza.

PËRGJIGJE: Nuk dëshiroj ta zëvendësioj Titon.

 

KOSOVA ËSHTË ZEMRA E SETRBISË

 

PYETJE: Në trazirat e fundit në Kosovë mori pjesë relativisht një numër i vogël shqiptarësh. A do të thotë kjo se shumica prej tyre janë liruar nga frika se me ndërrimet kushtetuese në Serbi do t’i humbasin disa të drejta të veta elementare?

PËRGJIGJE: Natyrisht, kjo dometënie është me vend. Ne edhe para miratimit të ndërrimeve kushtetuese, në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti haptazi dhe qartazi u kemi thënë shqiptarëve të Kosovës se me këto ndërrime në Kushtetutën e Serbisë ata nuk do të humbin asgjë nga barazia që kanë sot kundruall qytetarëve të tjerë të Serbisë. Dhe ja, shumë shpjet po e kanë rastin të binden edhe vetë për këtë. Prandaj, në trazirat që i përmendët po ka gjithënjë e më pak shqiptarë. Po mbetet një numër i vogël fanatikësh, të cilët akoma disi po ëndrrojnë për ndërrimin e kufijve, për atë që Kosova të ndahet nga Jugosllavia dhe t’i bashkohet Shqipërisë. Dëshira e tyre të marrin Kosovën kurrë nuk do të realizohet. Duke luftuar për një synim të tillë ata vetëm mund ta sjellin veten në epilog tragjik, gjë që edhe po ndodh. Sepse, Serbia kurrë nuk do të japë Kosovën dhe s’ka forcë që mund ta bëjë këtë, sepse Kosova është zemra e Serbisë.

 

VENDIMI I KONGRESIT AMERIKAN NË FRYMËN E DREJTËSISË

 

PYETJE: Si e komentoni lajmin se në Kongresin amerikan, më në fund, u refuzua propozimi i amendamentit për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe konstatimin se në Kosovë nuk janë rrezikuar të drejtat e njeriut?

PËRGJIGJE: Si një dëshmi e re se e vërteta ngadhnjen. Edhe këtë e kam pritur. Shokët e mi, po edhe disa aemrikanë të nohur me të cilët kam biseduar muajve të fundit këtë e dinë mirëfilli. Vendimi i Kongresit është në pajtim me frymën e lirisë dhe të drejtësisë, të cilën e synon kombi amerikan. Sjellja e padrejtë ndaj ngjarjeve në Kosovë dhe në Serbi nuk mund të jetë në interes të Ameriks çfarë e njoh unë. E vërteta ka mund të qëndrojë vetëm artificialisht e përkohësisht në saje të individëve, të cilët për këtë kanë arsyet e veta. Kështu edhe ndodhi.

Komenti i nevojshëm

 

Meqë në burg nuk lejohet ruajtja e gazetave, e mendova dhe e formova një lloj albumi, të cilin e pagëzava- “Albumi kulturo-zbavitës”, ku filluam tok me Shukri Pllanën të ngjitnim foto-tekste nga gazetat: “Enver Hoxha gre do konca” (nga sllovenishtja: Enver Hoxha shkon deri në fund; me rastin e prishjes me Kinën), Tito mik i qenve!, Intervista e Slloobodan Millosheviqit dhënë Rofterit, Nova danasova knjiga (Libri i ri i revistës “Danas-Sot”): 10 000 ditë robëri DEMAÇI- rrëfimet e më të njohurit të burgosur të Jugosllavisë, nga goja e rapsodit popullor: KËNGA PËR LUFTËN E KOSOVËS; HELMIMET JANË TË VËRTETA, Enciklopedia e vogël, “Rilindja” e premte, 6.VII.1990, “Dita e bashkimit të Serbisë” – 28 mars i vitit 1989: Në Qendrën “SAVA” në Beograd gëzim i përgjithdhëm për Kushtetutën serbe, ndërsa nëpër rrugët e Kosovës të rinjtë bijnë viktima. Udhëheqësit e lartë të Serbisë dhe të vendit e në mesin e tyre edhe Ante Markoviq në ritual thejnë pogaçen në të cilën në cirilicë shkruaan “Rroftë Serbia”.

GJUHA E KUMBUESHME

Poeti që shpreh nivelin më të lartë të gjuhës, shpreh njëkohësisht nivelin më të lartë të vetëdijes kombëtare. Pohoj se kjo vepër s’është më pak e dobishme se ekonomia ose ushtria kombëtare.

Ata që japin kontribut për gjuhën, ata japin kontribut për vetëdijen kombëtare. Nëqoftëse e bëni gjuhën poetike dhe të këndshme; nëqoftëse e bëni gjuhën të kumbueshme si zëri i gjyles së topit apo i kumbonës; nëqoftëse e bëni gjuhën të qartë, të mençur, elastike, kuptimisht të plotë, të logjikshme, të rrjedhshme,- ta dini se këto virtyte i keni inkuadruar edhe në vetë vetëdijen e popullit.

Poama, nëqoftëse gjuha juaj është e rëndë, kaotike, e paqartë, e patrajtë, e rreme,- atëherë të mallkuar qofshi, meqë kështu cenoni vetë qenien shpirtërore të popullit.[1], Hil Mosi: TRADHTORI, Enciklopedia e vogël, aforizma, fjalë të urta, Rifat Gjota, Sterio Soasse, Nëna Terezë:Ç’është abortusi? Ibrahim Kadriu: BOGDANI (1630-1689); “Rilindja-për fëmijë”: Stalini e Kardeli për Kosovën... dhe kundërshtarëve të mi të egër e budallenj, ju ka mjaftuar fotoja e Sllobodanit që ta fillonin fshtën se si Kadriu në albmin familjar e mban foton e Millosheviqit!!! (lexuesit e dinë mirëflli se në albumin familjar nuk mbahet as fotoja e Skënderbeut, apojo?)

Kurse Intervistën le ta shfrytëzojë e komentojë kush si të dojë, unë ia arrita qëllimit mirë të planifikuar: t’ua sjell në votër e në sofër!

 



[1] Karel Çapek-1890-1938

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx