E premte, 25.07.2025, 09:24 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Vëllezërit siamez!

E enjte, 18.11.2010, 10:59 PM


VËLLEZËRIT SIAMEZ!

 

Nga Albert Shabanaj

 

Çlirimi  11 vjeçar dhe robëria klanore...

Analizova këto vite në qetësinë që sillte jeta pa frymë e me përplot përplasje. Gjate këtyre viteve 10000 here u bombardova nga politikat e dhimbshme ne Kosove.

I zemëruar nga e kaluara ime për ATDHE,meçe nuk me mungonte as guximi të vdes, fillova të ndjeja keqardhje për veten time. Kërkova si satisfakcion pafajësinë dhe drejtësinë time, që të jetoj… Fillova të besoja edhe ne te pabesueshmen… Se  mos Vallë, kisha keqtrajtuar idealet e mia dhe tani me është shndërruar e tera në mallkim. Ne betonet e shpirtit time, ndodhi të ndjehem i lodhur nga të qenurit shqiptar. Shumë vite këtu ne mërgim, institucionet më kishin mohuar identitetin deri ne mos ekzistencë. Jetoj -nëse guxoj të jetoj si shqiptar. Jetoj aty ku përdoren  foljet e tilla,ne të kundërtën e shpjegimit që përmban fjalori për ne… Jeta ka humbur kuptimin bashkë me dinjitetin dhe  ritualet e veta. Ndonëse, të përjashtuar nga  jeta s’ka drejtësi që t’na  mbroje. Natyrisht se edhe ne duam dinjitetshëm të ekzistojmë, por nuk dimë  se si…! Pa frymë  i regjistroja kujtimet e mia, konstatova se, S’kisha asgjë për të dëftuar.  lista e shokëve dhe miqve te mi që do ftoja për ngushëllime ishte e gjate… Ndonëse  hezitova që s’kisha kë ta ftoja përpos familjarëve te mi. Kisha me pak  miq, shumë pak  shoke, me shumë probleme…

Ndonëse  nga dialektika e varfër,nuk dinim qe te ngushëllohemi. Kujtimet e   hidhura nga  te cilat ikte edhe vetë fjala e autorit,shumë ëndrra te bukura  ma këputën tojën… e mungesës se identiteti kombëtar e njerëzor, mungesës se atdheut time,në vendin e papranuar e te shëmtuar nga lufta ne njërën ane dhe përmbysja nga institucionet makabre vendore dhe ndërkombëtare nga ana tjetër. Vallë sa vështir e kam  përshkrimin e kësaj situate. Vallë edhe më  vështirë t’ia jap vlerësimin e duhur. Këtyre viteve te poshtërsive institucionale,varfërisë shoqërore kombëtare dhe mungesës së përgjegjësive kolektive…Vallë sa janë tronditëse, të papranueshme dhe dëshpëruese këto vite te pas luftës! Njeriu Shqiptar i kohës tone, vuan më shumë nga realiteti sesa nga ankthi i nesërmes. Vitet e shumta prej  refugjati,me përplot dhimbje  dërmuese,nga Lodhjet e përjetshme te shpirtit nga të kontribuarit KOT! Nga kjo jetë dëshpërimi  prej mërgimtari,si kontribuues te devotshëm për ATDHEUN. Si shpërblim ngelem paciente ende te pa shëruar  nga  nevoja që të kërkojmë në çdo dite arsyen e neperkembjes,arsyen e ekzistencës tone.

Jemi mbushur gjithë plagë, jemi ber për t’u qarë, pa asnjë perspektivë në dukje. Ëndrrat tona për një vendlindje te sigurte  i mbajtëm kot dhe  për së rëndi. Ka kohë që mërgata jone, sa i përket arsyes së jetuarit, është kthyer ne një ndjenjë paramortore… Ndonëse nuk ka asnjë tentim a përpjekje për ta rehabilituar dhe riparuar jetesën e njeriut shqiptar, të përjashtuar vite me radhe nga  jeta. Ne dhjet vjeteshin e fundit ka vetëm  përpjekje në vazhdimësi për ta diskredituar, mohuar dhe gjunjëzuar atë… Kosova është shndruar ne getostrasse nga bandat kriminale politike,ne njërën ane dhe nga ana tjetër, jemi shndërruar në pacientë eksperimental të realitetit. Në vend që ne të krijojmë  perspektiven tone,ndodhi e kundërta. Për ne po krijohet absurditeti dhe sarkazmat; për mos dijen dhe mos vullnetin tonë kolektive për ekzistence normale…

Varfëria  kolektive,e krijuar nga politika kriminale vendore dhe ndërkombëtare ne vendin  tonë,janë hapat e pare qe vdesin një shoqëri ngadalë por sigurt e te njollosur me përmendoren e shkruar mbi hiqet(…) Ndonëse  politika jone por edhe shoqëria jonë janë kundërshtuesit real të punës e veprave tona KOMBETARE HISTORIKE! Orvaten te paret e Kosovës,qe e kaluara jone e ndritshme te përdhunohet me  ultësira prostitutcionale…

 

PERDITSHMERIA QE VRET!

 

Nga këta  pakurrizor te KOMBIT, urgjentisht  detyrohemi të krijojmë  mekanizmat mbrojtës, që të mos përplasemi edhe më shumë, të mosfundosemi tërësisht, të shpëtojmë nga përditshmëria që vret. Sepse  Kosovës i erdhi vdekja! I erdhi vdekja nga te paret e saje. Ishin sekondat e pare në ditarin e RTK-se,kur mësuam se pas 100 viteve u gjeten vëllezërit e humbur  turko-arab Hashimi dhe Erdogani!...

 500 vjet shkatërrime,500 vjet përdhunime,500 vjet lëngime ne çdo cep te Shqipërisë,500 vjet çnjerëzime morale dhe kulturore,duke na fundosur dhe përçare deri këtu ku ndodhemi…Sa për kujtesë te z. Thaçi,para se te na sundonte vëllai i juaj  (Osmanet) ne ishim te barabarte me Francën,për nga territoret ashtu dhe për nga numri i banoreve. Ishim te barabarte me Perëndimin edhe për nga kultura,dokrrat nacionale,ngritja,civilizimi etj… Vërtetë i takonim Evropës,e jo si sot,qe i ngjajmë turko-arabeve… Kulturës se orientit-paperspektives nacionale. Mjeshtëri i errësirës ne Kosove,doli  publikisht në Prishtinë duke i parë tërë bota vëllezërit turq,duke u lutur ne Allah te araboturqise,e jo ne ZOTE TE SHQIPERISE. Pushtuesi shekullor,Shpallet hero i Kosovës, Shpallet qytetar nderi, dekorohet me tituj më të lartë te vendit tone etj…Dhe vizituan tyrben e Sulltan Muratit, tyrben e kryekriminelit te gjitha kohërave-sa mban mëndë POPULLI DHE HISTORIJA JONE SHQIPETARE !!! Sipas mendimit time,është e njëjtë sikurse te ndërtohet ndonjë tyrbe e Millosheviqit ne Kosove,dhe pasardhësit tanë ne krye me Kryeministrin e tyre,te përkulen dhe luten para asaj tyrbe kriminale!!! Poshtërsi e llojit vete... Duke u bazuar ne poshtërsitë e me larte cekura dhe poshtërsitë e shumta te ndodhura ne vendin tone,mendoj se sot është kohe delikate për shqiptarinë dhe shqiptaret ne trojet etnike dhe ne gjithë rruzullin tokësor. Vlerësoj se është me vend te evidentohen disa nga heshtjet kryesore qe duhen te jene ne vëmendje te gjithë shqiptareve,me qellim qe te vlerësohen,te diskutohen,te peshohen,te merret përgjegjësi e te nxirren mësime dhe detyra te natyrave emergjente.

Bazuar në këtë logjik, mendoj se çështje kombëtare duhet te shtrohet për vëmendje të gjithë shqiptarëve.

 Duam apo nuk duam, na intereson apo nuk na intereson,hapat aktual dhe të ardhmes për kombin shqiptar, do të jenë:

 Krijimi i Shqipërisë se natyrshme, qe duan apo nuk duan putinët dhe tadicet… Ndonëse  nga kështu politika,tanimë nuk e përjashtoje fatkeqësinë time dhe te secilit nga të tjerët… Kosova por edhe me gjer trojet tona shqiptare vazhdojnë te ngelen në vetmi e në izolim të plotë. Vazhdimësia e retorikave te politikanëve tanë, për gjoja një jete te dinjitetshme te popullit tone dhe slogane tjera deri ne shokante... Humbjet fatale te identitetit dhe dinjitetit tone,duhet t‘na bëje me gjykim me vete, duhet të na forcoi,duhet te na aftëson për aq e aq gjëra qe ne deshëm apo nuk deshëm ti kuptojmë, gjera ato,të cilat përballin dhe vazhdojnë te përballin popullin me terrorin special dhe ferrin gjeneral me kuptimin e plote te fjalës.

RROFTE SHQIPËRIA E SHQIPETARVE ! RROFTE SHQIPËRIA PA VËLLEZËRIT SIAMEZ HASHIMIN E ERDOGAN & CO.



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx