E shtune, 03.05.2025, 08:20 AM (GMT+1)

Mendime

Shoqëria Bashkimi Shqiptar: Mallkimi i shkronjave shqipe dhe shpërfolja e shqiptarit

E premte, 19.11.2010, 10:59 PM


"MALLKIMI I SHKRONJAVE SHQIPE DHE SHPËRFOLJA E SHQIPTARIT"

 

Njoftim opinionit publik

nga Shoqëria Bashkimi Shqiptar

 

"....I mallkuari dhe i shkishëruari Petro Luarasi , në bashkëpunim me propagandën protestante e masone, ka shkuar në fshatra të ndryshme të rrethit të Kolonjës, duke u premtuar emërimin e mësuesve shqiptarë për mësimin e shqipes, një gjuhë e cila nuk ekziston...Ata përhapin Dhiatën e Re, emisarë dhe libra të tjerë që janë kundër fesë sonë të shenjtë dhe që nëna e jonë, Kisha e madhe e Krishtit, ka kohë që i ka shkishëruar dhe djegur në turrën e druve... Shpallim se kushdo që ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokët e tij, ose pranon mësues shqiptarë, do të shkishërohet nga i madhi Zot, do të marrë mallkimin e etërve të kishës, do ta zerë lebra e Gehazit dhe trupi i tij do të mbetet i patretur dhe do të përdhoset pas vdekjes..."

 

Këto ishin fjalët e Fillaretit, dhespotë i Kosturit (Kisha greke ortodokse), më 20 shtator 1892, në mallkimin e tij  ndaj Rilindasit Petro Nini Luarasi dhe iniciativës së  tij  për të hapur shkolla shqipe dhe zëvendësuar gjuhën greke në liturgji me atë Shqipe.

Që nga nismët e para të Shoqërisë, Shoqëria Bashkimi Shqiptar dhe udhëheqës të saj kanë qenë vazhdimisht objekt i fyerjëve përmes propagandës së ndyrë në popull, denigrimëve të ndryshme në sallone e mbledhime, dhe mallkimëve të tilla.

Duhët besuar se bashkimi i kuadrove Shqiptare, i studentëve, punëtorëve përparimtar, të rinjëve e familjarëve me synim të vetëm që të hapët shkolla shqipe paraqet për dikënd problem?

Duhët besuar se institucionalizimi i mërgatës, faktorizimi dhe fuqizimi i elementit Shqiptar që mund të del nga një bashkim i tillë: dikujt po i pengon?

Duhët besuar se ndoshta ekziston ndonjë inat personal apo ndonjë urrejtje patologjike te disa të ligëve që çdo gjë që ngrit shoqëria për mirëqeniën e komunitetit duhët tentuar të shkatrrohet e menjëherë të propagandohët në çdo treg e në çdo kafene kundër,  edhe nëse duhët për këtë, të kundërshtohët e denohët e shenjta shkolla shqipe ?!

Ashtu ka tani dy vjet që grupe të caktuara keqbërësish flasin zi e më zi, mallkojnë si Fillareti ata që u bashkangjitën shoqërisë dhe pengojnë me presione të ndryshme ekonomike, shoqërore (etj) pjesëmarrjën e Shqiptarëve në aktivitetët e Shoqërisë Bashkimi Shqiptar.

Deri më sot Shoqëria dhe anëtarët të cilët janë sulmuar nuk janë përgjigjur dhe nuk do kishin për tu përgjigjur ndaj këtyre sjelljëve nga më të ulëtat që nuk i përkasin sjelljës së qytetëruar.

Nuk jemi përgjigjur sepse shumë më i rëndësishëm se çdo individ dhe fati i tij është fati i një komuniteti i cili ka nevoja të shumta, për plotësimin e të cilave, njerëzit që janë të angazhuar në Shoqërinë kanë kontribuar me vite që të plotësohën; pa llogaritur energjinë, kohën e lirë të sakrifikuar në shërbim të strukturave përparimtare, shtylla të të cilave ishin! Prandaj ne asnjëher nuk kemi luajtur dhe nuk do luajmë me fatin e komunitetit Shqiptar në Lion e aq më pak me atë të një mërgate disa milionëshe!

Është për tu çuditur dhe për të ardhur keq njëherazi, se sa energji, sa urrejtje është shpenzuar që tani dy vjet, shpesh në mënyrën më perfide, për të shuar rilindjën e komunitetit Shqiptar dhe organizimin e tij në Lion që synonte dhe tani realizon Shoqëria Bashkimi Shqiptar. Nuk do i kthehemi të arriturave të shumta dhe  punës që është kryer mbrenda tre muajve e cila është afër të shëndron në realitet  një decenie aspiratash të komunitetit, mbasi kjo është shpjeguar mjaft në komunikimine publike e transparente.

E diela e 14 Nëntorit paralajmërohej të ishte historike, mbasi Shoqëria kishte siguruar lokalët e shumë pritur që 8 vjet në Lion. Lokale për mbajtjën e aktivitetëve e veçanërisht të mësimit të gjuhës shqipe dhe ndihmës për arritjën shkollore në vendët mikpritëse. Shoqëria ka bashkuar dhe angazhuar për të arritur këtë synim më shumë se dhjet student nga të gjitha lamit (niveli 2 deri 5 vjet fakultet), të rritur në Lion dhe nga Atdheu, me të gjitha cilësitë për të dhënë mësim në çdo vend të botës.

Ky vrull solidariteti nga studentët tanë jo vetëm nuk u mbështet por u pengua maksimalisht nga disa qarqe të errëta duke përdorur  të gjitha mjetët e presionit  e të organizimit të aktivitetëve diverzante për tu penguar edhe Tribuna mbi hapjën e arsimit në gjuhën shqipe! Që mos të mbahët apo të demoralizohën edhe ata që gjetën guximin dhe burrërin e  nevojshme për të ardhë!

Por ja që edhe me gjithë pengesat e montuara mbledhja e së dielës (e cila u pengua me të gjitha mjetët) prapë kaloj mirë dhe 30 kryefamiljarët përparimtar që ishin në mbledhje kuptuan rëndësin e fillimit të shkollës shqipe, mbështetën plotësisht iniciativën dhe u shprehën shumë të gëzuar që tani një nisme e re, e fuqishme, fillon dhe komuniteti shqiptar gjallëron dhe përparon.

Sikur të mos kishin qenë këto elemente veprimi kundër shkollës shqipe edhe Shoqëria s’do të reagonte, sikur ka bërë deri tani, mbasi Shoqëria ka tjetër karakter, tjetër nivel dhe anëtarët e saj sigurisht nuk kanë arritur synimët dhjetvjeçare të komunitetit në Lion mbrenda disa muajve për të pasur tani kohë të mirren me njerëz koti.

Por ja që urrejtja e treguar ndaj Shoqërisë, e cila asnjëher s’ka penguar askënd dhe asnjë aktivitet dhe ka ftuar të gjitha subjektët dhe individët të marrin pjesë në aktivitete duke qenë e gatshme edhe ti jep fjalën çdo organizmi a figure, na detyron të reagojmë. Të reagojmë,  jo për Shoqërinë e cila mbahët nga anëtar dhe student të cilët sakrifikojnë edhe gjumin për të çuar procesët përpara, por për tentativat e ndyra për të pamundësuar me çdo kushtë mbajtjën e shkollës shqipe në Lion!

Që nga dita kur është mbajtur Kuvendi Nismëtar kundër Shoqërisë është bërë propagandë nga një grupë margjinalësh  se “është hapur një firmë për të fituar  para”! Gjë më se e çuditshme nga njerëz të cilët gjithmonë janë ndihmuar, disa edhe strehuar me muaj e me vite, me të pakursyer dhe falas nga shumë nga nismëtarët që iniciuan Shoqërinë!

Po i a lëmë opinionit dhe le ti pyet këta njerëz se sa kanë paguar ata anëtarët tanë apo familjët e tyre të cilët me muaj e me vite i kanë strehuar do herë ?

Prandaj sot, le ti ftojmë këta faqezinjë të fillojnë të mirrën me aktivitete tjera përveq aktivitetëve sabotuese ndaj përparimit të komunitetit e në veçanti kundër shkollës shqipe! Le të përjetojnë vetëm një muaj çfarë i kanë bërë të përjetojnë këta djem të rinjë, studenta të stërngarkuar me mundime në punë, me vuajtje të shumta edhe nga kushtët e studimëve, e pastaj të shohim vendosmërinë e tyre për ti kontribuar komunitetit e  le t’na tregojnë, pastaj, se sa “para” mund të fitoj njeriu nga veprat e vërteta bamirësie ! Dhe për çudi, edhe sot, kur vijnë njerëz që kanë nevoj për strehim apo për ndihmë drejtohën gjithmon në të njejtën adresë e asnjëher si kemi parë të hynë te “mbrojtësit e bamirësisë që flitën” !

Ashtu u turrën veprimtarët e bamirësit e kafeneve të dalin e akuzojnë njerëzit që pa para kanë punuar e ndihmuar komunitetin më shumë se ta dhe i gjithë farefisi i tyre, bashkë me gjithë strukturën e tyre dhe bashkë me gjithë urdhërdhënësit e tyre! Por që s’lanë pazarë, që s’lanë kafe pa llafosur, që s’mbet kush pa naj mësuar emrin e qendrimët! Me siguri do kërkojnë edhe të shpërblehën për shërbimin (marketingun) këta rrogtarë !

Tani ja që shkumohet e flitët në Lion, e servirët prapë e njejta propagandë demoralizuese në popull! “Jo s’kanë vullnet për me hapë shkollën shqipe këta student!” por “kanë me mbajt mësim për me ba lekë”!   Nëse paftyrësia do duhej të kishte një emër dhe një fytyrë atëher kjo do mbante emrin e atyre që përhapin të tilla propaganda! Sikur të donin këta student “me ba lekë” do të jepnin thjesht kurse private me firmat e shumta private që propozojnë kurse dhe paguhët 30,5 euro ora që një student që ka 3 vjet e më shumë fakulltet t’ju jep mësim një orë ndihme për detyra fëmijëve tuaj! Për një gjë mund të jeni të sigurt,  nuk ka punë që shpërblehët më shumë e kursesi nuk ka sektor në të cilin ka ofert për punë më shumë. Këta studenta për të cilët flitët janë magjistra, me leje pune, të cilët shkruajnë temën e magjistraturës frengjishtë dhe mund të gjejnë sigurisht nëse “kërkuan para” punë në çfarëdo vendi që njerëz të tillë që hapin gojën lart e poshtë s’mund as të ëndërrojnë.

Studentët Shqiptar, të solidarizuar me punëtorët dhe ndërmarrësit,

 Kanë dhën mbrenda disa muajve një punë të palodhur e pa pushuar mbasi janë magjistra dhe mirrën edhe me punët serioze të tyre. Le t’ju rikujtojmë se të gjitha këto që s’janë arrit për dhjet vjet e realizohën tani, as s’kanë pikur nga qielli e as s’janë paguar me para (mbasi sikur e di e tërë bota, Shoqëria ka për momentin pak më shumë se 1000 euro nga të hyrat e anëtarëve dhe ca dhjetëra euro shpenzime), por janë fruti i një paraqitje serioze, i një pune të palodhur dhe i një vullneti të qartë të cilin e kanë miratuar edhe institucione si Universiteti Profesional Ndërkombëtar i Lionit duke dhënë lokale falas që fëmijët shqiptare të mësojnë aty edhe pse asnjë nga studentët tanë nuk shkollohët aty! Pra le të dalin nga skutat këta që denigrojn ata që punojn e le ti shkruajnë në bardh e zi këto që flasin, e atëhere, do të ju japim përgjigjën që meritojnë shqetësimëve të tyre mbi hapjën e shkollës shqipe në Lion! Le ta dinë edhe të tjerët se ç’turpë po ndodhë këtu dhe të ndajn të vërtetat nga të pavërtetat e shumta që ipën në pazare e kafene!

Le të dalin sot publikisht e të thonë në media të njejtat gjëra nëse fytyra e tyre ua mban e ti bisedojmë saktësisht këto punë se kush, përçka dhe për çfarë interesi vetjak apo tjetër përçau dhe përçanë komunitetin shqiptar në Lion!

 Se kush, përçka dhe për çfarë interesi mundohët me çdo kushtë të mos hapët shkolla shqipe në Lion!

Se kush, përçka dhe për çfarë interesi mundohët që me çdo kushtë komuniteti shqiptar të mos organizohët e faktori shqiptar të mos forcohët!

Shoqëria rikujton se në komunikatat e fundit të drejtuara që të gjithëve personave morale dhe fizike pa përjashtim, i ka ftuar për bashkëpunim të gjitha vullnetët e mira. Politika e dorës së  zgjatur  ka qenë që nga themelimi i Shoqërisë parimi kryesor udhëheqës i politikave të saj mbasi kjo siç e shkruar në ekstraktin e më poshtëm do bëj që të forcohët faktori Shqiptar.

 

“Shoqëria do vazhdoj të jetë e hapur për çdo vullnet të mirë, për çdo dashamirës të komunitetit Shqiptar i cili dëshiron forcimin e faktorit Shqiptar, forcim i cili qon, domosdoshmërisht, në përforcimin e çdo individi Shqiptar. Koordinimi dhe shkëmbimi i aftësive individuale brenda një institucioni të bazuar mbi një “kontratë shoqërore” është sot më shumë se kurrë i nevojshëm për t’ju përgjigjur nevojave individuale të secilit, ndryshe e thënë “bashkimi shqiptar” bënë “fuqinë shqiptare”.”  (Nga komunikata Bashkimi shqiptar “bën fuqinë Shqiptare”)

 

Shoqëria u bënë thirrje vullnetëve të mira ti bashkangjitën aksionit të Shoqërisë që të ndërtojmë një vend të përbashkët për komunitetin duke e vënë theksin e veçantë edhe te personat e frikësuar që të ken guximin të vijn lirshëm e të sjellin fëmijët në shkollën shqipe. Në këto ndryshime të mëdha shoqërore, në këto vështirësi të mëdha ekonomike e shoqërore vetëm solidariteti dhe bashkëpunimi ndërshqiptar do të jetë shpëtim për secilin. Petro Nini kishte deklaruar se “Kush është frikacak kundrejt së drejtës, bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij" (P.N.Luarasi) prandaj ju ftojm të keni guximin ti kontriboni komunitetit tuaj dhe vetës suaj.

Kurse ata, po e përsërisimë edhe njëherë, që luftojnë shkollën shqipe dhe Shoqërinë në Lion le të marrin guximin e të tregohën burra. Ti shkruajn ato që kanë thënë dhe që kanë për ti thën kundër shkollës Shqipe.

Për të gjithë dashamirësit e përparimit dhe bashkimit të Shqiptarëve dera ku mund të trokitët është ajo e shoqërisë“Bashkimi Shqiptar”.

 

Shqiptar! Askush s’mund të na ndal kur jemi bashkë!

Ju drejtonë përshëndetjët më të larta Shqiptare

Shoqëria Bashkimi Shqiptar

 



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx