Kulturë
Sejdi Berisha: Rrugëtim rebel (Kushtuar poetit, Din Mehmeti)
E shtune, 13.11.2010, 07:58 PM
 Sejdi BERISHA:
Sejdi BERISHA:

RRUGËTIM REBEL
(Kushtuar poetit, Din Mehmeti)
Kur të kujtoj
Të hasi në të gjitha ato dyer
Që herë hapën e herë mbyllen 
Edhe fytyrën tënde e shoh
Si në dritare duke pritur
Duke kënduar
E duke qarë 
Për njeriun
Për dritën
Për fjalën e urtë
Në varg
Edhe mallkimin e ke bërë rrugëtim
Me gjuhën e fjalën e ëmbël
E mbëltove fidanin e dritës
Zërin e bëre jehonë
Për historinë
Edhe për rropatjet tona 
Kështu lumin e bëre për të rrjedhur  
E, gjirin e nuseve
Ilaç për ta rritur shëndosh rininë
Bacloku im
A nuk është ky 
Rrugëtim rebel
O, kasnec i tokës sime të përgjakur
Rrugëtim me dhembje e krenari
I këndove jetës e historisë plot thyerje
Zemrave të lënduara
Copë e grimë të bëra 
Por, gjithmonë shkëmb
O, bacloku im rebel
Vargu yt 
Është pergamenë për shkrimin dardan
Për Ilirinë
Pra, këndo edhe tutje 
Ashtu si di Ti
Se lisi nuk rrëzohet
Edhe kur e ka trupin 
Puthitur për tokë
Ai vetëm shpërthen sythë
Që vazhdojnë këngën në rrugëtim 
Se, jeta nuk ka të sosur 
Por, ndonjëherë
Nëse loti të mashtron
Aty pranë më ke
Me ëndrrat e mia 
Duke më ushqyer kënda jote
Duke më përcëlluar vargjet e tua
Edhe atëherë kur ti nuk e di 
Edhe atëherë kur ndoshta 
Në vend të shiut bie pluhur
Bacloku ynë
Ti e ke këngën kujdestare
Për pavdekësinë 
Dukagjini është obelisk 
I këngës sate  
E ti, Kullë në Dukagjin
Kështu është kur je poet
O, Din...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










