E merkure, 01.05.2024, 06:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me të renë dibrane Delvina Kërluku

E shtune, 13.11.2010, 08:52 PM


Bisedë me të renë dibrane Delvina Kërluku

 

MË LEJONI LIRINË E FJALËS SIME VETËN TA QUAJ PASHMANGSHMERI NDAJ POEIZSË

 

Nga Sokol DEMAKU

 

 Arti është përceptimi i dickaje përmes shqisave emocioneve ose intelektit.

Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”...

Mësonjtorja shqipe në Dibër ka qenë një vit pas shkollës së parë shqipe në Korcë. Dhe pikë dija e atëhershme ka buruar e vazhdon deri më sot në këtë vend. Andaj unë krenohem me gjithcka që më ka edukuar shkolla e dibranëve, m'i hapi dyert. E cau erësirën e femrës për shkollë. Më dha krahë që të veproj e lirë në mendime.

Më pëlqen të rri në kufijtë e mentalitetit shqiptar. Jeta e një ballkanasi me një evropian dallon, aq më shumë me atë amerikan. Ballkanasit kanë liri të kufizuar, janë të mbjatur në kthetra.

Po të mundja do të forcoja:- fjalë- dhënien, besën, burrërinë, atdhedashurinë.Mëshirën ndaj njëri – tjetrit.

Lumturinë e gjej në shëndet, në arritje – sukses, në dashuri,ndërsa mundimin tek e kundërta.

 

Kush është Delvina Kërluku

Delvina Besnik Kërluku, lindur më 21.02.1985 në Dibër të Maqedonisë. D.Kërluku është poete në këto anë dhe njihet qysh nga shkrimet, posacërisht poezitë e saj të para që i botoi në revistën shkollore "Dija", Dibër. Gjatë ciklit shkollor, morri disa cmime në kuadër të aktiviteteve brënda dhe jashtë shkolle. Gjatë studimeve në UEJL , Tetovë s'rresht s'ë shkruari edhe në gazetën studentore “Euroidea”. E në këtë periudhë botohet një cikël poetik në revistën „Stili 97”, Shkup, nga lidhja e shkrimtarëve shqiptar në Maqedoni. Në vitin 2004, botohet libri me titull „Muza” nga shtëpia botuse „Albas”. Merr mirnjohje për librin e saj nga libraria “Max van der Stoel”, Tetovë. Është anëtare e Art - Klub-it. Klub i shkrimtarëve, poetëve, nga Dibra. Poezitë e D.Kërlukut zgjrohen në revista të tjera si: „Tribuna letrare” - Dibër. Cikël poetik tek forumet e letërsisë shqipe. Cikël poetik në Librin “ Takime nën Rrap” , Shkup. Dhe kohët e fundit Poezitë e saj i shikojmë në revistën “Dituria” – Borås, Suedi.

Është pjesë e manifestimeve kulturore letrare, si: - Mbrëmje kulturore - poetike në Dibër, pjesë e së cilës janë shkrimtarë nga të gjithë trojet shqiptare. Mbrëmje poetike në Strugë. Tash më e rregullt në mbrëmjet poetike në Shkup - „Takime nën Rrap“

Vazhdon të shkruaj poezi, dhe libri më i ri “Altar”, është libri dytë i autores,që është në botim.

I pëlqen sporti dhe ka marrë pjesë në vitin 2004 në Gara “Cross spring” në kuadër të UEJL -së, në Tetovë - çmimi i parë.

Gjithashtu i pëlqen edhe shkenca, në qershor të vitit 2007 ka marrë pjesë në Konferencën Internacionale me temë: “New Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, në Bullgari.

Delvina shpesh thotë: Të jesh pjesë e artit është më e bukra, sepse “Arti është konkurencë e natyrës”...

 

2) Shkollën fillore dhe të mesme i keni krye në vendlindje cka mund të na thoni për këtë kohë?

Dibra, ka qenë dhe është kërthiza e shqiptarëve, aty ku buroi dija, atdhedashuria. Vendi që u linda dhe më rriti me historinë e saj të pasur, trimërrinë e Skënderbeut, dijen e mësuesve, e shumë patriotëve dhe atdhedashësve duke mos përjashtuar dhe babain tim.

Mësonjtorja shqipe në Dibër ka qenë një vit pas shkollës së parë shqipe në Korcë. Dhe pikë dija e atëhershme ka buruar e vazhdon deri më sot në këtë vend. Andaj unë krenohem me gjithcka që më ka edukuar shkolla e dibranëve, m'i hapi dyert. E cau erësirën e femrës për shkollë. Më dha krahë që të veproj e lirë në mendime. Më dha arsim, që e mposhti cdo barierë e vazhdoj të krenohem me dijen që më dhanë mësuesit sic ishin edhe prindërit e mi.

Më rikthyet nostalgji për ato vite! Nuk do të thoja që isha e para e klasës, por përpiqesha të mësoj, dhe të lartësoj emrin e prindërve. Cdo vlesim që më është bërë nga mësuesit e kam marrë me djersën time. Isha pjesë e aktiviteteve shkollore, gjë që më mundësuan të plotësoj pasionin tim për recitim dhe shkrim. Ndjej krenari për të gjithë mësuesit që u sakrifikuan për të na dhënë dije, dritë dhe të ardhme.

 

3)Keni ndjek studimet në Fakultetin Pedagogjik “Sv. Kliment Ohridski” në Shkup në vitin 2001, në paralelen e mësuesve klasor, cka ju shtyri të studjoni në këtë lami dhe pse nuk keni berë asnjë ditë pune në këtë fushë?

U rrita në frymën e arsimit – mësimdhënies. Babain e kisha profesor te gjuhës, ndërsa nënën e kam mësonjëse. Netët në familjen time dallonin nga familjet tjera. Orët e mbrëmjeve buciste kënga, recitoheshin vjersha. Natë tipike e një klase mësimi. Ndoshta kjo më nxiti...Akoma nuk është shuar dashuria ndaj arsimit, mësimdhënies. Dhe këtë e realizoj në mënyrë vullnetare në vendin tim dhe më gjërë, duke prezantuar punimet e mia shkencore...

 

4)Cka ju shtyri të studjoni në UEJL në drejtimin Administratë Biznesi, ku edhe diplomoheni - Ekonomiste e diplomuar?

Gjithcka, përvec pasionit tim. Univerziteti ku kam studiuar unë kishte si në pamje ashtu edhe kualitetin e profesoreve profesional të përfaqësuar nga Tirana, Prishtina, Maqedonia, si dhe nga jashtë vendit Anglia, Franca, Hollanda, Italia, etj. Ku bashkëpunonte me Indiana University. Bashkëpuntor në themelimin e Univerzitetit të Evropës Jug – Lindore ishte Max van der Stoel, ku dhe është emëruar libraria në emër të tij.

Cilësia e këtij Univerziteti ishte shtytja, ndërsa profesioni i ekonomisë, për t'u aftësuar në të ardhmen, për një jetë më të mirë, më të bollshme, se sa ajo e prindërve tanë që na rritën me sakrificë, e ashtuquajtur me rrogë mësuesi!

 

5) Nuk shkëputeni nga studimet, në vitin 2006 regjistroheni për studime pasdiplomike, grupi “Menaxhment” në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike, pranë Univerzitetit “Kiril dhe Metodi”, në Shkup, cka ju shtyri në këtë?

 Duke dashur që një ditë të jem mësonjëse i thirra mendjes dhe vazhdova, dhe i tërë mundi doli me sukses. Instituti në kuadër të Univerzitetit shtetëror „Kiril dhe Metodi“ e përbërë nga profesor me përvojë të gjatë në shkencë dhe arsim..,më formoi profesionalisht në drejtimin Menaxhment.

Profesioni me pasionin,  artin, të shkuarit poezi arrij ti kordinoj sepse i dua të dyja.

Arti është përceptimi i dickaje përmes shqisave emocioneve ose intelektit. Arti ka game të larmishme të veprimtarive njerëzore -(krijimet), por e vecanta pikon atje tek ata që e shprehin duke përfshirë, poezi, prozë, roman, muzikë, literaturë, film, fotografi, skulpturë, piktura...
Arti i referohet zotërimit, si dhe aftësisë..
Ndërsa shkenca "Menaxhmenti" si shkencë të pajis me principe, ndërsa kur e vë si Art ai të ndihmon në kapje të situatës.

 

6) Si magjistre, si e ndien veten Delvina?

Jam e emëruar magistër që në Shkurt të këtij viti. Është krenari. Por e ndjej veten si gjithë të tjerët, ajo që më dallon është se kam përgjegjësi më të madhe. Sepse suksesi të jep përgjegjësi.

 

7)Çfarë janë kushtet për të studjuar, jetuar e punuar këtu, mund të na jepni një pasqyrë lidhur me këtë?

Mjafton të kesh vullnet për të studjuar.Arsimi është arma më e fortë, andaj njeriu duhet të sakrifikoj, për ta pasur këtë armë.Të ushqesh, të financosh një student është sikur të ndërtosh një 'xhami'. Mendoj që prindërit edhe me pak kushte, sakrifikojnë cdo gjë për t'a shkolluar fëmijën. Shkollat në ditët e sotme janë me kushte të larta, e gjithë kjo nga konkurenca e madhe e shkollave. Ajo që dallon në Maqedoni tek studentët është sasia më e madhe se cilësia.

Me keq ardhje mund të them që fitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart e tua dhe t'u drejtohesh të tjerëve?!

Jeta është e bukur kur zgjidhen problemet, këtu jetesa ka shumë probleme, nëse zgjedh një, vjen tjetra, s'rresht së pushuari problemi...Do të doja t'a ringjall thënien „Bashkimi bën fuqi“, në zgjedhjen e problemeve që kanë shqiptarët këtu në mes veti dhe me palën tjetër.

 

8)Ju merreni me shkrime,  merreni me poezi apo me prozë?

Më lejoni lirinë e fjalës sime që veten ta quaj pashmangshmëri ndaj poezisë. Do të pyetni pse?

Njëra është se njerzit e mëdhenj janë ato që kanë lënë vepra, veprat më të mëdha janë ato që i sjellin dobi të mëdha shoqërisë njerzore. Andaj ne njerzit e penës duhet të jemi të fisnikëruar që lëmë vepra aq më shumë në këtë kohë nevoitet fjala shqipe, për të bërë ende të ditur se ka qenë, është, dhe do të jetë fjala shqipe në këto troje.

Dhe e dyta pashmangshmëri ndaj poezisë është se kur im atë, shkruante poezi, prozë, etj..,unë përpiqesha me muzën time të ndërtoja një poezi, tregim ap dic tjetër që s'diheshte ku është fillimi e fundi. Ai si edukator në cdo sferë më dha skicë, dhe shumë cka. Ky edukator i mirë dhe me veprën e tij si edukues ma ushqeu moralin brënda natyrës sime. Ndërsa dhuntia që ma fali Zoti ,është poezia.

 

9)Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në te?

 

Libri im “MUZA” E titulluar kështu, sepse vetë fajla “muzë” domethënë burimi i frymëzimit poetik, frymëzimi për të krijuar. Fjala ime e shprehur në poezi, e vlersuar nga Ali Aliu më shtyu të botoj këtë libër. Libër që shpreh dashurinë ndaj librit, njeriut, nënës, tokës amë -atdheut, vendlindjes, lirisë. Në poezitë e mia ka mall, klithmë...,mburje, krenari..,etj...

Libri im i dytë që është në botim me titull “ALTAR” ka domethënien 'simbol i sakrificës dhe i flijimit' të dickaje..,Unë e shpreh kështu: - Si një qënie me shpirt të ndjeshëm ku jam mbuluar tërësisht sa nga e bukura -kënaqësitë aq edhe nga dhimbjet e jetës së vërtetë. Andaj figura e gjithë kësaj është simboli i sakrificës dhe i flijimit që bën njeriu në jetë, e ashtuquajtur Altar. E ballafaquar siç jam shpesh, me një letër të bardhë dhe e nxitur ta mbishkruaj atë me fjalë duke kërcyer nga mendja në faqe apo në veprim. Unë e lodh shpirtin!

Ndërsa recensuesi i librit “Altar” Halit Basha shprehet kështu: -

Dorëshkrimin tënd e lexova disa herë me vëmendje të duhur dhe erdha në përfundim se kemi të bëjmë me poezi që dëshmojnë se ke prirje të veçantë për t'i shprehur meditimet e tua për jetën dhe dashurinë, për gëzimin dhimbjen, për të gjithë atë që të mundon, tundon, ngazëllen e dëshpëron, dhe këtë e bën me një leksik të pasur e të zgjedhur dhe me simbole e metafora që i spikasin vlerat e mirëfillta artistike. Unë të përgëzoj për përkushtimin e frytin e tij në këto vargje, dhe mendoj se ky tekst i ka arritur kriteret e duhura e të nevojshme për të dalë në dritë si një botim - një libër, që do të merrej me kënaqësi ndër duar e të lexohej me ëndje nga dashamirësi i pasionuar i poezisë.

Vargu është i shkurtër, lakonik, i ngjeshur, i mbështjellur me forcën e ndjenjës së ngrohtë e të fuqishme, të dlirë e të sinqertë, që do të thotë se është prodhim dhe rrjedhë e shpirtit, i ëndrrës, e aty - këtu i bukurisë dhe dashurisë së prekur. Është varg i ndjenjës së shpirtit rinor të padjallëzuar dhe i jetës e sfidave që atë shpirt të pastër e rrethojnë, e megjithatë i shtruar në letër me një gjeturi e mjeshtri poetike, me ritëm, rymë e muzikalitet të mishëruar brenda tyre, që e bën vargun të këndshëm e ndjellës për lexim, e bën artistik, por edhe meditim të përmbajtshëm e domethënës - mbase edhe me porosi të rëndësishme, e kjo, ndërkaq, është rrjedhë e frymëzimit më të fortë dhe shprehjes së tij të qëlluar dhe në kërshëri të duhur.

Pra, kemi të bëjmë me poezi që mirfillti ia vlejnë, si vlerë, të dalin në dritë në një përmbledhje që do ta nxisë kënaqësinë e atyre që do tu bjerë në dorë e do ta lexojnë. E ti, gjithsesi do të stimulojë të krijosh edhe në të ardhmen. Dhe unë këtë ta dëshiroj, sepse poezia është fisnikëri e shpirtit e shprehur përmes fjalës së bukur artistike. është pasqyra e personalitetit të autorit të vargjeve dhe e vrulleve të ngacmimit artistik që i bën vargu.

 

10)Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Delvina, cilat janë planet e juaja?

 

Bota ime do të vazhdojë të prodhojë fjalë që do të mbesin ndër breza sepse idetë nuk e përfillin palëvizshmërinë.

Gjuha është shpirt i kombit.

Dhe kur shkruajmë ne ruajmë gjuhën tonë, atëherë ne kemi gjithçka.

 

11)Cfar është ajo që e mundon më së shumti në jetë një vajzë të re si Delvina në këto troje?

 

Është i njejti mundim, që e kanë pasur të parët tanë. B.K.SH! Këto ditë kam shkruar një poezi, që do t'ua dhuroj disa vargje:

...atdheu...

    ……

më dha ujë – lot

më dha ajër – jetë

që t'a dua përjetë.

 

12)Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore?

 

Mundësitë për të dhënë atë që kemi janë shumë të dobta. E quaj veten të vetë punsuar sepse zhivlloj aktivitete në mënyrë vullnetare, duke prezantuar, ligjëruar tema të profesionit. Rasti i fundit ishte tema „Suksesi në biznes“. E cila përfshin teori dhe praktikë që d.m.th bëj hulumtim në treg dhe nxjerr rezultate dhe ato i shfaq në publik.

 

13)Sa ka arritur Delvina të përshtatet në kohën dhe jetën e sotme?

 

Më pëlqen të rri në kufijtë e mentalitetit shqiptar. Jeta e një ballkanasi me një evropian dallon, aq më shumë me atë amerikan. Ballkanasit kanë liri të kufizuar, janë të mbjatur në kthetra.Mbisundohen dhe udhëhiqen nga të tjerët. Shqiptarët, pjesë të ballkanit kanë këtë cilësi, ajo që e dallon nga të tjerët është hierarkia ku mbisundon më i madhi në moshë. Dhe kjo më ka brengosur dhe tentoj t'a luftoj. Sepse liria e mendimit e të vepruarit është e drejta e cdo kujt. Ndërsa barazia është e vulosur, në mendim. Evropa mbështjellet me rregullat e saj, ka të drejta dhe liri të pa kufizuara, që fundin cdoher e ka tragjik. Këtë e vërejmë edhe në shumicat e librave të shkrimtarëve Evropian.

Ndërsa Amerika që mbetet shembull posacërisht i dibranëve të emigruar. Jeta e tyre kufizohet me principe, por të ardhmen dhe fundin e kanë të bukur, sic shprehet edhe në romanet,filmat e Amerikanëve.

Kultura dhe traditat tona që e bëjnë jetën sa të ngjeshur aq edhe të bukur, na bën të dallohemi nga kombësit tjera. Jeta jonë është më e bukur, sepse mbi të gjitha i kushtojmë vëmendje dhe jemi për njëri – tjetrin. Kjo na bën më të fuqishëm.

 

14) Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

 

 Po të mundja do të forcoja:- fjalë- dhënien, besën, burrërinë, atdhedashurinë. Mëshirën ndaj njëri – tjetrit. Kam bindjen se dikur njerzit i kanë pasur këto veti, që sot jan zbehur dhe janë zhbërë!

Dhe poashtu partitë do t'i ktheja në Pari. Sepse Paria ka qenë shtresa më e pasur dhe më e lartë.Por, Paria ka qenë e investuar nga vetë shteti dhe nuk ka pasur nevojë që të koruptohet.Ndërsa sot „nuk e kuptoj“ pse shteti nuk investon aq shumë në këto shtresa – parti. Që shquhen si luftues për të mbrojtur interesat e shtresës shoqërore!?

 

15) Një e re kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Delvina?

 

 Informata të bën më të vetëdijshëm dhe në trend me kohën. Por, shumicën e informatave e marr nga librat, më duket më përfituese, e jo nga interneti, mediat, por nuk e përjashtoj edhe këtë. Kontaktoj me njerëzit për t'a dhënë dijen time. Dhe për të përfituar nga ato, në cështjen profesionale. Poezia më takon me njerëzit kur ajo më ik nga duart, kur publikohet.

 

16)Jeni anëtare e “Art” klub-it, në Dibër dhe pjesëmarrse e disa manifestime kulturore letrare në trojet shqiptare këtu në Maqedoni, cfarë do të thotë kjo për ju?

 

Kjo më mundëson që të dalin në pah veprat – poezitë e mia. Gjithashtu më plotëson pasionin tim -recitimin.

 

17)Delvinës i pëlqen edhe shkenca, ishit edhe pjesëmarrëse e konferencës internacionale në Bullgari me temën: -“Neë Approach of Management in Organizational Conflict Situations”, për cka u bë fjalë këtu?

 

Në institutin “ISPPI” ku studioja unë magistraturën na u dha mundësia që të konkurojmë me temat tona në vetë institutin, dhe kush fiton do të përfaqësoj institutin në konferencë në Bullgari. Dhe kjo mundësi m'u dha mua. Që për mua kishte domethënien përgjegjësi dhe sukses. Tema ishte e drejtimit ekonomi, gjegjësisht problemet në organizatë dhe qasjet e reja të menaxhimit për zgjedhjen e situatave kritike dhe organizimin e situatave më të përshtatshme...

Një përvojë që vlen për të ardhmen...

 

18)Ju ju pelqen edhe sporti, në 2004 keni marrë pjese në garat “Cross spring” në Tetovë ,cfare ishte rezultati juaj?

 

Sporti e freskon njeriun, posacërisht atë që rri me kokë në libër. Te jesh pjesë e një gare duheshte të ushtrohesh. Dhe pas nje stërvitje të vazhdueshme, i'a rrita vendin e parë në atë garë.Ku mora medalje dhe një kupë, këto pjesë e krenarisë në dhomën time.

 

19)Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Delvina?

 

Letërsi.

 

20)E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botoet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?

 

Më gëzon fakti që shqiptarët në Suedi, kanë vend ku flasin shqip dhe lexojnë shqip.

Revista Dituria është shumë e pasur në programin e saj, e vecanta është se cfarë do dorë (moshë) që t'a merr ka cka të lexojë dhe të gjen prehje në të. Unë e lexoj me vëmëndje dhe e ndjej në vete se ata që punojnë për këtë revistë do t'ju dedikoja mirnjohje.

Tani që jam pjesë e kësaj reviste, me poezitë e mia, ndjej krenari që më rizgjuan, më rilindën si poete. Misioni i revistës „Dituria“duke paraqitur krijmtarinë, vlerat, arritjet edhe të brezave të rinj, duhet falemnderuar dhe vlersuar.

Vetia e shquar që ndodhet te njerëzit që meritojnë me të vërtetë të numërohen për të mëdhenj, është mos harrimi i mirësisë që u është bërë nga ndokush.'

 

21)Planet tuaja për të ardhmen, cka Delvina mendon dhe ka në fokus?

 

E kam realizuar misioni e shkollimit dhe kjo më bën të ndjehem e plotësuar. Patjetër, që njeriu sa rron, përpiqet të mëson...

Të flasësh për të ardhmen, në një kohë ku gjërat varen nga të tjerët është e kotë, bosh.

Ndërsa fuqia ime për të ardhmen është të punoj edhe në vuajtje. Të përpiqem të kthej dhimbjen në veprim. Dhimbja që ndjejmë në këtë vend ndoshta s'do kalojë, por puna do t'na ndihmojë ta durojmë. Vuajtja s'ka fuqi të vrasë një njeri -trup të lodhur.

 

22)Cka ju bën të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

 

Po t'i ktheni njeriut atë që e ka humbur do të ishte njeriu më i lumtur në botë. Kemi humbur atdheun, njeriun...

Lumturinë e gjej në shëndet, në arritje – sukses, në dashuri...Ndërsa mundimin e kundërta.

 

23)Si e kalon kohën e lirë Delvina?

 

Njeri i zakonshëm, me familjen e gjërë, shoqërinë ose në ndonjë aktivitet, ecje, lexim, film...

 

24)Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

 

Nuk ndroj vend me vendlindjen! Vetëm nëse ajo më lëshon nga duart...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora